Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-11, 20:35   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes

Kush ėshtė Rudolf Virchow?

Rudolf Ludwig Karl Virchow (1821-1902) ishte njė doktor gjerman, antropolog, patolog, prehistorian, biolog dhe politikan, i njohur pėr shpėnien para tė shėndetit publik. Atij i referohen si “babai i patologjisė moderne” dhe konsiderohet si njė nga themeluesit e mjekėsisė sociale. Vinte nga njė familje bujqish me origjinė gjermane dhe polake. Virchow studioi pėr mjekėsi dhe kimi nė Berlin nė Akademinė Ushtarake Prusiane. Kur u diplomua nė 1843, shkoi pėr tė shėrbyer si asistent i anatomistit tė njohur, Robert Froriep. Njė nga kontributet e tij mė tė mėdha pėr arsimin mjekėsor gjerman ishte inkurajimi i pėrdorimit tė mikroskopit nga studentėt, duke u bėrė thirrje studentėve tė tij pėr tė 'menduar mikroskopikisht'.

Virchow ka meritėn e shumė zbulimeve tė rėndėsishme. Kontributi shkencor mė i njohur gjerėsisht i Virchow ėshtė teoria e tij pėr qelizėn, e cila ndėrtoi punėn e Theodor Schwann. Ai pėrmendet si i pari qė njohu qelizat e leucemisė. Virchow botoi nė vitin 1858 studimin e tij mbi qelizat nė “Omnis cellula e cellula ("ēdo qelizė e ka origjinėn nga njė tjetėr qelizė ekzistuese si ajo"), bazuar nė shpikjen e Franēois-Vincent Raspail. Ky ishte njė refuzim i konceptit tė lindjes spontane, i cili mbronte idenė se organizmat mund tė lindin nga materia e pajetė, i kundėrshtuar fillimisht nga Francesco Redi dhe hedhur poshtė pėrfundimisht nga Virchow, pėr tė deklaruar se burimi i vetėm pėr njė qelizė tė gjallė ishte njė tjetėr qelizė e gjallė.

Njė zbulim tjetėr i rėndėsishėm (i madh) i Virchow, ėshtė edhe ai qė bėri pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė me Charles Emile Troisier, nė lidhje njė nyje tė zgjeruar supra-calvicular dhe kancerin nė mushkėri. Kjo njihet si nyja e Virchow. Virchow ėshtė gjithashtu shumė i njohur edhe pėr sqarimin e funksionimit tė mekanizmit tė thromboembolism-it tė mushkėrive. Pėr mė tepėr, Virchow themeloi fushat mjekėsore tė patologjisė qelizore dhe tė patologjisė krahasuese.

Nė vitin 1869 ai themeloi shoqėrinė e antropologjisė, etnologjisė dhe parahistorisė (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte), e cila pati shumė ndikim nė koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Nė vitin 1885 ai zhvilloi njė studim tė kraniometrisė (matja e studimi i kockave tė kafkės), i cili dha rezultate tė habitshme qė kundėrshtonin teoritė bashkėkohore shkencore raciste mbi "racėn ariane", duke e shtyrė Virchow qė tė denonconte "misticizmin nordik" nė Kongresin e Antropologjisė nė vitin 1885 nė Karlsruhe. Nė vitin 1861, ai u zgjodh anėtar i jashtėm i Akademisė Mbretėrore suedeze tė Shkencave e nė 1892 u nderua me Medaljen Copley. Mes studentėve tė tij mė tė famshėm ishte edhe antropologu Franz Boas, i cili ėshtė quajtur si “babai i antropologjisė amerikane” dhe “babai i antropologjisė moderne”. Virchow ishte njė studiues i palodhur dhe ka lėnė njė numėr shumė tė madh veprash tė shkruara.

Ai zhvilloi gjithashtu njė metodė standarde tė procedurės sė autopsisė, e cila mban emrin e tij e qė ėshtė ende njė nga dy teknikat kryesore tė pėrdorura sot. Por mė shumė se njė mjek eksperimentues, Virchow ishte edhe njė avokat i pasionuar pėr reformat sociale dhe politike. Ai konsiderohet gjerėsisht si pionier i mjekėsisė sociale dhe antropologjisė. Virchow kundėrshtoi fort Darvinizmin nėpėrmjet njė lekture tė tij ku theksonte faktin se mungojnė provat e fosileve pėr njė prejardhės tė pėrbashkėt tė majmunit e njeriut.

Virchow ka meritėn edhe pėr themelimin e mjekėsisė shoqėrore, duke u pėrqendruar nė faktin se shpesh sėmundja nuk ėshtė thjesht biologjike, por njė rrjedhim shoqėror. Si njė bashkėthemelues dhe anėtar i partisė liberale (Deutschen Fortschrittspartei) ai ishte njė antagonist kryesor politik i Bismarkut. Thuhet se Bismarku e sfidoi Rudolf Virchow nė njė duel dhe Virchow, duke pasur mundėsinė e zgjedhjes sė armės, sepse ishte pala e sfiduar, zgjodhi dy salsiēe, ku njėra prej tė cilave ishte me kolerė. Bismarku, thuhet, se u tėrhoq nga dueli.

Njė fushė ku ai ka bashkėpunuar me Bismarkun ishte Kulturkampf, fushata anti-klerikale kundėr Kishės Katolike duke pretenduar se ligjet anti-klerikale sillnin "karakterin e njė lufte tė madhe nė interes tė njerėzimit". Virchow ishte njė person i respektuar nė qarqet masonike dhe ka burime qė pohojnė se mund tė ketė qenė njė mason. Vdiq nga pushimi i zemrės dhe u varros nė varrezat Matthews St., Schöneberg, Berlin. Shoqėria pėr Mjekėsi e Antropologji jep njė ēmim vjetor nė emėr tė Virchow-it (Rudolf Award Virchow).

vazhdon.....
Shqiptarėt, raca superiore
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė