Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Titulli: Qka perfiton Kosova nė bisedimet me Serrbin
- Moti ja paskan nise Ndėrmjet Kosovės e Serbisė Beogradi e Prishtina nisin sot pasdite bisedimet nė Bruksel. Temė bisedash do tė jenė bashkėpunimi rajonal, lėvizja e lirė dhe sundimi i ligjit. Rundi i parė fillon nė orėn 15. Bisedimet do t’i kryesojė pėrfaqėsuesi i BE-sė, Robert Cooper. Planifikohet qė pas takimit pėrfaqėsuesja e lartė e BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tė shpallė komunikatėn, kurse pėrfaqėsuesit e dy ekipeve t’u drejtohen medieve tė mėrkurėn.
Shtator 2010 – Asambleja e Pėrgjithshme e KB miraton rezolutėn me tė cilėn i hapėn dyert fillimit tė dialogut ndėrmjet Beogradit e Prishtinės dhe pėrshėndetet gatishmėria e BE-sė qė t’i ndėrmjetėsojė ato bisedime.
Korrik 2010 – Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė vlerėson se pavarėsia e shpallur njėanshėm e Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
22 shtator 2009 – Skadon afati pėr pėrgjigje nė tre pyetjet, tė cilat gjykatėsit e Gjykatės Ndėrkombėtare i kishin bėrė nė fund tė shqyrtimit nėntėditor – a ėshtė e lejuar pavarėsia jashtė kontekstit tė dekolonizimit, a kanė zhvilluar fushatė zgjedhore institucionet e pėrkohshme tė Kosovės nė vjeshtė tė vitit 2007 nė platformėn pėr shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė, si dhe me dokumentin e Rambujesė a ėshtė pėrcaktuar e drejta pėr vetėvendosje.
8 tetor 2008 – Asambleja e Pėrgjithshme e KB, miraton me shumicė votash, kėrkesėn e Serbisė qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė deklarohet mbi legalitetin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. Propozimin e rezolutės serbe e mbėshtetėn 77 delegatė, kundėr ishin 6, pėrkatėsisht pėrfaqėsuesit e Pallaut, Naurit, Mikronezisė, ishujve Marshall, Shqipėrisė dhe SHBA-sė.
15 gusht 2008 – Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq, zyrtarisht ia dorėzon kėrkesėn Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB, duke kėrkuar qė ky trup tė mbėshtesė rezolutėn e Serbisė me tė cilėn kėrkohet mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi legalitetin e shpalljes sė njėanshme tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Pyetja pėr kėtė gjyq ishte e formuluar: “A ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nga institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė Kosovė?”
26 mars 2008 – Serbia paralajmėron se do tė kėrkojė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė deklarohet se me shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė shkelur e drejta ndėrkombėtare. Serbia kėtė iniciativė do ta shpallė pėrmes Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.
21 shkurt 2008 – Rreth 500 mijė njerėz tubohen nė qendėr tė Beogradit nė njė miting “Kosova ėshtė Serbi”.
18 shkurt 2008 – Kuvendi i Serbisė vėrteton vendimin e qeverisė pėr anulimin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, si gjoja tė paligjshme. Pėr propozimin e qeverisė sė Serbisė votuan 225 deputetė.
17 shkurt 2008 – Parlamenti i Kosovės shpall pavarėsinė, e cila festohet nė tė gjitha qytetet e Kosovės. Brenda pak ditėsh pavarėsinė e Kosovės e njohėn SHBA, Turqia, Shqipėria, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Britania e madhe, Australia, Polonia. Deri tash pavarėsinė e Kosovės e kanė njohur 75 vende.
19 dhjetor 2007 – Kėshilli i Sigurimit i KB nuk nxori kurrfarė pėrfundimi nė lidhje me ēėshtjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Serbia kėrkoi vazhdimin e negociatave dhe kundėrshtoi dėrgimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė pa vendim paraprak tė KB. Sejdiu deklaroi se e vetmja zgjidhje e pranueshme pėr statusin e Kosovės ėshtė pavarėsia.
