Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-11, 22:10   #5
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tėrmet 8.9 ballėsh dhe tsunami nė Japoni

TOKIO- Japonia ėshtė goditur sot nė mėngjes nga njė tėrmet me magnitudė 8.9 gradė tė shkallės rihter, njė ndėr 10 tėrmetet mė tė fuqishme nė 150 vitet e fundit, ndėrsa njė cunam dallgėt e tė cilit arrinin lartėsinė 10 metra ėshtė pėrplasur nė brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturės Mijagi, nė veri perėndim tė Japonisė. 30 minuta me vone nje tjeter termet eshte regjistruar.

Bilanci i viktimave pėr momentin ka arritur nė 1000 tė vdekur, dhjetra tė tjerė rezultojnė tė zhdukur. Bilanci ėshtė provizor dhe ndryshohet minute pas minute. Gati tė gjithė viktimat kanė gjetur vdekjen nga shembjet e ndėrtesave, si shembja e njė shtėpie pushimi nė Fulushima, ku gjetėn vdekjen 5 persona. Ndėrsa agjencia e lajmeve Reuters informon se njė anije me 100 persona nė bord ėshtė pėrfshirė nga Cunami. Sipas kompanisė "Tohoku Electric Power", rreth 4,4 milionė familje kanė mbetur pa energji elektrike nė verilindje tė Japonisė. Agjencia japoneze e lajmeve njofton zhdukjen e njė treni tė dytė. Rrezik nga clirimi i avujve radioaktivė pas dėmeve nė centalin bėrthamor tė Fukashimas.

JAPONI, ALARM PĖR CUNAM TĖ RI
Ora 22:45- Njė tjetėr tėrmet ka godituar pak minuta mė parė Japoninė. Bėhet fjalė pėr njė tėrmet me magnitudė 7,5 ballė shkalla rihter, ndėrkohė qė agjencia meteorologjike japone ka dhėnė alarmin pėr njė cunam tė dytė.

TĖ PAKTĖN NJĖ I VDEKUR NĖ KALIFORNI
Ora 22:32- Cunami qė preku Japoninė arrin edhe nė Kaliforni. Tė paktėn njė person ka vdekur, sipas njė raporti tė pėrkohshėm pas valėve mbi 2 metra, tė cilat goditėn nė kėto momente portin e Gjysmėhėnės, nė pjesėn veriore tė Kalifornisė

JAPONI, OBAMA DĖRGON NJĖ AEROPLANMBAJTĖSE TĖ DYTĖ
Ora 22:25- Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi dėrgimin e njė aeroplanmbajtėseje tė dytė, veē asaj ''George Ėashington'' qė ndodhet tashmė pranė brigjeve tė Japonisė, pėr tė kontribuar nė ndihmė tė tė prekurve tė tėrmetit dhe cunamit qė kanė goditur sot vendin, vendim tė cilin e bėri publik vetė Obama gjatė njė konference shtypi nė Shtėpinė e Bardhė. Aeroplanmbajtėsja nė fjalė ėshtė USS ''Ronald Reagan'', fillimisht ishte nisur drejt njė rajoni pranė Koresė sė Veriut.


POLICIA: 378 TĖ VDEKURI TĖ VERIFIKUAR
Ora 22:15- Rritet numri i viktimave tė cunamit nė Japoni. Sipas policisė vendase janė rreth 374 viktima tė konfirmuara, ndėrsa pėr herė tė parė ata deklarojnė se numri real mund tė shkojė edhe nė 1 mijė.

KATĖR TRENA TĖ HUMBUR
Ora 22:00- Sipas autoritetve japoneze bėhet fjalė pėr 4 trena qė kanė humbur gjurmėt pas tėrmetit tė parė dhe cunamit nė Japoni.

CENTRALI NĖ FUKUSHIMA, RREZIK AVUJSH RADIOAKTIVĖ
Ora 21:40- Centrali bėrthamor nė Fukushima, ku tėrmeti ka shkaktuar probleme serioze nė sistemin e ftohjes sė reaktorėve, mund tė clirojė avuj radioaktivė. Lajmi u publikua nga agjencia Kyodo. Nė orėt e fundit, qeveria japoneze urdhėroi evakuimin e 3 mijė njerėzve qė jetojnė nė zonėn afėr stacionit.

TĖRMETI NĖ JAPONI UL ĒMIMIN E NAFTĖS
Ora 21:20- Tėrmeti nė Japoni ka shkaktuar rėnien e ēmimeve tė naftės nėn 100 dollarė pėr fuēi, pėr herė tė parė nė mė shumė se njė javė."Ēmimi i naftės sė papėrpunuar ka rėnė ndjeshėm pasi pjesė tė konsiderueshme tė rafinerive nė Japoni janė mbyllur pėr shkak tė tėrmetit dhe cunamit", citon agjencia Reuters zyrtarėt lokalė. Japonia ėshtė njėra nga importueset mė tė mėdha tė naftės nė botė.

NJĖ TĖRMET TJETĖR 6,6 BALLĖ GODET BREGUN PERĖNDIMOR
ORA 20:50- Njė tėrmet tjetėr i fortė 6,6 ballė ra sot rreth orės 4:00 tė mėngjesit (e premte 19:00 GMT) nė prefekturėn Niigata, nė veriperėndim tė Japonisė, nė anėn e kundėrt tė bregdetit tė Paqėsorit tashmė i shkatėruar nga njė tėrmet dhe njė cunami. Lėkundjet u ndjenė nė Tokio si dhe nė shumė prefektura tė qendrės sė Japonisė. Mė tė fortat u regjistruan nė zonėn malore Nagano, afėr Niigata-s, mėsohet nga tė dhėnat e agjencisė meteorologjike.

PAPA SHPREH NGUSHĖLLIME PĖR FAMILJET E VIKTIMAVE
Ora 20:30- Papa Benedikti i XVI u shpreh ''thellėsisht i tronditur pėr pasojat tragjike tė tėrmetit dhe cunamit nė Japoni, dhe shpreh njė mbėshtetje dhe solidaritet pėr familjet e viktimave, thuhej nė njė telegram tė dėrguar nė emėr tė Papės nga kardinali Sekretari i Shtetit tė Vatikanit, Tarcisio Bertone presidentit tė Konferencėn Ipeshkvnore tė Japonisė.

ZHDUKET NJĖ TREN TJETĖR
Ora 19:00- Njė tren i dytė me dy vakona u zhduk pas cunamit nė prefekturėn Iėate nė verilindje tė Japonisė. Lajmi ėshtė bėrė publik nga agjencia vendase e lajmeve Jiji, e cila nuk ka specifikuar nėse bėhet fjalė pėr njė tren mallrash apo pasagjerėsh.

AGJENCIA JAPONEZE KYODO: MBI 1000 TĖ VDEKUR
ORA 18:26- Tėrmeti shumė i fortė dhe cunami qė goditėn sot verilindjen e Japonisė ka tė ngjarė tė kenė shkaktuar vdekjen e mė tepėr se 1 000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo

REGJISTROHEN EDHE 6 GODITJE TĖ TJERA TĖRMETI NĖ JAPONI
ORA 18:00- Tronditjet e tėrmetit vazhdojnė nė Japoni. Deri tani raportohen edhe 6 lėkundje tė tjera, njėra prej tė cilave me magnitudė 6,1, raporton Instituti i Gjeofizikės tė Amerikės. (USGS)

TĖRMETI GODET KILIN
Ora 17:50- Njė tėrmet me magnitudė 5,1 tronditi Kili verior nė kėto momente. Nuk ėshtė raportuar pėr dėme apo tė plagosur, por mėsohet se epiqendra e tėrmetit ėshtė regjistruar nė rajonin e Antofagasta, 1,300 km nė veri tė Santiago.

MĖ SHUMĖ VIKTIMA NĖ JAPONI, TV ASHAI: 337 TĖ VDEKUR
ORA 17:28- Nga ora nė orė ndryshojnė edhe tė dhėnat pėr numrin e viktimave nė Japoni. Sipas Televizionit vendas TV Ashai kanė vdekur rreth 337 pėrsona, ndėrsa 531 tė tjerė janė tė zhdukur.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė