Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-11, 15:26   #10
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?

NJĖ YELL QĖ NUK SHUHET KURR
(shkruar nga shkrimtari, autor i : « Lufta pa maska » prof.S Krasniqi)

Duke ditur qė kudo qė paraqitet Adelina,nėse nuk shkon nė fillim tė shfaqjės,ėshtė vėshtirė ta gjesh njė vend te lirė pėr tu ulur.Shpesh edhe nė kėmbė e ke ngushtė.Me mikun tim,u nisėm drejt Lozanės,mė herėt se zakonisht.Posa arritėm para « Insomnia Club »,na u deshtė tė bėjmė disa lėvizje dhe rrotullime poshtė e lartė,duke kėrkuar vend qė ta parkonim veturėn tonė.Nė parkingun e diskotekės nuk kishte mė asnjė vend.Pas njė ecjeje kėmbė,qė na bėri mirė,u gjendem para « Insomnia Club »,ku njė grumbull njerėzish,tė tė gjitha moshave,nė disa kolona,prisnin me disiplinė pėr tė blerė biletėn.Pėrveq njė zėri tė humbur,qė mbeti pa pėrgjigje,askush nuk pyeste pėr cmimin jo tė zakonshėm prej CHF 30-.

Adelina do t’i identifikoj fansat e vet tė vėrtetė
Pasi u akomoduam mirė, nė lokalin e rinovuar, pa tym duhani, prisnim tė shohim edhe ndonjė kėngėtar apo kėngėtare, tė cilėt, pak pėr t’u afirmuar vet, ,pak pėr tė rritur numrin e publikut,bėjnė shpesh njė atmosferė tė mirė dhe ngrohin tė pranishmit para daljes sė artistit kryesor. Por jo ! Nga zėri i DJ Naimit, lehtė kuptohej se nė program, nė kėtė mbrėmje, ishte vetėm Adelina Show. Nga kureshtja e pyeta njė zyrtar tė lokalit, pse ndodhte kėshtu ? Rrudhi krahėt dhe nuk foli. Megjithatė arritėm tė kuptojmė se ishte insistimi i vetė Adelinės. Kjo mė bėri pėrshtypje dhe mė shtyri tė mendoj se artistja, si duket, dėshiron tė dijė cilėt janė fansat e saj tė vėrtetė,dhe jo tė « tėrhiqet si vagon» i ndonjė kėngetari apo kėngetareje tjetėr.
Dikur, menjėherė, pasmesnatės, nė skenė u shfaq Adelina. Adelinė, Adelina, prapė Adelina, brohorit publiku ! Pa pritur, nxjerrin qindra e qindra celularė nga xhepat dhe nė parter fillon njė shtyrje e paparė - secili mundohet t’i afrohet skenės.Skenė mjaft e ngjashme sikur shikojmė MTV Music Awards,por me fansa tė vėrtetė dhe jo tė montuar.
Por kot ! Parteri ishte i stėrmbushur dhe vetėm ata mė me fat qė kishin blerė biletat tė parėt,edhepse pak tė shtypur,rezistuan dhe mbetėn aty afėr skenės.Bie nė sy njė fanse zezake qė bėn tė pamunudrėn dhe depėrton afėr skenės me kamerė ne dorė.Tė tjerėt u deshtė tė pajtohen qė tė filmojnė artisten edhe nga 50 metra larg.Ajo,ende pa filluar kėngėn,me plot elegancė ,duke pėrshėndetur nga skena,elektrizon publikun.Duke dashur tė pėrshėndes tė gjithė,nuk harron tė pėrkulet herė majtas,herė djathtas.Ndėrsa,ndonjė tė njohshėm e pėrshėndet special duke ia drejtuar dorėn,por nuk ia pėrmend emrin : nuk do dallim mes fansave tė vet.Miku mė thotė : « Adelina po shpalos mė nė fund zotnillėkun e vet,e sheh ?Eh,megjithatė ėshtė e rritur me tradita dhe e shkolluar pėr kėtė qė bėn. »

