Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga halla e madhe
..me kujtohet si femije shkonim gjate pushimimeve te veres tek dajte e babes tim ne Has(fshatin G) per mua ishte knaqesi e veqant sidomos ne ate kohe piqeshin dardhat verore,ne ate fshat nuk kishte uje pije,nuset e dajve visheshin aq bukur dhe me ngjyra plote gjalleri nga puna e tyre e dores qendsiseshin veshtjet qe me mbesin deri sot para syve,ato nuse merrnin burite dhe bucaket e ujit dhe shkonin tek kroni te mbushni ujin e dites, ishte nje cermonial qe me pelqente si femije,ne mbremje kur mblidheshim ne oborr shtroheshin sofrat e burrave, e grave dhe e nje e femijve,sa kisha apetit kur uleshim nga 20 femij pernjehere,te gjitha bereqetet e zotit,me dukej krejt ishte me embel se mjalta ajo buke e dajve te babes...ah, edhe me shume me kujtohet kur neve femijve ne vejshin heret ne shtrat per te fjetur sepse ladronim tere diten neper ato bregore,kur naten me doli gjumi nga nje za i dajes babes,ishte daja S. i cili ja kishte marr kenges malesorqe rreth furres qereqit(gelqeres)aty mblidheshin djemnia e dajt duke shkri gur te qereqit kendonin aq bukur sa fillova nga kurreshtja te shkoj tek dritarja e kulles te shiqoj nga jasht sa pamje e bukur dukejt zjarri nga furra ,yjet ndriqonin e hena bente driten thua se po ju buzesqesh nje mbreteresh atyre malesorve mbi koke,....sa ishte knaqesi,sa here bleje dardha me lidhin kujtimet me Hasin, me dajt e babes tim....si femije kuptova sa shume e donin babin tim dhe ndiheshim aq te mirepritur tek ata njerze aq bujar dhe mikpritsa..po, kete tradite e kemi deri sote! 
|
Eh moj Hallė, po shpesh jam ulė nė atė sofėr tė burrave, tek dajallarėt e mi. Kam pas gjithė njė status mė special tek dajallarėt e shpesh herė dėshira ime ka qenė urdhėr pėr t`u zbatuar. Ende e ndjej prehrin e ngrohtė tė Gjyshit tim, kėngėt qė ai i kėndonte nė qifteli sikur ende mė buqasin nė veshėt e mij.
Shumė ditė tė mira e tė lumtura kam pas te dajallarėt, po sonte do tė shkruaj pėr Bankėn qė kurr nuk e gjeta
Nuk mbaj mend saktėsisht sa vjet i kam pasė, por ende mė kujtohen flakėt qė dilnin nga Gjimnazi i djegur nė Gjilan!
Njė javė pas djegies sė tij doli fjala se nė shkollė paska qenė edhe banka e rrogave tė profesorėve. Po ngaqė kish qenė nė njė sef te hekurt egzistonte mundėsia tė gjindeshin tė paprishura.
Ne "dreqnit e mahallės" siq na quanin do plaka dmth ne fėmijėt filluam gėrmimet e thesarit.
Kėtė e banim me zell tė madh qė nga mėngjezi e deri nė mbrėmje, kishim harruarr tė gjitha zėnkat qė kishim pas me veti, ende mė qeshet me pajtimin e madh me gishtin e vogėl qė e bamė tė gjithė qė ishim grindė mė parė. Shpejt e banėm sekretarin e gėrmimeve, arkatarin pėr gjėrat e gjetura planin si dhe ku tė gėrmojmė, si dhe punonjėsit. Mė tė rrezikuar ishim ne mė tė vegjėlit, pasi qė padrejtėsisht shfrytėzoheshim si nga sekretari gjithashtu edhe nga ata mė tė rriturrit, duhej tė sillnim ujė, bukė, e besa edhe tju banim hije tė mdhejve kur pushonin. Vazhduam kėshtu deri sa "spiuni" i mahallės tregoi nė shtėpi se ēfarė po bėnim ne. Kur ikėm nė shtėpi tė gjithėve na u patėn skuqė bythėt mirė e mirė me shpulla prindėsh, dhe pėr ditėt nė vazhdim na priste "roja"qė ishte ndonjėri prej prindėrve pėr tė na ndal tė hyjmė nė atė shkoll tė djegur e tė rrėnuar, se kishe me demek ne "dreqnit" rrezikonim tė humbisnim
jetėrat tona. Asnjėherė tjetėr skemi qenė mė kompakt ne fėmijėt e mahallės, ende me ėndje kujtoj planet pėr shfrytėzimin e thesarit.