10 dhjetor 2007 – Treshja negociatore BE- SHBA-Rusi pas 100 ditėsh negociatash mbylli misionin. Nė raportin e Wolfgang Ischingerit, Frank Wiznerit dhe Aleksandėr Horēenkos, theksohet se Beogradi dhe Prishtina nuk arritėn marrėveshjen mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės, dhe se tė dy palėt i obligon pėr vetėpėrmbajtje nga dhuna. Beogradi kėrkoi vazhdimin e negociatave, kurse shqiptarėt e Kosovės nuk heqin dorė nga shpallja e pavarėsisė.
27-28 shtator 2007 – Shefat e diplomacisė sė vendeve tė Grupit tė Kontaktit theksuan nė New York pėrcaktimin e zgjidhjes sė marrėveshjes pėr statusin e Kosovės, qė do ta konfirmonte Kėshilli i Sigurimit i KB.
Negociatat direkte tė pėrfaqėsuesve tė Beogradit e Prishtinės, pas sė cilave shqiptarėt e Kosovės paraqitėn Propozimin e marrėveshjes mbi vendosjen e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore midis shtetit tė Serbisė e Kosovės, tė cilin zyrtarėt serbė e refuzuan.
10 gusht 2007 – Treshja negociatore BE- SHBA-Rusi filloi raundin e ri, 120 ditėsh, tė negociatave. Nė treshen ndėrmjetėsuese ishin tė qarta ndasitė ndėrmjet qėndrimit rus e amerikan – Rusia thekson se Pakoja e Ahtisarit ka dėshtuar dhe se negociatat nuk duhet tė kufizohen nė pikėpamje kohore, ndėrsa SHBA kėrkon zgjidhje brenda 120 ditėsh dhe nė bazė tė planit tė deleguarit tė KB.
20 korrik 2007 – Tė ballafaquar me kėrcėnimin e qartė tė vetos ruse, SHBA dhe 5 anėtare tė BE-sė heqin dorė nga vazhdimi i procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit tė KB, dhe paralajmėrojnė se pėrkujdesjen e mėtejshme ndaj kėtij procesi, qė nga pėrfundimi i muajit, ta marrė Grupi 6-anėtaresh i Kontaktit. Presidenti amerikan, George Bush, disa ditė mė vonė, deklaroi se ishte koha qė Kosova tė bėhej shtet i pavarur.
13 korrik 2007 – Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe anėtarėt e BE-sė i parashtruan Kėshillit tė Sigurimit propozimin e ri, tė pestin tė Rezolutės pėr Kosovėn, me tė cilėn serbėve dhe shqiptarėve tė Kosovės u liheshin edhe 120 ditė pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pranueshme reciprokisht, por pa automatizėm nė zbatimin e Planit tė Marti Ahtisarit, nėse ato negociata nuk mbyllen me sukses.
25 prill 2007 – Kėshilli i Sigurimit, me kėrkesė tė Beogradit e Moskės, dėrgoi nė Kosovė njė mision tė veēantė, i cili brenda katėr ditėve vlerėsoi gjendjen nė terren meqė disa shtete anėtare tė atij trupi “shfaqėn rezerva ndaj zgjidhjes” qė kishte propozuar Ahtisari.
20 mars 2007 – Ahtisari nė raportin pėrfundimtar pėr Kėshillin e Sigurimit tė KB propozoi pavarėsi tė mbikėqyrur si zgjedhje pėr statusin e Kosovės. “Riintegrimi i Kosovės nė Serbi nuk ėshtė opsion real, prandaj pavarėsia ndėrkombėtare e mbikėqyrur ėshtė zgjidhja mė e mirė”, theksonte Ahtisari.
2 shkurt 2007 – Ahtisari paraqet projektin e zgjidhjes, tė cilin Serbia e hedh poshtė, ndėrkaq shqiptarėt e Kosovės e pranojnė. Edhe pse nė dokument askund nuk pėrmendej nė mėnyrė implicite fjala pavarėsi, Kosovės i jepej e drejta tė aplikojė pėr anėtarėsi nė organizatat ndėrkombėtare, tė formojė forca tė armatosura dhe tė miratojė simbolet kombėtare.
