Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-02-11, 15:32   #67
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Ėndrra e Pacollit pėr president - Adnan Abrashi

Atė qė askush nuk mundet t’ia ndaloj njė njeriu nė kėtė realitet objektiv, ėshtė, prirja e natyrshme e vullnetit tė tij tė lirė, qė ta ketė njė ėndėrr tė vetin si synim jetėsor. Sepse, ashtu sikur thotė njė urtėsi e lashtė indiane: “nėse gjatė jetės nuk je i pėrkushtuar qė ta pėrmbushėsh ėndrrėn tėnde, atėherė gjithnjė do tė punosh nė drejtim tė realizimit tė ėndrrave tė tė tjerėve”. Por, sado qė ne fuqishėm angazhohemi nė kėtė drejtim, shpesh ėndrrat tona nuk realizon. Nuk realizohen fare, ose sė paku jo ashtu sikur i kemi ėndėrruar. Edhe pse realiteti ėshtė diku tjetėr, nė kėto raste dimė tė inkurajohemi kinse nuk kemi fat nė jetė. Nė tė vėrtetė, faji qėndron diku tjetėr. Nė vetė cilėsinė pėrmbajtjesore tė ėndrrės sonė. Ėndrrat (synimet tona) si proces mental nuk kanė kurrfarė kufiri tė kreativitetit pėrmbajtjesor, andaj edhe na shkaktojnė kėnaqėsinė e pritur tė ushqyer nga shpresa. Por, gjatė realizimit tė ėndrrave tona nė praktikė, ne detyrimisht i nėnshtrohen edhe disa ligjeve tė natyrshme psiko-operative. Pra, nė rend tė parė, nė harmoni me rregullat e pėrsosura tė realitetit objektiv, ato duhen tė jenė tė kapshme - Ligji i KAPSHMĖRISĖ sė dėshirės!
Gjatė historisė, shpesh hasim nė biografitė e shumė personalitete tė pasur dhe me fuqi tė pakufishme politike, tė cilėt, pa marrė parasysh pasojat dhe ēamin qė duhet sakrifikuar, me ēdo kusht kanė tentuar qė t’i realizojnė ėndrrėn e tyre (tė mbrapshta) jetėsore. Por, kotė! Nė fund, kanė dėshtuar me faqe tė zezė.
E, tani, nė vazhdim, le tė na “shkoj gjuhė aty ku edhe po na dhemb dhėmbi”. Tek aktualiteti jonė politik i kandidimit tė mundshėm tė z. Behxhet Pacollit, pėr postin e Presidentit tė Kosovės. Tek njė njeri, aktualisht me mė shumė forcė financiare se sa politike, i cili, sipas disa paraqitjeve tė tija publike, me ēdo kusht dėshiron ta realizoj ėndrrėn e vetė jetėsore - Tė bėhet president i Kosovės. Apo, siē ka deklaruar edhe vetė nė njė gazetė kroate: “Do tė bėhem TITO i Kosovės”.
Me kėtė rast, nė shėrbim tė krahasimit metaforik tė kėsaj teme, pėrmes kėtij shembulli nė vijim, do tė bėj njė digresion: Adnan Khashoggi (njė biznesmen dhe diler botėror i armėve), nga Arabia Saudite, njihej si njėri ndėr mė tė pasurit nė botė. Ai kishte edhe njė vajzė tė bukur, Soraya, e cila studionte nė SHBA dhe ėndėrronte qė njė ditė me ēdo kusht tė bėhet aktore e njohur e “HOLIWOOD”- it. Meqė, babai i saj ishte nė gjendje qė vajzės sė vetė tė dashur, t’ia pėrmbush ēdo dėshirė nė kėtė jetė, i angazhoi shumė profesorė, regjisorė dhe producentė mė tė njohur, qė ta pėrgatisin dhe aftėsojnė profesionalisht pėr kėtė synim (ėndėrr) tė saj jetėsore. Edhe pse, objektivisht, asgjė nuk kishte pengesė nė kėtė drejtim, pas shumė tentativave dhe vullnetit tė mirė tė ekspertėve eminent tė kinematografisė botėrore, mė nė fund u konstatua se, fatkeqėsisht, ajo nuk kish kurrfarė talenti pėr aktrim. Vajza e dėshpėruar me kėtė mossukses, babait tė vetė shumė tė pasur, tani ju drejtua me njė dėshirė tjetėr edhe mė tė ēmendur: “Tė lutem, baba! Blima “HOLIWOOD”-in!”. Kuptohet, as kjo dėshirė e ēmendur e vajzės sė Adnanit nuk do tė realizohet kurrė, edhe pse, materialisht, njė gjė e tillė ka qenė e mundshme, por realisht kurrsesi e PAKAPSHME pėr dhėnien e pėlqimit pėr shitje tė kėtij simboli tė krenarisė amerikane.
Pėr kureshtjen tonė, atėbotė, pasuria e Kashoggit vlerėsohej sa 3 fish i vlerės sė paragjykuar tė gjithė “HOLIWOOD-it”. Po e shihni, pra! Diku-diku, kur nuk kemi talent tė Zotit, as paraja nuk bėnė punė?!! Dhe, aty ku ėshtė nė pyetje krenaria kombėtare e njė shteti, asgjė nuk negociohet pėr asnjė ēmim tė ofruar?! Tanimė, besoj se, lexuesit e mijė tė dashur, e kanė kuptuar se ku dua tė dal me kėtė mesele tė mėsipėrme tė Kashoggit. “Tupani bie pėr ata qė kanė vesh...”- thotė populli. Unė, shpesh kėsaj urtėsie popullore, di t’ia shtoj atė vazhdim timin satirik: “...ndėrsa, VUVUZELAT, pėr ata qė kanė edhe nerva!”.
Me sa e di unė, z. Pacolli, ka edhe vesh, edhe nerva, por, kėtyre shkathtėsive normale tė tij, nė kėto momente vendimtare, i duhen edhe arsyeja e shėndosh dhe ēiltėrsia sa mė racionale e gjykimit. Besa-besa, i duhen edhe sy tė mbrehtė dhe nuhatje tė stėrholluar qė, pas zyrtarizimit tė kandidimit tė tij tė mundshėm pėr president, me gjakftohtėsi t’i analizoj ēdo reagim nė opinion.
Nė kėtė artikull, qėllimisht nuk desha tė merrem me elemente tjera tė natyrės, politike, morale,... etj., qė nga biografia personale, pėr shumė kė, janė pengesa serioze tė kandidimin tė tij pėr president tė Kosovės, sepse, kundėrshtime tė fuqishme publike tė mbėshtetura nė kėto fakte tė dėshmuara, veē kanė filluar tė shpalosen nė opinion. Nėpėr shumė faqe shqiptare tė internetit dhe nėpėr media tė ndryshme tė shkruara dhe elektronike, me tė madhe shprehet indinjata e opinionit publik ndaj zgjedhjes sė tij tė mundshme pėr president tė Kosovės.

Edhe unė duke iu bashkangjitur tė gjithė atyre intelektualėve dhe njerėzve tė arsyeshėm tė popullit tim, kėtė mospajtim tė bazuar, desha ta shprehi pak mė ndryshe dhe nė mėnyrė mė origjinale. I cytur ndoshta edhe nga njė optimizėm i fshehur nė brendinė e qenies sime, parandiej se, sigurisht do tė mė vinte mirė edhe sikur Pacolli tė bėhet president?! Kėshtu qė, nė njėfarė forme, ai pavetėdijshėm dhe nė mėnyrė indirekte do tė kontribuonte nė shpejtimin e disa proceseve drejt vetėdijesimit tė vonshėm, por tė pashmangshėm politik tė popullit tonė.
Sikur tek metafora e vajzės sė Kashoggit, edhe nėse pas kėtij dėshtimi politik pėr president tė Kosovės, z. Pacolli, do tė “dėshiroj ta blej Kosovėn”, ne e dimė shumė mirė se, ai, kėtė punė, kaherė ka filluar ta bėj nė heshtje...
Nė fund, gjatė realizimit tė synimeve (ėndrrave) tona jetėsore, pėrveē ligjit tė sipėrpėrmendur hyjnor tė kapshmėrisė objektive tė dėshirės, nė natyrė vepron edhe njė ligj tjetėr universal: “Asgjė nuk mund tė pengoj diēka qė kaherė ėshtė nisur tė ndodhi”!
Andaj, krejt nė fund: me, apo pa Behxhet Pacollin president, nė kokat e njerėzve tanė, njė diēka si proces pėr sė mbari, mbase veē ka filluar tė ndodhi, dhe

Adnan Abrashi
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė