Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-02-11, 18:11   #82
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kush kryetar ? !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gentiani Shiko postimin
pse a po te dhimbet, qa sa mua qikjo Ingja Hyle se e nxuna tu reputicirat me saē te flijes

Aaaaah leee, leeee edhe ti Ingja Hyl mos ja .. nanen ku e gjete reputacjon te murem me japen ne vend se me shkue tre rreshta flie qatje nelte me ja futen
Jo s'po m'dhimet hiē... ama po m'ēuditė...
...me sa palė mend po flet.

Po flet sikur t' kishte qenė nė ndonjė planet tjeter...



...duke harrue se me ni koleshnik osht, bashk me Thacin e Pacovin...


Ce, Pacovi, qysh ne intervisten e pare na paska premtue forcimin e multiēenticitetit...
Asnje vend ne bote qe i ka 5% pakica nuk quhet mu(l)ti(ē)entik pos Kosoves...

A e din p(ėr)se?
Sepse, ne Kosove, faktikish sundon Serbia“. Kurse shqiptaret jane "pakice". Per ate :

Me ne fund, ja nje "kenge" kushtuar "mikut" tone Gadafi:



PĖRKRAHJE MIKUT, NĖ DITĖ TĖ VĖSHTIRA !

Prishtinė, 25 shkurt 2011 (Kosovapress) Koha 14:07




Behxhet Sh. SHALA
Mukit tim tė dashur, me plot pozitivitet:

I dashur miku im Moamer,

Para disa muajve na prite si burrat nė ēadrėn e beduinėve. Erdhėm si tė na kishe ftuar nė dasmė. Bėmė qef e zevk, pimė, hėngrėm , vallėzuam dhe kėnduam! Respekti ndaj tej ishte i madh, thuaja mistik! Nga ky respekt ne nuk tė shikonim dot nė sy. Jo nga turpi! Sepse nuk ishte kėtu ēėshtje turpi! Ne kishim ardhur tė udhėhequr nga dashuria e madhe pėr Kosovėn dhe u pėrkulėm para teje nė mėnyrė qė ta kemi pėrkrahjen tėnde qė burgu i madh nė tė cilin ti je kryepolici e qė ti e quan shtet, ta njohė pavarėsinė e Kosovės! Na quajte vėllezėr dhe the se duhet ta plotėsojmė njė kusht tė vogėl pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės; tė lirohemi nga okupatori amerikan! Thėnė tė drejtėn nuk ishte ky ndonjė kusht qė nuk mund tė realizohej. Por atėherė, unė, Behgjeti, dosti yt, nuk isha nė pushtet ! As kjo Lulezeza qė vallėzonte para teje e qė e luante rolin e primadonės nė vallėzim, kėndim dhe politikė! As kėta pjesėtarėt e kontrabanduar tė shoqėrisė civile qė pastaj zėnė poste qeveritare dhe parlamentare! Tash kanė ndryshuar kohėt, miku im i shtrenjtė dhe i paharruar! Po mirė qė e nėnshkruam njė marrėveshje tregtare bukur tė majme dhe nuk na shkojė ky ekskursion huq! Vallahi ky edhe ishte qėllimi im. Loboj pėr pavarėsi, nėnshkruaj pėr xhirollogari ! Jam fakir i madh unė! Punėn e bėj me konstruktivitet tė madh dhe nė konkordancė tė plotė me interesat e mia! Deri tash kam pasur shumė sukses; vet kam notuar mbi ujė ndėrsa kungullin e kam zhytur nėn ujė! Qė tė mos mė thonė se :” nuk tė shkon gjithmonė kungulli mbi ujė”. Me ndihmėn e Zotit ( Dell ), Pushikarit, rrjeteve tė telefonisė Vala dhe Ipko , njerėzve tė hurit dhe tė konopit, parave tė Jelcinit dhe Kazakistanit, “ vetėm me ndershmėri “, u bėra Papė, Ajatollah, Xhingiskan, predsednik apo kryetar i Kosovės! Kur e pata mė sė shumti pisk, nė ndihmė mė doli motra jote dhe e imja, tetka Rada Trajkoviq. Haptasi e tha se e jep votėn pėr zotni Pacollin si president por jo edhe votėn pėr zotni Hashim Thaēin si kryeministėr tė cilin e quajti tregtar organesh dhe padre padrino tė krimit tė organizuar! Nuk fola asgjė nė mbrojtje tė kryeministrit sepse do tė zbehej konstruktiviteti im! Mė duhej vetėm edhe njė vote andaj kėtė e fitova nga Ukė Rugova, babai i tė cilit nuk mė ka pranuar asnjėherė nė zyrė! Kam dėgjuar se shqiptarėt e kanė njė thėnie tė bukur dhe simpatike : “ prej Skenderit del beteri dhe prej beteri del Skenderi”! Nuk po dihet kush ėshtė kėtu beter e kush ėshtė Skender?! Ta kisha ditur mė mirė gjuhėn shqipe do tė mėsoja mė shumė thėnie popullore dhe do tė isha mė afėr popullit tim qė e dua aq shumė dhe pėr tė cilin kam sakrifikuar aq shumė! Kėshtu, po kam probleme edhe me folė nė gjuhėn shqipe por edhe me i lexuar tekstet nė kėtė gjuhė tė vėshtirė e qė i shkruan Mentori!


