Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-11, 09:17   #1074
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

BE-ja trash izolimin e Kosovės

Publikuar: Sot* mė 07 shkurt 2011





Bruksel 6 shkurt – Bashkimi Evropian nė vend qė ta ndihmojė Kosovėn tė dalė nga izolimi* ka thelluar kėto javė edhe mė shumė izolimin e Kosovės* duke mos ia vazhduar asaj masat asimetrike tė tregtisė sė lirė me BE-nė* shkruan sot “Koha Ditore”. Ky fakt ka kaluar pothuajse i pavėrejtur edhe pėr shkak se Kosova nuk ka ndonjė prodhimtari vendore apo eksport tė dukshėm. Duke pasur parasysh se Kosova ėshtė nė tė njėjtėn kohė i vetmi vend qė nuk ka ndonjė marrėveshje tregtare me BE-nė* e tė gjitha shtetet e tjera tė rajonit mundėsinė e eksportit tė shumicės sė mallrave pa dogana nė tregun e BE-sė e kanė tė rregulluar me Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit* apo me marrėveshjet kalimtare SAA* Kosova kėshtu mbetet i vetmi shtet i rajonit qė nuk i gėzon nė kėtė moment kėto preferenca nga BE-ja. Nė tė njėjtėn kohė* pėr shkak tė bllokadės nga Serbia dhe Bosnjė-Hercegovina* mallrat e Kosovės nuk arrijnė tė plasohen as nė hapėsirėn e CEFTA-s* pjesė e sė cilės do tė duhej tė ishte edhe Kosova* madje e ka edhe kryesimin e saj.
Nė BE thonė se ky “fakt i pakėndshėm“ ka ardhur pėr shkak tė “ndryshimit tė komitologjisė“ nė vendimmarrje* prandaj vendimi pėr tė vazhduar masat e liberalizimit tregtar pėr Kosovėn nuk ėshtė miratuar me kohė* ndėrsa afati i caktuar me vendimin e mėhershėm tė BE-sė ka skaduar.
“Shpresojmė se sė shpejti do ta tejkalojmė kėtė gjendje tė pafat* ndoshta edhe tė turpshme* dhe ka mundėsi qė kur tė vazhdohen kėto masa tė liberalizimit tregtar me Kosovėn tė vlejnė nė mėnyrė retroaktive* pra ata qė kanė paguar doganė t’u kthehen“* i ka thėnė “Kohės Ditore” njė diplomat i njė vendi tė BE-sė.
Por jo tė gjithė nė BE pajtohen se ky izolim* qoftė edhe i pėrkohshėm* tregtar i Kosovės ėshtė thjesht teknik. Disa thonė se problemi ėshtė edhe politik* edhe juridik* pasi qė* siē i kanė thėnė gazetės disa burime* “problem nė diskutime ka qenė edhe si tė trajtohet Kosova* pasi qė BE-ja nuk mund ta trajtojė atė si shtet“.
Ky arsyetim nuk duket i duhur* pasi qė kohė mė parė*edhe kur Kosova nuk e kishte shpallur pavarėsinė ende* ajo ishte trajtuar nga BE-ja si njė “zonė e veēantė tregtare“.
Duhet thėnė se kėto masa janė unilaterale tė BE-sė dhe Kosova nuk mund tė ketė ndikim nė kėto vendime. Pra* ishte BE-ja ajo e cila me vetė vullnetin e saj ua kishte hapur tregun e saj tė madh tė gjitha shteteve tė rajonit tė Ballkanit qė tė mund tė eksportonin pothuajse tė gjitha mallrat e tyre pa dogana dhe pa kuota* me pėrjashtim tė disa mallrave tė ndjeshme* pėr tė cilat caktohen kuotat. Kėto masa ishin vendosur qė para dhjetė vjetėsh dhe gjithmonė ishin vazhduar me kohė* pa ndėrprerje. Ato kanė qenė nė fuqi derisa tregtia e lirė mes BE-sė dhe kėtyre vendeve nuk ėshtė rregulluar me Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Madje* pėr tė mos humbur asnjė ditė* pa pasur nevojė tė ratifikohen kėto marrėveshje* sapo janė nėnshkruar MSA-tė ėshtė nėnshkruar edhe Marrėveshja Interime e Stabilizim-Asociimit* me tė cilėn tregtia e lirė ėshtė mbuluar menjėherė dhe ka hyrė nė fuqi menjėherė. Prandaj* tash Kosova ka mbetur e vetmja qė nuk ka nė fuqi kėtė status preferencial nė raporte me Bashkimin Evropian.
Kosova vitin e shkuar ka nisur negociatat me BE-nė edhe pėr Marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė. Por Kosova nė kėto negociata nuk i ka kryer detyrat e saj. Sipas disa burimeve tė BE-sė* Kosova madje nuk e ka bėrė as studimin e ndikimit negativ* qė nė fillim mund tė ketė njė marrėveshje e tillė pėr Kosovėn* sepse me marrėveshje edhe Kosova do tė duhej tė hapte gradualisht tregun e saj pėr prodhimet e BE-sė pa dogana dhe duke pasur parasysh se shumė tė hyra nė buxhet janė pikėrisht tė mbledhura nė dogana* atėherė Kosova do tė kishte njė zvogėlim fillimtar tė kėtyre tė hyrave.
Ajo qė vėrehet nė BE ėshtė njė mungesė e kujdesit ndaj Kosovės* sepse kur ishte fjala pėr vendet e tjera* vendimet gjithmonė merreshin me njė shpejtėsi mė tė madhe* duke pasur parasysh se edhe vullneti politik ishte mė i madh. Pėr BE-nė liberalizimi i tregtisė me Kosovėn nuk ka kurrfarė ndikimi negativ* sepse mallrat nga Kosova nuk mund t’i dėmtojnė prodhuesit vendorė nė BE. Prandaj* pėr shumė diplomatė duket edhe mė bizare pse Kosova* krahas izolimit tė qartė me viza* tash ėshtė i vetmi vend i Ballkanit qė nuk ka as masa unilaterale tė tregtisė sė lirė nga Bashkimi Evropian.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 07-02-11 nė 09:17
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė