Veriu i rrezikshėm e i paintegruar
Parlamenti Evropian kėrkoi shpėrbėrjen e strukturave paralele* nė kohėn kur EULEX-i rriti masat e sigurisė* duke iu dhėnė udhėzime shtesė pjesėtarėve tė saj nė veriun e Kosovės. Veriu mbetet i paintegruar* ndėrsa sė fundi janė sulmuar fizikisht disa pjesėtarė ndėrkombėtarė tė EULEX-it. Koordinatori i ekipit pėr veriun* Ylber Hysa* kritikon misionet ndėrkombėtare se kanė koklavitur vetė integrimin e veriut.
Thirrja e Parlamentit Evropian pėr shpėrbėrjen e strukturave paralele nė veriun e Kosovės* vjen nė kohėn kur misionit evropian pėr sundimin e ligjit iu sulmuan fizikisht disa pjesėtarė tė tij nė veri.
Kjo edhe ka bėrė qė EULEX-i ti rrisė masat e sigurisė nė planin* qė disa e kanė quajtur shpallja e veriut si zonė e rrezikshme. Zėdhėnėsi i EULEX-it* Blerim Krasniqi* i quan masat si raport rutinor.
Tė gjitha misionet ndėrkombėtare kanė rregullat e sigurisė* qė rishikohen vazhdimisht* varėsisht nga situata e sigurisė* si dhe ndryshimet pėr sigurinė u raportohen anėtarėve tė misionit. Nė kėtė rast* ky ėshtė vetėm edhe njė raport pėr stafin e EULEX-it. Ajo qė i ėshtė thėnė stafit* ėshtė se i janė rikujtuar rregullat e sigurisė* tė cilave duhet tiu pėrmbahen* si dhe i janė kujtuar incidentet e fundit qė kanė ndodhur nė veri tė Kosovės* thotė Krasniqi.
Serbėt kundėrshtojnė masat* duke thėnė se ato krijojnė njė pasqyrė negative pėr veriun e Mitrovicės. Sekretari shtetėror i Ministrisė pėr Kosovėn* Oliver Ivanoviq* e quan tė nxituar vendimin e EULEX-it.
Jam i brengosur pėr vendimin e EULEX-it* sepse i jepet njė pasqyrė negative veriut. Mendoj se EULEX-i nė vend tė kėsaj* ėshtė dashur tė marrė masa ndaj personave qė kanė cenuar sigurinė e pjesėtarėve tė EULEX-it. EULEX-i dhe sundimi i ligjit nė veri u duhet mė sė tepėrmi serbėve* shprehet Ivanoviq.
Por* janė strukturat paralele serbe ato* qė* sipas shumė vlerėsimeve* e mbajnė tė tensionuar pjesėn veriore tė Kosovės tė banuar me shumicė serbe.
Prishtina nuk ka arritur tė shtrijė kontrollin atje* ndryshe nga misionet ndėrkombėtare qė tė paktėn kanė njė prani edhe nė veri. Por* as UNMIK-u* as ICO-ja* qė vitin e kaluar pėrpiloi njė plan pėr integrimin e veriut* e as EULEX-i* nuk kanė arritur ti shpėrbėjnė strukturat paralele tė financuara nga Beogradi.
Koordinatori i Qeverisė pėr integrimin e Mitrovicės* Ylber Hysa* thotė pėr Radion Evropa e Lirė* se problemi qė daton nga viti 1999* i ka rrėnjėt te paqartėsitė juridike tė vetė misioneve ndėrkombėtare.
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e vjetėr* qė zgjat nga viti 1999* dhe siē po e shihni* ėshtė aktuale edhe pas vitit 2008* pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėr kėtė*
pengesė sė pari ka qenė 12 44-shi* mė vonė ėshtė statusi neutral* tė cilin e ka EULEX-i dhe 6-pikėshi.
Kėto janė tė gjitha dokumentet ndėrkombėtare* tė cilat praninė ndėrkombėtare nė veri* lėre qė e kanė koklavitur*por shpeshherė kjo paqartėsi ka bėrė qė ata tė mos i lejojnė tė bashkėpunojnė mes vete* qė shpesh interesat e ndryshme nacionale ti konfrontojnė me interesat super-nacionale. Nė kėtė aspekt* nuk ėshtė njė punė e lehtė pėr ti bashkėrenditur tė gjitha kėto limitime pėr tė arritur njė qėllim dhe objektiv siē ėshtė integrimi* deklaron Hysa.
Misioni evropian pėr sundimin e ligjit e sheh si hap para shtimin e patrullimeve tė policisė nė veri* ndėrkohė qė gjykatat nė atė pjesė ende nuk funksionojnė plotėsisht. Ndėrsa* thotė se nuk i njeh strukturat paralele* misioni evropian nuk pėrjashton mundėsinė se mund tė ketė takime me pjesėtarė tė kėtyre strukturave.
EULEX-i ka thėnė shumė herė se takohet me liderėt e komuniteteve* por nėse ata rastisin tė jenė anėtarė tė tė ashtuquajturave struktura paralele* nuk do tė thotė se EULEX-i i njeh strukturat paralele* thekson Krasniqi.
Tensionet nė veriun e Kosovės kanė qenė pothuaj gjatė gjithė kohės tė pranishme* por nė muajt e fundit* ato janė pėrcjellė edhe me vrasje* plagosje* shpėrthime dhe incidente tjera* qė cak kishin pjesėtarėt e komunitetit joserb* apo serbėt qė punojnė nė institucione tė Kosovės* por edhe praninė ndėrkombėtare.
Radio Evropa e Lirė
Ngoni tash qysh e pranojn edhe
planin me 6 pika 
Ani niher thejshin pėr neve ka dek plani me 6 pika.