Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-11, 20:22   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes

Shkruar nga: Albert Hitoaliaj


Rezultatet e shkencėtarit Rudolf Virchow, krijuesit tė shkencės sė kronologjisė, njė prej shkencėtarėve mė nė zė tė viteve 1800, politikanit e antropologut tė famshėm gjerman, pėr racėn shqiptare.

Shumėkujt mund t’i ketė rėnė rasti tė lexojė librin e Mit’hat Frashėrit, “Shqiptarėt” (Zenit Editions 2005) i cili ėshtė pėrkthyer nga origjinali i shkruar nė frėngjisht “Les albanais dans leur pays et ā l’etranger”. Ndėr shumė citime autorėsh – duke bėrė komente e pėrshkrime – qė Mit’hat Frashėri sjell pėr tė dhėnė njė pėrshkrim tė natyrės e karakterit qė ka kombi shqiptar, aty nga fundi, ai ruan si diēka tė veēantė njė citim tė cilin e thekson. Ky citim qė ai bėn, ngjan me ato fjongot qė u vihen mbi krye vajzave tė vogla, pasi i kanė veshur me hijeshi.

Duke qenė se ka folur pėr tiparet, doket, zakonet, kulturėn, aftėsinė, jetėn e frymėn e njė kombi qė ka prodhuar histori e qė ka lėnė gjurmėt e tij te kjo e fundit prej shumė shekujsh, ai, ndoshta, mendon qė pėr tė dhėnė edhe njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr karakterin e shqiptarit, po aq mirė – e ndoshta mė shumė se historia – mund tė na vijė nė ndihmė shkenca. “Po e ruajmė pėr nė fund opinionin e njė dijetari dhe antropologu tė madh, profesor Virchow. Blowitz, korrespondent i “Times”, na kujton takimin e tij me doktorin” – shkruan Mit’hat Frashėri nė librin e tij.

Fragmenti qė sjell Mit’hat Frashėri nė kėtė libėr, ėshtė njė pjesė e shkėputur prej shkrimit “Virchow chez lui (La danse des crānes- Les peuples des Balkans - La perle de la collection Vivent les Albanais!- Le sa- vant et l'homme politique)”, shkrim i cili u botua nė faqen e parė tė numrit 6442 tė gazetės “Le Matin”, Paris mė 15 tetor 1901. Nė artikullin e “Le Matin”, kjo pjesė e shkrimit qė flet pėr tiparet e kafkave tė shqiptarėve mban nėntitullin “La race supérieure” (raca superiore). Shkrimi origjinal i Blowitz, ėshtė botuar nė gazetėn “Times” qė nė vitin 1878, shumė vite mė parė sesa ribotimi i kėtij artikulli nė “Le Matin”, 1901. Mė poshtė do tė sjellim si artikull tė plotė, pikėrisht botimin mė tė hershėm tė tij.

Pėrse “Le Matin” e ribotoi, madje nė faqe tė parė, kėtė artikull i cili - bazuar nė kėrkimet shkencore - flet pėr superioritetin e madhėshtinė e racės shqiptare, karshi tė tjerave? Emri i Rudolf Virchow, personit qė bėn kėtė vlerėsim ėshtė pėrgjigjja e duhur. Nėse njė pėrfundim tė tillė do ta kishte thėnė dikush tjetėr, pak gjasa do tė kishte qė tė merrej pėr bazė, por emri i Virchow, ėshtė i pėrmasave tė tilla sa vėshtirė tė besojmė se njė shkencėtar i tillė kishte “lajthitur”, kur i shikonte shqiptarėt me mahnitje, si racėn mė tė pėrsosur.

Nė vitin 1915, pas ndarjes sė padrejtė tė trojeve shqiptare, Shqipėria kėrcėnohej sėrish nga njė copėtim i ri. Ishte viti i Traktatit tė fshehtė tė Londrės, i cili i falte Italisė Vlorėn me qarkun e saj dhe i lejonte njė lloj protektorati mbi Shqipėrinė e Mesme, teksa grekėt merrnin Shqipėrinė e Jugut dhe serbo-malazezėt atė tė Veriut. Nė kėtė vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zėrin pėr padrejtėsitė e radhės qė po bėheshin ndaj shqiptarėve. Nė atė kohė ai ndodhej nė Lozanė, Zvicėr. Mė 12 nėntor 1915, duke i dėrguar njė letėr tė hapur, zotit Hans Delbruck, kėshilltar i afėrt i qeverisė, profesor i historisė moderne nė Universitetin e Berlinit, ai demaskon politikat e gabuara gjermane.

Letra e shkruar dhe e botuar nė frėngjisht - “Gjermania dhe Shqipėria” (L’Allemagne et L’Albanie) – ėshtė botuar kėto vite nga studiuesi Jup Kastrati nė studimin e tij “Mbi krijimtarinė letrare tė Faik Konicės”, si pjesė e veprės “Studime pėr autorė tė ndaluar” botim ky i Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Arsyeja qė e pėrmendėm kėtė letėr tė Konicės, ėshtė se ndėr tė tjerė ai i referohet edhe Virchow, pėr t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seē shkruan ndėr tė tjera Faik bej Konica:

“...mund t’ju vė nė dijeni pėr ekzistencėn e njė traktati bullgaro-grek pėr ndarjen e Shqipėrisė, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Pėr kėtė arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarėt e mi njė pyetje: “Si do tė arrini ju tė pajtoni deklaratėn tuaj me planin brutal tė copėtimit tė Shqipėrisė?”

Ja njė vend, ja njė popull qė hyn nė kategorinė e “kombėsive tė vogla” dhe qė do tė meritonte, nė mėnyrė tė veēantė, mirėsinė dhe vlerėsimin tuaj. A nuk ka thėnė Mommseni juaj se kombi shqiptar ėshtė mė i vjetri nė Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me tė vėrtetė mė superior” tė Europės Lindore? A nuk e kanė pėrsėritur nė ēdo kohė, dijetarėt tuaj, qė dallohet nga fqinjėt e tij pėr nga gjuha dhe shpirti?”

Para se tė lexojmė takimin e Blowitz, gazetarit tė “Times”, me profesor Virchow, le tė shohim shkurtimisht diēka pėr jetėn e shkencėtarit gjerman. Kjo gjė na ndihmon pėr tė kuptuar mė qartė pėrfundimet e tij mbi shqiptarėt dhe rėndėsinė e punės sė tij.

Vazhdon.....Kush ėshtė Rudolf Virchow?


murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante