Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: *Urime ma Specifike Familjare*
Dideroi i shkruan se bijes diten e marteses
Bija ime,
Ti po le shtepine e babait dhe te nenes tende per te hyre ne ate te burrit dhe tenden njekohesisht. Duke te dhene tek ...., heq dore nga gjithe autoriteti im per t'ia kaluar atij; ai s'me takon me mua. Ishte nje kohe kur te komandoja dhe detyra jote ishte te me bindeshe. Tani kam vetem te drejten e keshilles. Po e shfrytezoj. Lumturia jote eshte e pandare nga ajo e burrit tend. Duhet absolutisht te jeni te lumtur apo fatkeqe njeri prej tjetrit. Mos e hiq nga mendja kete ide; dritherohem nga merzitja e pare qe mund t'i shkarkoni njeri-tjetrit.
Te kesh per burrin tend gjithe miresjelljen e imagjinueshme, pershtatju shijeve te tij te arsyeshme. Kujdes qe te mos mendosh asgje qe s'mund t'ia thuash atij, me qellim qe ai te jete vazhdimisht ne thellesi te shpirtit tend dhe mos bej asgje ne te cilen ai te mos jete i pranishem. Te jesh ne gjithcka dhe gjithmone si perpara syve te tij. Mendo se nje vajze qe sillet si grua eshte e pasjellshme dhe, per rrjedhim, gruaja qe di te ruaje qendrimin e sjellshem te nje vajze respektohet.
* * * * * * * *
Shikoni shendetin. Shendeti eshte baza e gjate e gjithe detyrave dhe ndoshta garantimi i zakoneve te mira te burrit. Ai qe te do me shume, fillimisht te qan hallin dhe kujdeset, por ai lodhet duke te pare gjithmone te vuajtur. Ne qofte se shfaqja e te qenit pa qejf fillon duke e shtuar interesin, ajo mbaron gjithmone duke e shkaterruar ate.
Te besh shtepine sa me te kendshme per burrin, duke qene e embel, e sjellshme, e gezuar qe ai te mos largohet vecse me keqardhje. Keni nje barre te perbashket per te mbajtur, merrni persiper me guxim pjesen qe ju takon.
Mos i beso te fshehtat askujt. As une nuk dua te di se cfare quan ti te rendesishme te me thuash, qofte ky edhe nje mister per kedo. Sukseset nxisin lakmine, fatkeqesite nxisin vecse nje meshire false. Do te me gjesh ne te gjitha momentet e veshtira dhe une duhet te te mjaftoj. Te rekomandoj te mos kesh huqe. Nje dyshim sado i vogel per sjellje te pahijshme nga ana jote, do te me mbushte me dhembje, do te hiqte vleresimin tim dhe do te me largonte nga shtepia jot edhe nga shume te tjera; pasi te kam levduar shume, do te ishte vdekje per mua po te skuqesha per ty.
* * * * * * * *
Te dua mbi cdo gje, prandaj kujdes ne hapat e para te kesaj jete te re. Nga frekuenca e vizitave te mia gjyko sa i kenaqur do te jem. Sa me i kenaqur te jem prej jush, aq me teper do me shohesh prane teje. Ne qofte se do te druhesha te kaloja prane deres tuaj, do te ishte fatkeqesi per mua dhe per ty.
Bija ime! Kam qare shume e kam vuajtur shume qe kur erdhe ne jete. Me ngushello! Me shperble! Po te le te shkosh me nje mundim dhe me nje dhembje qe s'mund ta marresh me mend. E ndjej qe ti nuk po provon te njejten gje. Une mbeta vetem dhe ti po shkon me nje burre te cilin duhet ta adhurosh. Sidoqofte, kur te mos bisedoj me ty si me pare, kur te flas me vete, do te them duke fshire lotet: "Vertet s'e kam me, por ajo eshte e lumtur".
* * * * * * * *
Te urdheroj ta ruash kete leter dhe ta rilexosh te pakten nje here ne muaj. Eshte hera e fundit qe te them: kete dua ta besh.
Lamtumire, bija ime! Lamtumire, femija ime e shtrenjte! Eja te te shtrengoj ne gjoks edhe nje here. Ne qofte se ndonjehere kam qene shume i ashper me ty, te kerkoj falje. Te jesh e sigurt se baballaret jane ndeshkuar mizorisht nga lotet, te drejte apo te padrejte, qe kane derdhur per bijat e tyre. Kete do ta mesosh nje dite dhe atehere do te me falesh. Ne qofte se do te perfitosh nga keto keshilla, kjo do te jete me e cmuara nga gjithcka e mire qe ke fituar prej meje. Te bekoj dhjete here, njeqind here, njemije here. Shko, bija ime! S'me duhet c'thone baballaret e tjere. E shoh se shqetesimi i tyre merr fund ne momentin kur ata ndahen nga femijet; me duket se shqetesimi im tani fillon. Ishe shume mire ne krahun tim. Dashte Zoti qe miku i ri qe ke zgjedhur te jete po aq i mire, aq i dashur, aq besnik sa edhe une.
Babai yt ...
E huazuar nga antare ,(Desdemona) ne Emrin e autorit Dideroi. I cili ia kushtoi bijes se vet,ne diten e marteses...dhe une qellimisht e solla para gjithe lexuesve, ne perkushtim e gjith baballarve....qofshin ne kete bote, apo ne nje (bote tjeter) ku me padyshim do donin ti ndain te njejtat fjale,(te autorit) per bijat e tyre...Dhe ne te njeten kohe, une e mora si URIM.
Ndaj,besoi ne mirekuptim.. Natyra.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 12-02-11 nė 02:32
|