Filloi me vallėzimin Flamenco Dance dhe pėrfundoi me kolazh popullor shqip.
Shfaqjet e saj janė gjithmonė premierė. Sa herė qė i kam parė, nė vende tė ndryshme, si kėtu, sikur sivjet verės nė Ulqin, ndryshojnė gjithmonė nga njėra tjetra. Derisa herėn e fundit, kėtu, u paraqit me njė trupė valltaresh zvicerane shumė profesionale, gjė tė cilėn e kishte praktikuar edhe gjatė verės, nė mėse 15 koncerte, pėr vetėm 5 javė, gjithandej trojeve shqiptare, sonte kishte pėrgatitur njė program me skenografi krejt tjetėr. Me ketė, Adelina me gjithė shpirt dėshiron tė ushqej tė pranishmit me pika e zhanre tė ndryshme muzikore. Dhe, nuk i mbetet borxh askujt...
Gjatė gjithė kohės sė shfaqjes, nė secilėn pjesė, sipas pėrmbajtjes sė valles apo kėngės ndėrron veshjen, ndėrron stilin e kėndimit, ndėrron dhe pėrshtat lėvizjet nė skenė. Veē kėsaj, ajo u jap rast edhe artistėve tė rinj tė fushave tjera qė nė spektaklet e saj tė paraqiten me artin e tyre, sikur artistit zvicrran me flakadanė dhe njė grupi tė rinjsh tė cilėt luajtėn disa valle shqip me veshje kombėtare. Ndėrsa, pėr fillim tė show-t tė saj kishte zgjedhur tė vallėzojė Flamenco,ėshtė hera e parė qė njė kėngėtare shqiptare e shoh tė bėj zgjidhje kaq tė zorshme nė koncert.Pas disa lėvizjeve,tė tė bėjė tė harrosh qė jemi nė njė atmosferė shqipe.Gracioziteti i saj nė skenė lė pėrshtypjen qė po shikon festėn e toreadorit i cili e di qė gjithmonė fiton. Iu deshėn vetėm dyzet sekonda qė tė kthehet me pike vallėzimi Belly Dance,qė quditerisht,asnjėhere nuk la pershtypje vullgare tek publiku,gjė qė pėrkrah thėnien qė Adelina ėshtė profesioniste deri nė pėrsosmėri.Tėrheqja e saj elegante nga skena,dhe aktivizimi i Video Beemer-it gjigant ne skenė ku silleshin fotot e saj me efekte speciale muzikore te punuara enkas vetėm pėr kėtė Show,paralajmėronte befasinė e rradhės.Mijėra duar u ngriten lart dhe brohorimat nuk po ndaloni dot,kur ne skenė hynė vallėtarė te valleve popullore shqipe dhe u degjuan tingujt e parė tė « Vallja e Rugovės ».Djem dhe vajza tė reja qė po iu jipej shansi tė dėshmonin talentin e tyre para njė audience aq tė madhe,u liruan nga emocionet kur nė valle u bashkėngjit Adelina me veshje origjinale shqipe.Hapat e saj te koordinuar nė perfeksion me ritmin shqiptar,pėrkujtojnė pikturat mė tė bukura te artit shqip ku piktorėt tonė ndėr shekuj kishin portretizuar hijeshinė e femrės shqiptare nė vallėzim.Menjėherė vazhdoi me kėngėn kushtuar kryeheroit “Skėnderbeu”,ku flakėt nė skenė lenin pėrshtypjen e ndonjė spektakli tė punuar pėr San-Remo…apo yvertyrėn imagjinuese artistike pėr kthimin e Skendėrbeut. Po me kėngėn, unė mendoj, mė hit nga hitet e saj, “ Ushtrinė time do ta bėj me Ibrahim Rugovėn”, Adelina e ndez publikun si gjithmonė, tė cilėt me njė dorė e filmojnė, me tjetrėn e pėrshėndesin duke e ngritur lartė dhe kėndojnė bashkė me tė. Ndonjė fans, pak mė emocional, nė atė rrėmujė tė elektrizuar edhe mundohet ta prekė edhe pse ajo ėshtė lartė nė skenė dhe brohorisin Adelina, Adelina, Rugova, Rugova! Me kėngėn “Urdhėr i Ri Illyric”, artistja i stolisi kryeheronjtė e periudhave tė ndryshme qė u sakrifikuan pėr trojet shqiptare.E mėsuar qė tė mos e lėnė tė largohet lėhtė,priti me respekt derisa zėrat qe brohorisnin « Edhe njė,edhe njė » tė qetėsoheshin,dhe premtoi kthimin e saj nė skenė pas pak minutash.
Nė pjesėn e dytė, Adelina ashtu qysh nuk e harron asnjė fans tė vetin, pas kėngės sė heroit tė saj, pėr tė mbushi zemrėn e secilit me pėrkushtim shumė tė madh e kėndon kėngėn, “Uragan ēohen krenarėt” qė u kushtohet tė gjithė dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave tė shqiptarėve, tė cilėn e pėrfundon me dy fishekzjarrė gjigante mu nė mes tė skenės. Brohoritje dhe duartrokitje shumė tė gjata pasuan pas kėsaj skene. Madje, disa tė njohshėm, vizitorė tė pėrhershėm, mė flisnin se nuk mbanin mend qė dikush tė ketė ndezur fishekzjarrė nė Insomnia Club. Duke vazhduar me disa nga hitet e saj tė zhanreve pop,rock,hip-hop,parodi,Adelina adhuruesit e vet i kalon nga njė gjendje shpirtėrore nė tjetrėn,si njė dramė dashurie qė nis pa fjalė,vetėm me lėvizje-vallėzim,pėr tė kaluar tek respekti i thėnė deri tek zhvillimi i kėnaqėshėm i kėnduar asaj qė tė gjithė e dashurojnė marrėzisht-njė jetė pėrrallore ,e kėnduar dhe vizuelizuar nė vetėm njė koncert .

Pjesa e tretė prap solli nje tjetėr Adelinė.Kėngėt e lehta qytetare te ndėrthurura mjeshtėrisht me kėnge burimore shqipe,bėne qė salla kėtė herė vėrtet tė quhet e « elektrizuar ».Edhe ata qė tėrė mbrėmjen s`kishin futur asnjė pikė alkooli nė gojė, vallėzonin dhe kėndonin,pa pėrjashtim.Me flokėt e mbledhura pas shpine,njė fustan tė gjatė qė ėshtė parė deri mė sot vetėm nė tepihun e kuq te Hollywood-it,lėvizje prej balerine dhe zė sa melankolik,aq i fuqishėm,mbi tre qerek ore nuk ndaloi asnjėherė dhe prap…publiku po kėrkonte kėngė tjetėr.Kėtė herė Adelina nuk tėrhiqej dot,publiku nuk po ndalej.Filloi kėngėn « Kosovė nena ime » me njė intonim pak mė ndryshe…e ktheu nė « Kosovė,dhėmbja ime,dashurinė tende zemra kurr s`ka me harrua ». Publiku,njejt si vet Adelina,dukeshin ashtu siq duken shqiptarėt gjithmonė.Mes dhėmbshurisė pėr realitetin kosovar dhe lumturisė sė asaj mbrėmje,e duartrokitėn pa fund.Syri me zuri njė grua nė mezomoshė qe po e duartrokiste duke e shikuar e buzėqeshur mes lotėve.Mbrėmja mbaroi me shumicėn e tė rinjėve qė pa humbur kohė,ia mėsyen tė fotografoheshin me Adelinėn.

Gazeta “Shekulli” ka bėrė njė zgjedhje dinjitoze dhe tė drejtė
Dinamika nė skenė, vallet, kėngėt e ndonjė fjalim i shkurtėr i artistes, e sidomos salla qė nuk zbrazej, na bėnė qė ta harrojmė kohėn. Pasi ora iu kishte afruar orės katėr tė mėngjesit, njė zė nė tavolinėn afėr time, u thoshte shokėve qė sonte sigurisht Adelina do ta vazhdoj Show-n e saj pėr njė orė, sepse qėlloi nata kur ndėrrohet ora. Nuk di, me marrėveshje a pa tė, por pas pjesės sė tretė tė kėngėve popullore, me duartrokitje dhe kėrkesa tė zėshme, sa dukej se mbaronte programin e kthenin prapė nė skenė.
Nė tri paraqitjet e saj, ajo kapte publikun sikur antenė satelitore duke shkaktuar njė gjendje emocionale sipas vallės apo kėngės qė ekzekutonte nė skenė. Pėrfundimisht, jam shumė i sigurt se gazeta “Shekulli” me plotė tė drejtė, para disa dite e shpalli Adelina Ismajlin, artiste numėr njė me ndikim nė Shqipėrinė Etnike. Ky gjest i gazetės “Shekulli” sikur i ka kurorėzuar tė gjitha epitet e deritashėm, si Divė, Primadonė e Pop-muzikės shqiptare,Themel i Muzikes Moderne,Pop Ikona Shqiptare nė Europė etj., qė fansat por edhe profesionistėt e Muzikės Mbarėshqiptare i kanė dhuruar ndėr vite,me plot meritė Adelinės. Dedikimi i vendi tė parė: Artistja mė me influencė nė trojet shqiptare, padyshim, i jep edhe njė elan dhe shtytje pėr ndėrmarrjen e saj artistike nė Paris,qė ēdo moment pritet tė shpėrthejė si njė revolucion nė artin shqiptar.
Nė Paris…atje ku shumė artistė shqiptar ,tė pakuptuar nė kohėn e vet,kanė gjetur atė qė i duhet artit,si shqiponjės qielli-lirinė.
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė