Titulli: Pacolli president,Kosovės ju kajt nana !
ENVER ROBELI / KOHA DITORE
LEXONE LEXONE , veq kadale
Fakte tė tjera dhe pyetje
Nė intervistėn dhėnė gazetės Veēernji list tė datės 24 shkurt 2008 autori Vojislav Mazzocco, duke iu referuar Pacollit, shkruan se ai ka katėr pasaporta: tė Zvicrės, Amerikės, Liberisė dhe tė Kosovės. Nė njė bisedė me gazetėn Express tė Prishtinės nė fillim tė shtatorit 2010 Pacolli thotė: Unė jam Konsull nderi i Republikės sė Liberisė nė Zvicėr. Nė ditėn kur parlamenti po mblidhet tė zgjedhė presidentin opinioni i Kosovės dhe ndoshta as Hashim Thaēi dhe Partia Demokratike e Kosovės nuk e dinė se sa shtetėsi i ka Pacolli dhe a mund tė paraqesė kjo ndonjė pengesė pėr ushtrimin e funksionit apo diskreditimin e postit tė kryetarit tė shtetit? Liberia, njė shtet nė Afrikė, konsiderohet si njėri prej vendeve mė tė rrezikshme nė botė, nė vitin 2003 revista e famshme britanike Economist ia dha Liberisė titullin Vendi mė i keq nė botė. Revista zvicerane Weltwoche nė numrin e 1 majit 2003 shkruante se sa i pėrket sigurisė, ekonomisė, krimit, cilėsisė sė jetesės Liberia ėshtė njė njollė turpi mes kombesh. Shtetėsitė e ndryshme tė Pacollit na bėjnė tė shtrojmė njė varg pyetjesh, tė cilat do tė duhej tė sqaroheshin para se ai tė pėrmendej pėr postin e kryetarit.
Sė pari: Ndaj cilit shtet ėshtė lojal Pacolli? Kosovės? Liberisė? Zvicrės? Amerikės? Kjo ka tė bėjė edhe me sigurinė kombėtare tė Kosovės. Presidenti i shtetit, siē dihet, ėshtė edhe komandant i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) dhe vendos, mes tjerash, edhe pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme.
Sė dyti: Pacolli ka dėshtuar ta bėjė transparente sa shtetėsi i ka, sepse ka zėra qė thonė se ėshtė shtetas edhe i Kazakistanit dhe Taxhikistanit? Edhe kėtė do duhej ta sqaronte Pacolli.
Sė treti: Si kryetar shteti ai ėshtė pėrgjegjės pėr politikėn e jashtme. Si i tillė a do tė kishte organizuar ai shkuarje tė njė delegacioni masiv kosovar nė Libi, siē bėri para disa kohėsh? A mund tė jenė kontaktet e Pacollit me shtetet diktatoriale problem pėr imazhin e Kosovės, por edhe pėr bashkėpunimin e vendit me Washingtonin dhe Brukselin? Sa i pėrket Libisė nuk ka ndonjė dilemė se ėshtė shtet diktatorial dhe kjo u pa edhe gjatė fundjavės, kur forcat e sigurisė sė Muamer Gadafit vranė sė paku 200 protestues kundėr regjimit tė tij.
Sė katėrti: Si kryetar shteti Pacolli do tė marrė pėrsipėr edhe dialogun me Beogradin, sepse me Kushtetutė ėshtė pėrgjegjės pėr politikėn e jashtme. Ai nė tė kaluarėn ka insistuar qė nga dialogu me Serbinė tė pėrjashtohen ndėrkombėtarėt dhe qė bisedimet tė mbaheshin nė Beograd dhe Kragujevc. Nė mediat serbe Pacolli e ka kritikuar ndėrmjetėsin amerikan Richard Holbrooke pėr rolin e tij nė Ballkan, ndėrsa nė njė bisedė me KTV-nė e ka qortuar diplomatin e famshėm se pėr shkak tė egos sė tij tė madhe e paskėsh bllokuar njė nismė tė mirė tė Pacollit pėr ti takuar liderėt e Kosovės me Slobodan Milosheviqin nė vitin 1998. Nė bazė tė kėtyre deklaratave Pacolli nga ndonjė vėzhgues apo diplomat mund tė shihet edhe si kundėrshtar i angazhimit amerikan nė Ballkan.
Dy fjalė pėr PDK-nė
Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės ka vendosur ta bėjė Behgjet Pacollin president me qėllim qė tė ruajė pėr vete postin e kryeministrit. Hashim Thaēi ka pasur zgjidhje tė tjera. Duke e ditur mirė se zgjedhjet e dhjetorit se meritojnė kėtė emėr, ai ėshtė dashur tė kėrkonte dialog me opozitėn, ti ofronte asaj mundėsinė e reformimit tė legjislacionit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda dy viteve. Po ashtu Hashim Thaēi do duhej tė merrej vesh me opozitėn pėr njė president qė pėrfaqėson unitetin e popullit, i cili do tė mund tė vinte, pėr shembull, edhe nga bota akademike. Si kundėrshpėrblim opozita me gjasė do ta kishte mbėshtetur njė qeveri tė pakicės me Thaēin kryeministėr kalimtar deri nė zgjedhjet e ardhshme, meqė iu ka bėrė aq shumė merak qė me ēdo kusht dhe duke shkelur disa rregulla tė shkruara dhe tė pashkruara tė mbetet kryeministėr. Thaēi e zgjodhi aventurėn me Pacollin, duke injoruar disponimin kritik tė publikut kundėr kėtij koalicioni. Fenerin kėtij koalicioni do tia mbajė edhe Bujar Bukoshi, i cili me hyrjen e tij nė kėtė kabinet e ka njollosur si biografinė e tij politike ashtu edhe kredibilitetin publik. Djaloshi nga Drenica, ndėrkaq, kryeministėr ndoshta do tė jetė edhe nė tė ardhmen, por duhet ta pyesė veten: Pse asnjė parti serioze shqiptare sdeshi tė bėnte koalicion me PDK-nė? Kjo parti po sillet sikur ai personi, tė cilin e kishte leēitur katundi pėr shkak tė sherreve qė bėnte dhe kur dilte nė katunde tė tjera thoshte: E kam leēitur krejt katundin se jam i fortė! Pėr PDK-nė nuk ėshtė mirė ta lėēisė Kosovėn, siē po vepron tani!
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.
Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
|