Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-11, 20:18   #10
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Citim:
Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė “natė tė errėt dhe tė zezė” qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn “Jorkėn” Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me “botėn e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrėdhėniet natyrale me Europėn” pėr pesė shekuj.

Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet kontradiktore.
Korrektesia historike kerkon qe periudha e sundimint osman ne Shqiperi te mos trajtohet si nje kallup i vetem 500 vjecar por te ndahet kronologjikisht ne periudha kur pushtimi kishte influence kryesisht pozitive apo negative. Ne linja te gjera sundimi osman kishte pasoja kryesisht negative per popullin shqiptar per shumicen e dy shekujve e pare te sundimit kur shumica e popullsise ishte akoma e krishtere. Me pas fillon nje periudhe kur elementi shqiptar fiton me shum fuqi ne Ballkan dhe kulminohet me mundimet e Ali Pash Tepelenes dhe Mustafa Bushatit te shkeputen prej Portes se Larte. Pasi keto pashalliqe u shkaterruan hyri nje periudhe tjeter negative per popullin Shqiptar derisa deklauan pavarsi ne 1912. Shekullin e fundit besoj se humbem kot kohe te cmuar nen Osmanllijte nderkohe qe serbet e greket punonin per shtetet e tyre. Islami na ndihmoi te rritemi ne fuqi por ne fund u be dhe pengese te vendosim nje te ardhme te shkeputur nga nje perandori qe po mbytej dita dites.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė