Titulli: Lajme Aktuale....
Presidenti Barak Obama shpalos synimet e tij pėr vendin
Presidenti amerikan Barak Obama shfrytėzoi fjalimin e tij tė dytė mbi gjendjen e vendit pėr tė shpalosur synimet e tij pėr Shtetet e Bashkuara dhe pėr tė bėrė thirrje pėr investime nė novacione* hulumtime* zhvillim dhe infrastrukturė.
Nė fjalimin e pėrvitshėm qė mbajti tė martėn nė sallėn e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve nė ndėrtesėn e Kongresit amerikan* Presidenti Obama foli pėr gjendjen e ekonomisė dhe tha se Shtetet e Bashkuara janė nė rrugė tė duhur pėr pėrparim. Por ai shtoi se vendi duhet tė angazhohet mė shumė pėr tė ruajtur rolin udhėheqės dhe pėr ti bėrė ballė konkurrencės botėrore nė tė ardhmen.
Na duhet ta bėjmė Amerikėn vendin mė tė mirė nė botė pėr biznes. Duhet tė marrim pėrgjegjėsi pėr deficitin dhe pėr tė reformuar qeverinė. Kėshtu populli ynė do tė pėrparojė. Kėshtu do ta fitojmė tė ardhmen.
Zoti Obama tha se nuk dihet nėse industritė dhe vendet e reja tė punės do tė zėnė fill nė Amerikė ose nė ndonjė vend tjetėr.
Ai pėrmendi Kinėn dhe Indinė si vende qė kanė investuar nė arsim* hulumtime dhe teknologji tė reja pėr tu bėrė mė konkurrente nė botė. Mirėpo* ai tha se konkurrenca pėr vende pune nuk duhet ti shkurajojė amerikanėt* por ti sfidojė ata.
Ai tha se investimet nė hulumtime dhe nė arsim mund ti sjellin pėrfitime tė shumta Shteteve tė Bashkuara. Presidenti rikujtoi sesi sovietikėt ua kaluan amerikanėve mė 1957 me dėrgimin nė hapėsirė tė satelitit Sputnik* por se investimet amerikane mė vonė e bėnė tė mundshme qė Shtetet e Bashkuara tė fitonin garėn pėr tė arritur nė hėnė. Ai tha se ato investime sollėn njė valė risish qė krijuan industri tė reja dhe miliona vende pune. Ai tha se brezi i sotshėm ndodhet nė njė ēast vendimtar si nė kohėn e Sputnikut.
Sa i pėrket reformės nė shėndetėsi tė cilėn republikanėt thonė se duan ta shfuqizojnė ose ta zėvendėsojnė ai tha se ėshtė i hapur ndaj ideve pėr pėrmirėsimin e ligjit* por se nuk ėshtė i gatshėm tė mėnjanojė aspektet qė thotė se e kanė pėrmirėsuar mbulimin me sigurim shėndetėsor.
Duke folur pėr marrėdhėniet me jashtė* zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanė pėrmbushur detyrimin e tyre ndaj Irakut* ndėrsa luftės atje po i vjen fundi* dhuna ėshtė pakėsuar dhe ėshtė formuar njė qeveri e re. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janė duke e vazhduar luftėn kundėr Al-Kaidės. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara e kanė bėrė tė qartė se nuk do tė zbrapsen dhe se do tė mposhtin grupin terrorist.
Ndėrkohė* nė pėrgjigjen e republikanėve ndaj fjalimit tė presidentit* pėrfaqėsuesi nga Uiskonsin* Pol Rajėn* akuzoi administratėn pėr shpenzime tė tepėrta dhe tha se vendi duhet tė gjejė njė rrugė tė re e jo tė varet nga burokracia pėr tė mbėshtetur novacionet* pėrballimin e konkurrencės dhe pėrcaktimin e zgjedhjeve tė konsumatorėve.
Si rrjedhojė e njė incidenti me armė zjarri nė fillim tė muajit me ērast u plagos pėrfaqėsuesja nga Arizona* Gabrielle Giffords* disa demokratė dhe republikanė u ulėn sė bashku gjatė fjalimit.
|