20 shtator 2006 – Ahtisari nė New York informon Grupin e Kontaktit me rrjedhjen e negociatave. “Meqė procesi po hyn nė fazėn pėrfundimtare, ministrat shpresojnė pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme tė problemit tė fundit tė madh nė lidhje me shpėrbėrjen e Jugosllavisė”.
24 korrik 2006 – U mbajt rundi i parė i negociatave pėr statusin e Kosovės nė nivelin mė tė lartė, me ē’rast presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, Kosovės i ofronte autonomi thelbėsore brenda kufijve tė Serbisė, qė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e hodhi poshtė, duke theksuar se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje, tė cilėn do ta pranojnė shqiptarėt. “Beogradi ėshtė i gatshėm tė japė ēdo gjė pos pavarėsisė, kurse Prishtina nuk dėshiron asgjė pos pavarėsisė”, deklaronte Ahtisari.
Shkurt – shtator 2006 – Nė Vjenė u mbajtėn 10 raunde bisedimesh.
Janar 2006 – Grupi i Kontaktit konfirmoi parimet negociuse dhe i bėri thirrje Beogradit e Prishtinės tė punojnė nė mėnyrė konstruktive me Ahtisarin, pėr tė gjetur zgjidhje reale pėr shumė ēėshtje tė vėshtira, tė cilat duhet tė shqyrtohen.
11 nėntor 2006 – Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, zgjedhet negociator kryesor dhe 10 ditė mė vonė arrin nė Prishtinė, duke shėnuar kėshtu praktikisht fillimin e procesit negociator.
24 tetor 2005 – Kėshilli i Sigurimit i KB jep dritėn e gjelbėr fillimit tė bisedimeve mbi tė ardhmen e Kosovės. Ambasadorėt e organit mė tė lartė tė Organizatės botėrore mbėshtetėn propozimin e Sekretarit tė atėhershėm tė pėrgjithshėm tė KB, Kofi Anan, qė tė fillojnė bisedimet mbi statusin e Kosovės.
7 tetor 2005 – Grupi i Kontaktit miraton parimet e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, nė tė cilat theksohet se kjo zgjidhje duhet tė jetė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut,demokracinė dhe tė drejtėn ndėrkombėtare, dhe tė kontribuojė pėr sigurinė nė rajon.
Fillimi i vitit 2001 – Presidenti i atėhershėm i RF tė Jugosllavisė, Vojisllav Koshtunica, u pėrpoq tė nisė negociatat me liderin e shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, por ekipi kosovar nė momentin e fundit hoqi dorė nga pjesėmarrja pėr mbledhjen pėrgatitore. Po kėtė fat, e pėrjetuan edhe pėrpjekjet e kryeministrit Zoran Gjingjiq qė tė hapė procesin negociator me shqiptarėt e Kosovės.
9 qershor 1999 – Fundi i bombardimeve, kur forcat serbe tė sigurisė u tėrhoqėn nga Kosova, kurse nė Kosovė hyri misioni i Organizatės botėrore, UNMIK, dhe trupat e NATO-s, KFOR-i.
24 mars 1999 – NATO filloi bombardimin e Serbisė.
22 mars 1999 – Nga Kosova evakuohet misioni vėzhgues i OSBE-sė.
Shkurt 1999 – Dėshtojnė negociatat ndėrmjet Beogradit e Prishtinės nė Rambuje.
1998 – 1999 – Washingtoni emėron Critopher Hillin pėr raportues special nga Kosova. Hill nė shkurt tė vitit 1999 udhėton ndėrmjet Beogradit e Prishtinės, duke iu ofruar palėve versione tė ndryshme pėr zgjidhje pėr kompromis. Me Hillin nė bisedime kanė marrė pjesė edhe tė deleguarit specialė tė BE-sė dhe Rusisė, Wolfang Petrisch dhe Boris Majorski.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-03-11 nė 13:28
|