Milionerėt e tenderėve publikė
Publikuar: Sot, mė 04 janar 2011
Prishtinė, 4 janar - Kompanive private tė vendit iu transferuan qindra miliona euro nga arka e shtetit gjatė vitit 2010 nėpėrmjet tenderėve publikė nė kryerjen e punėve dhe tė shėrbimeve ndaj autoriteteve kontraktuese, pėrkatėsisht ministrive, komunave dhe agjencive tė tjera buxhetore, shkruan sot Koha Ditore. Korporata Energjetike e Kosovės dhe Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit janė kontraktuesit mė tė mėdhenj tė milionave. Ato ndiqen nga agjencitė e tjera buxhetore.
Kompanitė e huaja, kryesisht ato serbe, fituan dhjetėra miliona euro pėr import tė energjisė gjatė vitit 2010. Vlera fillestare e kontratės tė cilėn KEK-u ua dha kompanive serbe Geni, Rudnap dhe EFT ishte rreth 20 milionė euro. Nė fund tė vitit 2010, KEK-u ka ripėrtėritur edhe njė herė kontratėn me po kėto tri kompani pėr import tė energjisė, ndėrsa vlera fillestare e kontratės ėshtė 10 milionė euro.
Kompania vendėse Eco Trade, nė konsorcium me kompani tė huaja, fitoi kontrata nė vlerė prej rreth 12 milionė eurosh nga Korporata Energjetike e Kosovės mė 2010.
Nė shkurt tė vitit 2010, kompania Eco Trade nė bashkėpunim me njė kompani polake fitoi kontratėn pėr riparimin e linjės sė parė tė shiritave transportues tė qymyrit nė vlerė prej 5 milionė e 406 mijė eurosh. Gjithashtu, vlera e njė tenderi tjetėr tė dhėnė nga KEK-u pėr kėtė kompani ishte 4 milionė e 930 mijė. Punėt qė duhej tė kryheshin ishte ndėrrimi i stabilimenteve 400-kilovoltėshe. Edhe kompania AC-DC fitoi miliona euro nga KEK-u pėr shėrbimet dhe furnizimet e kryera mė 2010. Vetėm gjatė vitit qė po e lėmė pas, kjo kompani ka fituar kontrata nė vlerė prej rreth 7 milionė eurosh. Tenderėt e fituar nga kjo kompani kanė qenė tė lidhur kryesisht me furnizim tė pjesėve rezervė pėr pajisje tė ndryshme elektro-energjetike.
KEK-u ka dhėnė edhe dhjetėra miliona euro pėr kompanitė e tjera private, tė cilat i kanė kryer favore kėsaj korporate. Kompania ABB Power System Substations nė bashkėpunim me kompaninė Monten e kanė furnizuar KEK-un me njė trafo tė tensionit tė lartė nė vlerė prej 6 milionė e 954 mijė eurosh. Kompania franceze Alstom gjatė vitit qė e lamė pas ka fituar mbi 5 milionė euro nga tenderėt e KEK-ut. Fillimisht kjo kompani kishte fituar kontratėn nė vlerė prej 4 milionė e 311 mijė eurosh pėr riparimin e gjeneratorit nė Kosovėn B dhe tenderin nė vlerė prej 660 mijė eurosh pėr mirėmbajtjen e sistemit tė funksionimit tė kėtij termocentrali.
Kompania Monting & Montcommerce nga KEK-u ka fituar rreth 4 milionė e 350 mijė pėr zgjerimin dhe pėrforcimin e rrjetit elektrik. Gjithashtu, mbi 1 milion e 320 mijė euro kanė fituar edhe kompanitė Ganz-Meter Company dhe Elko Produkction pėr furnizim me njehsorė tė rinj tė rrymės. Kompania E-Project gjatė vitit 2010 ka fituar 1 milionė e 50 mijė euro nga KEK-u pėr furnizim me njė transformator prej 40 megavat. Pėr furnizimin dhe montimin e njė gjeneratori tė kazanit nė Kosova A, KEK-u e ka paguar kompaninė Flamtron me 1 milion e 700 mijė euro. Miliona euro nga KEK-u fituan edhe kompanitė qė e furnizuan kėtė korporatė me kemikale, pajisje tė tjera elektrike dhe shėrbime tė teknologjisė informative.
Rrugėt milionėshe
Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit ėshtė autoriteti i dytė kontraktues i vendit qė shpėrndan miliona euro nė konto tė kompanive punėkryerėse. Kryesisht janė kompanitė e njėjta qė mė 2010 fituan tenderė nga kjo ministri, derisa vlera e tyre u afrohet qindra miliona eurove, pa pėrfshirė shpenzimet nė autostradėn Ibrahim Rugova. Ndėr kompanitė mė tė fuqishme pėr nga milionat e fituara nga tenderėt e kėsaj ministrie prijnė Drini Company, KAG Asphalt, Damastion Project, si dhe dhjetėra kompani tė cilat fituan tenderė mė tė vogėl se 1 milion euro.
Kompania KAG Asphalt ka fituar kontrata nė vlerė totale prej 4 milionė e gjysmė nga punėt qė ka bėrė mė 2010. Komuna e Prizrenit i ka dhėnė kėsaj kompanie private mbi 537 mijė euro pėr ndėrtimin e njė rruge lokale qė ēon pėr nė fshatin Hoēė. Ndėrsa pėr zgjerimin dhe ndėrtimin e rrugėve ndihmėse nė rrugėn qė lidh Fushė-Kosovėn me Aeroportin, kompania KAG Asphalt ka fituar kontratėn nė vlerė prej 1 milion e 450 mijė eurosh. Kjo kompani ka fituar edhe gati 1 milion euro nga Komuna e Prishtinės, si dhe njė tender tjetėr nė vlerė prej 1 milion e 367 mijė eurosh.
Drini Company ka fituar 3 milionė e 700 mijė euro nga tenderėt publikė tė Ministrisė sė Transportit dhe autoriteteve tė tjera kontraktuese. Pėr rikonstruktimin e rrugės Ratkoc-Bratotin dhe Vrrajakė, kjo kompani ka fituar mbi 725 mijė euro. Ndėrsa nga Komuna e Prizrenit kjo kompani ka marrė kontratė nė vlerė prej rreth 2 milionėsh pėr ndėrtimin e njė shkolle tė mesme nė kėtė qytet. Gjithashtu, Drini ka fituar edhe rreth 1 milion e 260 mijė euro nė tenderė tė tjetėr nga Komuna e Suharekės.
Me vetėm njė tender tė fituar gjatė tėrė vitit 2010, kompania Damastion Project ka lidhur kontratė me Ministrinė e Transportit nė vlerė prej 4 milionė e 652 mijė eurosh, pėr ndėrtimin e njė rruge lokale qė lidh Podujevėn me fshatin Herticė. Rregullimi i tėrėsishėm i njė rruge tė vogėl nė Pejė ka kushtuar rreth 1 milion e 780 mijė euro, ndėrsa fitues i tenderit ėshtė shpallur kompania RSM.
Kompania Reneluar Tahiri nga Zhuri i Prizrenit ka fituar njė tender nė vlerė prej 1 milion e 400 mijė eurosh pėr ndėrtimin e njė pjese tė rrugės Tahir Sinani nė Prizren. Ndėrsa kompania e cila viteve tė kaluara ka fituar miliona euro nga rrugėt e asfaltuara, ajo Bejta Comerce, mė 2010 ka fituar vetėm njė tender nė vlerė prej 1 milion e 259 mijė eurosh.
VAZHDON