Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-01-11, 14:20   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Vrasjet e fshehta dhe vrasjet publike

Raport i ri i KiE: Nė Kosovė, vriten dėshmitarėt


05-01-2011 14:23 CET
Njė mal me tė zeza do tė fliten pėr Kosovėn nė sesionin dimėror tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Nuk do tė jetė vetėm raporti i Dick Marty qė do tė kėrkojė miratimin e Asamblesė. Anėtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto, ka pėrgatitur njė raport pėr mbrojtjen e dėshmitarėve qė kanė tė bėjnė me krimet e luftės. Raporti ka tė bėjė me tė gjithė hapėsirėn e Ballkanit. Por, pjesa mė negative nė tė i pėrket Kosovės.
Nė raportin qė Indeksonline e ka parė, mes tjerash, thuhet se nė Kosovė vriten dėshmitarėt qė guxojnė tė japin dėshmitė e tyre pėr rastet e krimeve tė luftės, dhe se duhet urgjentisht tė strehohen jashtė Kosovės.
“Nuk ka Ligj pėr Mbrojtjen e Dėshmitarėve nė Kosovė. Ka njė tentim pėr ta bėrė njė tė tillė. Nė rastet mė serioze, dėshmitarėt dėshmojnė nė mėnyrė anonime. Por, raportuesit iu bė e qartė se kėto masa janė tė padobishme pėrderisa dėshmitarėt fizikisht vazhdojnė tė mbesin nė Kosovė, ku secili e njeh secilin. Shumica e dėshmitarėve identifikohen nga mbrojtja kur japin dėshmitė e tyre, pėrkundėr masave anonime”, thuhet nė raport.
Mė tej, nė raportin e ri tė KiE-sė pėr Kosovėn, thuhet se “Dėshmitarėt shihen si tradhtarė nga komunitetit kur japin dėshmitė e tyre, qė i dekurajon dėshmitarėt tė dalin pėrpara me dėshmitė e tyre. Pėr mė tepėr, shumė njerėz nuk besojnė se kanė obligim moral dhe legal pėr tė dėshmuar nė ēėshtje kriminale”.
“Pėr mė tepėr, kur njė dėshmitar vendosė tė flasė, ka gjasa reale pėr hakmarrje. Ata mund tė humbasin vendin e tyre tė punės, ose nė rastin mė tė keq, edhe tė vriten. Kėtė mė sė miri e dėshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UĒK-sė. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagės pėr krime tė kryera gjatė luftės nė Kosovė, por mė vonė u shpallė i pafajshėm. Gjatė gjykimit tė tij, Tribunali nėnvizoi vėshtirėsitė qė kishte pėr tė siguruar prova nga 100 dėshmitarė tė Prokurorisė. 34 prej tyre u janė dhėnė masa mbrojtėse dhe 18 morėn thirrje. Disa dėshmitarė qė duhej tė dėshmonin nė gjykim, u vranė. Kėtu pėrfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, qė ishin nėn program mbrojtjeje nga ana e Hagės.
“Njė dėshmitar i Prokurorisė u vra dhe njė dėshmitar anonim u lėndua seriozisht nė njė shitore nė Xėrxė, mė 10 tetor 2005, pasi qė u pajtuan se do tė dėshmonin pėr njė rast tė krimeve tė luftės. Emri i plotė dhe detajet e dėshmitarit anonim u dhanė nė njė gazetė lokale. Si rezultat i kėsaj, nė gjykimin e dhjetorit 2005, dėshmitari qė mbijetoi nuk ishte nė gjendje tė dėshmojė nė mėnyrė anonime”.
Mė tutje, raporti thotė se shtetet e BE-sė duhet tė jenė nė gjendje qė t’u japin strehim nė territorin e tyre dėshmitarėve, sepse ėshtė e pamundshme pėr ta qė tė mbesin brenda Kosovės. Aty i bėhet thirrje edhe EULEX-it qė tė bėjė mė shumė nė kėtė drejtim.
Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmėrinė e autoriteteve lokale pėr t’u marrė me rastet e krimeve tė luftės.
“Siē pranohet edhe nga zyrtarėt kosovarė, pa bashkėsinė ndėrkombėtare Kosova nuk do tė mund tė ofronte asnjė lloj mbrojtjeje pėr dėshmitarėt e rrezikuar (Policia e Kosovės nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Pėr mė tepėr, autoritetet e pranojnė hapur se nė disa raste tė ndjeshme tė krimeve tė luftės, ėshtė e pamundshme qė tė gjenden gjykatės, prokurorė dhe avokatė nga Kosova qė duan tė merren me ēėshtje tė tilla”, pėrfundon raporti.
  Pėrgjigju Me Kuotė