Jarani im Gadaf,


Edhe mua po mė donė populli sikur ty! Pėr zgjedhjen time president kanė votuar 37 deputetė kosovarė kurse kundėr kanė qenė 53 deputetė shqiptarė. Mė kanė shpėtuar votat e posllanikave tė Radės e tė Sllobodanit se pisk do ta kisha punėn. Pėr kėtė arsye kam vendosur qė ta bėjė kombin kosovar multietnik ! Kėsi masllahati nuk ke dėgjuar e as qė mund ta dėgjosh! Po bėhet puna , lesh marie ! Argati im Nexhi qė i mbushi grazhdin me taxhi kohė pas kohe po thotė se ėshtė baba i kombit kosovar! Unė po bėhem baba i kombit kosovar multietnik! Kam vendosur gjithashtu qė t’i mėsojė kosovarėt qė mė mos t’i urrejnė serbėt por t’i duan ata aq mė parė kur dihet se ēfarė dashurie kanė shfaqur serbėt ndaj shqiptarėve, kėtu e 100 vjet! Dua t’i pajtojė serbėt dhe shqiptarėt. Nė luftė kanė bėrė krime tė dyja palėt e qė do tė thotė se jemi barabar nė krime! Ta harrojmė tė kaluarėn dhe tė shkojmė pėrpara. Mendoj t’i bėjė disa reforma ekonomike nė veri! Veriun do ta shndėrrojė nė zonė doganore tė lirė ose ta bėjė njė kombinim; zonė doganore dhe kriminale tė lirė! Unė jam si Profeti prandaj nuk mė duan nė vendin tim ! sikur qė as ty nuk tė duan nė vendin tend! Mua mė kanė gozhduar si Krishtin nė aspektin moral ( kinse kam blerė vota me para ) kurse ti ke gjasa tė mėdha vėrtetė ta pėsosh si Krishti, qė tė gozhdojnė edhe fizikisht!


