Thomas Countryman
SHBA: EULEX tė hetojė pohimet e Martyt
Nga Ikspreksi

mė 13 janar 2011 nė ora 21:40
Zėvendėsndihmėsi amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, deklaroi sonte se SHBA-ja pret qė EULEX-it tė nisė njė hetim serioz lidhur me pohimet e raportuesit tė Parlamentit Evropian, Dick Marty, me bashkėpunim tė plotė tė Prishtinės, Tiranės dhe Beogradit.
Raportin e kemi kuptuar shumė seriozisht dhe ai paraqet sfidė tė madhe pėr stabilitetin e tėrė rajonit. Presim qė tė gjitha palėt tė tregojnė se dėshirojnė sundimin e ligjit, e jo qasje politike, tha Countryman pėr mediat serbe.
Ai lavdėroi Serbinė dhe Kroacinė pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit dhe tha se nė Kosovė nuk janė tė zhvilluara nė masė tė mjaftueshme kapacitetet pėr zhvillimin e njė lufte tė tilla.
Sipas mendimit tė kėtij zyrtari amerikan, raporti i Martyt nuk duhet tė ndikojė nė fillimin e dialogut ndėrmjet Beogradit e Prishtinės.
Qėndrimi i presidentit serb Tadiq ėshtė real, kur thotė qė nėse Thaēi nuk ėshtė akuzuar, derisa tė mos ketė dėshmi tė forta, ai do tė jetė partner i duhur i Serbisė nė ato negociata, vlerėsoi Countryman.
Po ashtu, ai theksoi se nuk ėshtė ēėshtje se a do tė fitojė veriu i Kosovės status special, por tė krijohet status i tillė qė do tė garantonte tė drejtat e njeriut dhe ato politike tė ēdo nacionaliteti.