Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-11, 17:04   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Deshire ne pleqeri...

Gabriel Garcķa Mįrquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo)* shkrimtari i njohur kolumbian lindi mė 6 mars tė vitit 1927 nė Aracataca* njė fshat i vogėl pranė maleve tė Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcķa dhe Luisa Santiaga Mįrquez Iguarįn.
Gabriel Garcia Markez jep autograme nė Kubė
Nė atė periudhė dėshtoi shoqėria United Fruit* qė deri nė atė kohė kishte mbajtur ekonominė nė rajon nė njė nivel mjaft tė mirė nėpėrmjet kultivimit tė bananes. Si nė ēdo familje tė asaj krahine edhe nė atė Mįrquez gjendja financiare ishte nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm* kėshtu qė Gabrile sė bashku me prindėrit u transferua nė shtėpinė e gjyshėrve tė tij nė Riohacha.

Tetė vjetėt e para tė jetės sė Markezit kaluan qetėsisht* tė mbushura me historitė magjike tė gjyshes Tranquilina Iguarįn dhe tregimet epike tė gjyshit Nicolįs Ricardo Mįrquez Mehija* nė shtėpinė e tė cilit dėgjoi historinė e masakrės sė plantacioneve tė bananes* ku u vranė mbi 100 njerėz* qė mė pas u varrosėn nė njė varr masiv. Nga goja e gjyshit dėgjoi bėmat e jashtėzakonshme tė gjeneralit Rafael Uribe Uribe* protagonist absolut i Luftės Njėmijė Ditore (1899-1902)* njė nga ngjarjet mė tė rėnda dhe mė tė pėrgjakshme nė historinė e Kolumbisė.

Ne 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumė nė gjendjen shpirtėrore tė 12 vjeēarit Mįrquez* i cili njė vit me pas shkon nė Barrankija pėr tė studiuar nė shkollėn San Hosé. Mė 1942 u transferua nė Zipaquirį pėr tė pėrfunduar gjimnazin. Ne moshėn 20 vjeēare fitoi tė drejtėn e studimit nė Universitétin e Bogotį* dega drejtėsi. I mėrzitur nga jeta e pėrshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinės se Andeve* Gabriel mbyllej nė dhomėn e tij ku lexonte kryeveprat e autorėve me tė mėdhenj latinė dhe spanjisht-folės. I mahnitur nga letėrsia* filloi tė shkruante duke braktisur studimet.

Megjithė pasionin e madh pėr librat Mįrquez ishte njė nga ata qė vuanin situatėn e Kolumbisė qė po kalonte njė periudhė ku dhuna ishte gjithnjė e pranishme. Me 9 prill 1948* filloi e famshmja El Bogotazo* e njohur si treditėshi i dhunės nė kryeqytet* qė pėrfundoi me vdekjen e drejtuesit libéral Jorge Eliecer Gaitįn. Gjatė atyre ditėve tė pėrgjakshme disa njerėz hynė nė apartamentin e tij dhe dogjėn gjithēka. Mįrquez vendosi tė shkonte nė Kartagjenė ku gjeti punė si redaktor e mė pas si reporter pėr gazetėn "El Universal".


Ne 1949 vendosi tė rikthehej nė Barrankija* ku filloi tė punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”* qė pėrbehej nga tė rinj qė kishin pasion letėrsinė. Njė vit mė pas publikoi nė faqet e gazetės "El Espectador" tė Santa Fésė njė tregim me titull "La tercera resignación". Nė vitin 1952* mbaroi sė shkruari romanin e tij tė parė* “La hojarasca” (pėrkthyer shqip si Gjethurinat) dorėshkrimin e tė cilit e dėrgoi nė Argjentinė. Pas tre javėsh nė pėrgjigjen qė i erdhi shkruhej qė mund tė merrej me ēdo gjė pėrveē se me letėrsi.

Mė 1955 fitoi ēmimin e parė nė njė konkurs* ku konkurroi me tregimin "Un dķa después del sįbado" (Dita pas sė shtunės). Falė dhuntive tė tij narrative* Garcķa Mįrquez nė njė hark kohor mjaft tė shkurtėr u bė njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė gazetarisė kolumbiane. Intervistat* artikujt dhe opinionet e tij ishin tė mirėpritura nė ēdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri nė 1956* u publikuan si njė libėr i vetėm me titull "Relato de un nįufrago"* qė trazoi skenėn politike nė vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogės nėpėrmjet detit. Qėndrimi i Markezit ndaj kėtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit* por provokoi keqas politikanėt.

Nė nėntor 1956 drejtori i gazetės "El Espectador"* pėr tė cilėn punonte Markez* mori urdhėr nga disa qeveritarė qė tė pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqėsia e ngushtė dhe respekti i madh* drejtori vendosi ta dėrgonte nė Zvicėr* ku do tė punonte si reporter pėr gazetėn e tij. Edhe pas falimentimit qė ndodhi njė vit me pas* Markez vendosi tė qėndronte nė Zvicėr. Gjatė jetės nė Evrope* ai vizitoi shumė qytete tė famshme tė kontinentit tė vjetėr sė bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhėtimi nė fjalė shėrbeu si frymėzim pėr tė shkruar "90 dķas en la cortina de hierro". Mė 1958* pas njė qėndrimi nė Londėr* Garcķa Mįrquez u kthye nė Amerikė* pėr t’u vendosur mė pas nė Venezuelė.

Nė Barrankija* u martua me Mercedes Barca* me tė cilėn pati dy fėmijė* Rodrigo (lindur nė Bogotį nė 1959) dhe Gonzalo (lindi nė Meksiko nė 1962). Mė 1961 u transferua nė New York ku filloi punėn si korrespondent i Prensa Latina. Kėrcėnimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanezėve e shtynė tė transferohej nė Meksikė. Mė 1967 realizoi kryeveprėn e krijimtarisė se tij “Cien ańos de soledad“ (pėrkthyer shqip si Njėqind vjet vetmi)* njė libėr qė shėnon kulmin e tė ashtuquajturit realizėm magjik. Mė 1974 dolėn nė treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut)* dy veprat mė komplekse tė krijimtarisė sė tij* njė metaforė e gjerė mbi vetminė* mjerimin si pasojė e pasurimit.

Nga viti 1975* Mįrquez jetoi midis Meksikės dhe Kartagjenės* Havanės e Parisit. Mė 1982* u vlerėsua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė. Mė 2002 publikoi vėllimin e parė tė Vivir para contarla (Tė jetosh pėr tė treguar)* ndėrsa dy vjet mė pas veprėn e tij tė fundit* tė paktėn deri tani Memorias de mis putas tristes (pėrkthyer nė shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash tė trishta). Aktualisht Gabriel Garcķa Mįrquez jeton nė Mexico Disctricto Federal nė Meksikė* ku shkruan autobiografinė e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndėr veprat e tij me tė mėdha pėrmenden Dashuri nė kohėrat e kolerės* Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar dhe “Njėqind vjet vetmi” e cila ėshtė pėrkthyer nė shqip nga i madhi Robert Shvarc* Gjenerali nė labirintin e tij* Erendira etj. Veprat e Markezit nė shqip i kanė pėrkthyer Ramiz Kelmendi* Veton Surroi* Aurel Plasari* Mira Meksi e Robert Shvarc.

Kerkoi falje*per postim te ngjajshem*ishte gabim teknik.
respekt...N.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 07-02-11 nė 17:10
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė