Uka dyshohet tė ketė vepruar i vetėm Sulmi ndaj njė autobusi me ushtarė amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit nė Gjermani ėshtė e mundur tė ketė pasur prapavijė islamiste, shkruan revista gjermane Spiegel nė versionin e saj online.
(I plotėsuar) Murat Uka, babai i Arid Ukės, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarė amerikanė dhe plagosi dy tė tjerė nė Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janė tė shokuar me atė ēfarė ka ndodhur.
Amerikanėt janė miqtė tanė dhe na kanė ndihmuar shumė. Sigurisht, qė kurrė nuk pajtohem me atė ēfarė ka ndodhur, thotė ai pėr media.
Edhe tė afėrmit e Aridit, tė cilėt jetojnė nė Mitrovicė, e dėnojnė sulmin mbi ushtarėt amerikanė.
Behgjeti, djali i axhės sė Aridit, thotė se mė i lumtur do tė ishte sikur njė rast i tillė ti ndodhte familjes, sesa qė ju ka ndodhur ushtarėve amerikanė.
Aridi i pranon vrasjet
Arid Uka, 21-vjeēar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorėsinė e vrasjes sė dy ushtarėve amerikanė dhe plagosjen e dy tė tjerėve.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshėm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thėnė se ky ėshtė rezultat i marrjes nė pyetje tė tė dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetėm dhe nuk mendohet se ndonjė organizatė qėndron pas tij, por sulmi ka elemente tė radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatė gjithė natės ka bastisur shtėpinė e familjes Uka nė Frankfurt.
Njė shok i klasės ka thėnė pėr Bild se Aridi ėshtė shumė i qetė, por i rezevuar. Nuk kishte miq.
Ministri i Brendshėm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve tė tij ishin ushtarėt amerikanė.
"Hetimet kanė treguar se ai ka vepruar i vetėm dhe se nuk i pėrket ndonjė rrjeti terrorist", citon AP deklaratėn e Reinit.
Uka ka qėlluar pėr vdekje dy ushtarė amerikanė, ndėrsa ka plagosur dy tė tjerė nė Aeroportin e Frankfurtit nė Gjermani.
* * * * * *
Organet e sigurisė po hetojnė nėse akti ishte terrorist
Nė Mitrovicė, anėtarėt e familjes Uka, kanė thėnė se emri i tė dyshuarit ėshtė "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai ėshtė lindur dhe edukuar nė Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpėrngulur 40 vjet mė herėt.
Xhaxhai Rexhep Uka ka thėnė pėr agjencinė AP se gjyshi i tė dyshuarit ishte njė lider fetar nė njė xhami, nė njė fshat afėr Mitrovicės.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thėnė se ka biseduar me babanė e tė dyshuarit, Murat Uka, disa herė pėrmes telefonit nga Frankfurti pasi mė herėt janė kontaktuar nga Policia e Kosovės, dhe e vetmja gjė qė ai u ka thėnė ėshtė se e di qė djali nuk ėshtė kthyer nga puna tė mėrkurėn.
Murat Uka nuk iu ėshtė pėrgjigjur thirrjeve tė telefonit nė shtėpinė e tij nė Frankfurt.
* * * * * *
Sipas faqes online tė revistės gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane tė sigurisė po hetojnė me intensitet tė lartė pėr tė zbuluar, nėse tė shtėnat nė Aeroportin e Frankfurtit ishin njė atentat i qėllimshėm terrorist kundėr ushtrisė amerikane dhe nėse rrezikohen sulme tė tjera ndaj ushtarėve amerikanė nė Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane tė sigurisė dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndėrkohė ka tregues tė qartė pėr lidhje tė sulmuesit me qarqe islamiste nė Gjermani. Madje nė SHBA druajn, se i riu mund tė jetė pjesė e njė celule terroriste dhe se duhen pritur atentate tė tjera ndaj caqeve amerikane nė Gjermani.
SHBA-ja ka dėrguar hetues nė Gjermani. Pohimi se kemi tė bėjmė me atentat terrorist, bazohet kryesisht nė hetimet fillestare nė lidhje me tė dyshuarin. Spiegel Online thotė, se sipas familjes sė tij, qė jeton nė Mitrovicė, atentatori ėshtė njė besimtar mysliman, i cili ka punuar nė Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjė sipas Spiegel Online hetuesit gjermanė verifikuan njė faqe facebook-u, e cila sipas tė gjitha gjasave ėshtė pėrgatitur nga atentatori 21 vjeēar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dėshmon njė mendėsi radikale tė tė riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte nė aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thėnė se ai ėshtė "besimtar mysliman". I ungji, qė jeton nė njė fshat tė Kosovės ka shpjeguar se i riu ėshtė rritur nė Gjermani. Prindėrit e tij kanė emigruar atje, 40 vjet mė parė, shkruan Die Welt.
* * * * * *
Prokurorėt federalė nė Gjermani i kanė marrė pėrsipėr hetimet pėr vrasjen e dy ushtarėve amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnė se sulmuesi ėshtė ekstremist islamist.
"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zėdhėnėsi i policisė, Jyrgen Linker.
Zyra e prokurėve federalė nė Karlsruhe, Gjermani, ėshtė pėrgjegjėse pėr rastet "terroriste".
Tė mėrkurėn, njė sulmues i qėlloi pėr vdekje dy ushtarė amerikanė dhe i plagosi rėndė dy tė tjerė, ndėrsa autobusi i tyre priste qė t'i transportojė nga aeroporti i Frankfurtit nė bazėn ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Gjermani thanė se ka indicje nė rritje se sulmuesi 21 vjeēar Arid Uka me origjinė nga Kosova, ishte ekstremist islamik
>> Frankfurt: 21 vjeēari Arif Uka nga Kosova vret dy ushtarė amerikanė >>
>> Obama dėnon vrasjen e ushtarėve amerikanė!!
...marre nga Gazeta:Bota Sot