Titulli: Lajme Aktuale....
EKONOMI AKTUALE
Punimet nė autostradė vazhdojnė pa mbikqyrje
Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit ende nuk e ka nėnshkruar kontratėn me kompaninė italiane qė ka fituar tenderin pėr mbikėqyrjen e punimeve tė autostradės Morinė – Merdar. ... Postuar: 01:32:04 / 16.01.2011
Zyrtarėt e kėsaj Ministrie thonė se janė duke hulumtuar rreth vėrtetėsisė sė dokumentacionit. Ndėrkaq* ekspertėt e ekonomisė kritikojnė institucionet pėr zvarritjen e procesit.
Ndėrtimi i autostradės Morinė-Merdar ėshtė duke vazhduar pa mbikėqyrje ndėrkombėtare. Ndonėse Ministria e Transportit tashmė ka pėrzgjedhur konsorciumin italian “Merilino Progetti & Politecnica”* qė do ta mbikėqyrė atė* ende nuk ėshtė nėnshkruar kontrata pėrkatėse.
Endrit Shala* shef i kabinetit tė Ministrit Limaj thotė se kontrata nuk ėshtė nėnshkruar pėr shkak tė dyshimeve tė Departamentit tė Prokurimit mbi vėrtetėsinė e dokumenteve tė prezantuara.
“Institucionet e Kosovės janė duke u marrė me vėrtetėsinė e atyre dokumenteve. Atėherė kur tė vėrtetohen ato* do tė merren hapat e mėtutjeshėm. Por* kjo nuk ka ndikuar nė asnjė moment* nuk e ka ndėrprerė ose neglizhuar punėn qė ėshtė duke u bėrė nė autostradėn Morinė Merdar”* thotė Shala.
Ministria e Transportit ka kėrkuar mendimin e Organit Shqyrtues tė Prokurimit rreth procedimit tė mėtejshėm tė kėtij rasti. Ndėrkaq* OSHP-ja* nė fillim tė kėsaj jave* i ka rekomanduar Ministrisė qė brenda 15 ditėsh tė vėrtetojė dokumentacionin dhe tė veprojė konform gjetjeve qė do tė rezultojnė* thotė Shala.
Nga ana tjetėr* ekspertėt e ekonomisė thonė se pėr njė projekt kaq tė madh dhe tė kushtueshėm nevojitet njė mbikėqyrje e rreptė. Drejtori ekzekutiv i Riinvestit* Lumir Abdixhiku* pohon se duhet tė shihen interesat nacionale tė Kosovės* nėse projekti realizohet si duhet dhe sipas afateve* si dhe a ėshtė nė pėrputhje me standardet e pritura nga Qeveria.
“Ėshtė njė kosto e madhe pėr buxhetin e Kosovės* prandaj edhe kualiteti duhet tė jetė i lartė. Ky kualitet i lartė mund tė sigurohet vetėm pėrmes njė vėzhgimi rigoroz nga kompania pėrkatėse”* thotė Abdixhiku.
Abdixhiku kritikon institucionet qė po e zvarrisin procesin e nėnshkrimit tė kontratės me kompaninė qė do tė mbikėqyrė punimet e autostradės.
“Pėrzgjedhja e kompanisė* sipas procedurave* ėshtė dashur tė kryhet deri tani. Nėse ėshtė bėrė njė pėrzgjedhje* nėse ėshtė ndarė njė kompani* atėherė ėshtė dashur tė nėnshkruhet edhe kontrata”* shtoi Abdixhiku.
Konsorciumi italian “Merilino Progetti & Politecnica”* ėshtė pėrzgjedhur nė muajin gusht tė vitit tė kaluar* nga tri kompani qė kishin konkurruar nė kėtė tender* kurse oferta e saj ėshtė rreth 6*8 milionė euro.
Ndėrkohė* sipas zyrtarėve tė MTPT-sė* punimet nė autostradėn Vėrmicė-Merdar janė duke u zhvilluar sipas dinamikės sė paraparė me marrėveshjen ndėrmjet Qeverisė dhe konsorciumit Bektel-Enka* kurse mbikėqyrjen e punimeve e bėjnė inxhinierėt dhe ekspertėt e drejtorisė sė rrugėve.
(Drita Loshi)
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 19-01-11 nė 10:55
|