Dosti im Moamer,


E di se nuk e ke lehtė. Prandaj edhe po tė shkruaj sepse :” miku i mirė tė gjindet nė ditė tė vėshtira “. Mund tė vish te unė lirisht. Tė pres duarhapur dhe me pozitivitetin mė tė madh! Nė fund tė fundit, nėse vetėm nga njė natė e kalon nė shtėpitė e anėtarėve tė delegacionit pėr lobim qė tė vizituam o Humanisti Ynė I Madh , e ke siguruar strehėn thuaja pėr 7-8 muaj. Kėrkoj falje qė nuk mund ta plotėsojė dėshirėn qė t’i sjellėsh kėtu karvanin e deveve sepse nuk ka kushte pėr to! Mirėpo po propozoj, nėse pajtohesh ti qė nė vend tė deveve ta sigurojė njė karvan me gomarė. Tė tillė ka sa tė duash! Muzikė me dajre do tė kesh sa tė duash. Tash Lulebora u bė e madhe ! Tė gatuan edhe flija qė nuk i ke ngrėnė kurrė nė jetėn tėnde! Kur tė teket shkojmė nė Serbi ku i kemi miqtė e dikurshėm! Madje edhe zyrtarisht. Tash po i nisim bisedimet me Serbinė prandaj i kemi dyert e hapura. Unė si kryetar kurse ti si kėshilltar imi pėr tė drejtat e njeriut! Ku ka person mė kompetent pėr tė drejtat e njeriut se qė je ti, Humanisti Ynė I Madh! Po ta japė njė kėshillė, miku im! Mos u dorėzo! Unė nuk u dorėzova dhe fitova! Ti mos u dorėzo dhe fiton; tė trashėt e Surlės! Menjėherė tė lidhi tash me argatin tim qė mė ėshtė besnik si tė ishte banor i Sharrit! Quhet Mitronexhi. Ėshtė mjeshtėr i konspiracionit, varianti kosovar i Rasputinit! Edhe mua mė kėshillonte! I qet diēka nė gushė dhe ai menjėherė del nė fushė! Sikur bajlozi! Nėse tė bjen rasti ta takosh njėfarė Behxheti, mos u ndal! Mos i fol! Ėshtė qafir, ibret, besharet, i pafe, bėnė iftire, mashtrues etj. Me njė fjalė nuk ėshtė i tarafit tonė. Mos ta preftė rrugėn se ta prapton kerrin nė tah tė rrafshit!


Kam filluar t’i luaj gurėt ashtu si kam dėshirė. Dje isha nė vizitė te varri i babės sė Ukės qė ma dha votėn. Isha edhe nė shtėpi ! M’u bė qefi sepse baba i Ukės kurrė nuk mė ka lėnė me hy brenda! Isha edhe te familja Haradinaj ! Mė pritėn si burrat qė e presin burrin! Edhe baca Rifat Jashari mė priti burrėrisht. Mė ka bėrė tė qesh sepse tėrė kohėn mė guduliste me ato mustaqet kilometrike. Mė tha tė bėhem i pari i Kosovės!


Miku im i dashur Moamer el Gadafi,


Jam besimtar mysliman. E di ēka ėshtė burrėria, ndershmėria, bujaria, sakrifica, trimėria, atdhedashuria, sinqeriteti, konstruktiviteti dhe pozitiviteti prandaj nė akordancė tė plotė me kėto virtyte dhe nė konkordancė me miqtė e mi, tė ftoj miqėsisht tė vish kėtu , nė Kosovė! Ėshtė e vėrtetė se nuk kemi shkretėtirė e qė nuk do tė thotė se nuk do ta bėjmė shkretihane! Nėse Kuba, Venezuela, Kazakistani apo Sudani i Mulla Omar Bashirit nuk tė ofrojnė strehė, eja kėtu te ne ! Kėtu mund tė ndjehesh shumė i sigurt! Sidomos nė veriun e Mitrovicės ku kriminelėt e tė gjitha ngjyrave mbrohen nga UNMIK-u, policia e EULEX-it, KFOR-i, BIA, Milicia e Serbisė dhe krahu i Serbisė i Policisė sė Kosovės. Nė fund tė fundit, aty ėshtė bota jote! Unė do tė vizitojė, kohė pas kohe!


Krejt nė fund. Kam vendosur t’i ēojė nė vend amanetet e Ibrahim Rugovės dhe Adem Jasharit ! Nėse doni besoni, nėse doni mos besoni! Unė jam njeri i fjalės!


Ke shumė tė fala nėse ende je nė kėtė botė!




***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė