Shqipėria tėrthorazi mohon shtetėsinė e Kosovės
Qeveria e Shqipėrisė ka firmosur memorandum me gjashtė shtetet qė kanė dalė pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, pėr kthimin e borxhit qė peshon 20.7 milionė dollarė.
Kosova ėshtė lėnė anash nga kjo marrėveshje e arritur mė 14 dhjetor, duke u konsideruar kėshtu edhe nga Shqipėria si pjesė e Serbisė.
Qeveria e Shqipėrisė atėherė, por edhe gati dy muaj mė vonė, nuk dha asnjė koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrėveshjes, ndonėse ajo ėshtė njėra nga vendet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, shkruan Koha Ditore.
Nė Qeverinė e Shqipėrisė thanė se i vetmi njeri kompetent pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e kėsaj marrėveshjeje ėshtė Xhentil Demiraj, drejtor i administrimit tė borxhit nė Ministrinė e Financave.
Ky i fundit nuk u bė i gjallė me gjithė pėrpjekjet e gazetės pėr tė vėnė kontakt, tė enjten.
Ndėrkohė pėr marrėveshjen e 14 dhjetorit kanė raportuar disa nga mediet e vendeve qė ishin pjesė e pazarit tė Tiranės.
Sipas agjencisė shtetėrore tė Sllovenisė, SRT, borxhi qė u trashėgua nga sistemi komunist do tė paguhet dhe pėrfshin edhe normėn e interesit.
Pėrfaqėsuesi slloven nė bisedime, Rudolf Grabovec, kishte thėnė se marrėveshja ėshtė arritur mbi njė raport shkėmbimi 1 me 1 tė shlyerjes sė borxhit nė dollarė dhe pėrqindje interesi.
Bisedimet ishin tė suksesshme pėr tė gjitha palėt, duke pasur parasysh qė secili shtet arriti pajtueshmėri pėr pėrgatitjen e njė memorandumi me Shqipėrinė, ka thėnė Gabrovec.
E gjithė shuma, sipas portalit boshnjak eKapija do tė ndahet mes Serbisė, Kroacisė, Sllovenisė, Bosnjė-Hercegovinės, Maqedonisė e Malit tė Zi.
Vendet qė u krijuan nga ish-Jugosllavia mbyllėn bisedimet dyditore nė Tiranė, me arritjen e njė marrėveshjeje me Shqipėrinė pėr shlyerjen e borxhit qė i kishte ish-Federatės, nė vlerė 20.7 milionė dollarė, ndėrsa me normė interesi arrin nė 23.7 milionė dollarė.
Nė dokumentin zyrtar tė marrėveshjes janė pėrcaktuar shumat e pagesės pėr secilin shtet veē e veē.
Pėrfituesja mė e madhe ėshtė Serbia, me 8.52 milionė dollarė, e pasuar nga Kroacia me 5.48 milionė, Sllovenia - 3.81 milionė, Bosnjė-Hercegovina 3.69 milionė, Maqedonia 1.78 milionė dhe Mali i Zi me 532,823 mijė dollarė.
Bisedimet e Tiranės u mbajtėn pasi Komiteti pėr shlyerjen e borxheve arriti nė njė konsensus nė Sarajevė.
Mbyllja e bisedimeve me shtetet e ish-Jugosllavisė ishte pjesė e procesit tė bisedimeve me tė gjitha vendet qė regjimi komunist u mori borxhe.
Lidhur me marrėveshjen mes Tiranės zyrtare dhe gjashtė shteteve tė dala nga ish-Jugosllavia, nga dhjetori e kėndej nuk ka pasur asnjė reagim zyrtar nga pala kosovare.
Ata heshtėn edhe kėtė tė enjte, ndonėse ky ėshtė mohimi mė i madh i shtetėsisė sė Kosovės, qė nga heqja e flamurit kosovar nė takimin e pėrfaqėsuesve tė Aviacioneve Civile tė disa shteteve mbajtur mė 4 dhe 5 shkurt tė vitit 2009, ku organizator ishte Shqipėria.
Qė nė fillim tė atij takimi delegacioni serb pati kundėrshtuar praninė e Kosovės duke kėrkuar qė pėrfaqėsuesit e saj tė largoheshin.
Pas disa debatesh kishte nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij, si dhe flamurin pėrkatės pėrpara.
Pikėrisht gjatė pushimit tė parė pati ndodhur akti i shėmtuar nga pala shqiptare.
"Tė gjitha shtetet qė ishin pjesėmarrėse nė takim, pėrfshirė edhe zyrtarėt e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanė pasur pėrpara flamurin.
Mirėpo gjatė pushimit, pėrfaqėsuesit serbė kanė protestuar pėr faktin qė Kosova ėshtė pjesėmarrėse e kėtij takimi, nė tė njėjtėn kohė kanė kėrkuar qė tė largohet edhe flamuri.
Gjatė pushimit tė drekės ėshtė larguar flamuri kosovar", pati deklaruar njė ditė pas incidentit tė atėhershėm drejtori i Aviacionit Civil tė Kosovės, Driton Gjonbalaj.
Shqipėria si organizatore e takimit nuk i kishte rezistuar kėrkesės sė Serbisė, ndaj takimi kishte vazhduar pa flamurin zyrtar tė Kosovės.,
Koha.net
Veq le ti nimon serbis se pėr Kosovė punė e madhe 