Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
|
Titulli: Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes
Ky artikull i dedikohet rracės "superiore" qe para ca dite, dogji kolybet e te varferve ne periferi te Tiranes.
...........
Rracės time
Pas Gėrdecit, ngjarja mė e rėndė qė kam pėrjetuar nė kėtė vend, ėshtė ajo qė u denoncua me mjaft vonesė: spastrimi racor i 45 (a mė shumė) familjeve rome nė periferi tė Tiranės.
Edhe 21 janari ėshtė i rėndė, e unė nuk e harroj 21 janarin. Por, romėt e djegur te Stacioni i Trenit nuk kanė ardhur kurrė nė derėn e kryeministrit. Ata ndoshta nuk kanė hyrė kurrė as nė qendėr tė Tiranės, pėrveēse pėr tė lypur.
Ata janė qė nė lindje qenie tė deklasuara, tė pėrbuzura, tė rrahura e tė shkelura, tė lėnė nė mjerim nė barraka. Fėmijėt e tyre lindin pranė gjirizit, e vdesin pranė gjirizit. Kur janė tė vegjėl lodrat e tyre janė plehrat, e ardhmja e tyre ėshtė karroca e plehrave. Fėmijėt e tyre grabiten e shiten pėr pjesė ndėrrimi, dhe prindėrit kujtojnė se ua kanė ēuar nė fondacione qė tua ushqejnė mė mirė. Ata janė valvula ku shkarkohet depresioni i njė shoqėrie tė sėmurė e perverse. Dhe janė valvula mė e mirė. Ata mund ti djegim ditėn pėr diell, sepse ne jemi tropojanė e sepse ata janė jevgj.
JEVGJIT
Vetė termi "rom" sot, mė duket njė hipokrizi mediatike. Pėr ne, ata janė jevgj, tėrė ditėn e ditės, nė tė tėra komunikimet tona tė pėrditėshme, qė nga ministri e deri tek vetė jevgjit. (term jo i saktė ky, por qė ne e pėrdorim nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse pėr tė tėrė shqiptarėt me ngjyrė).
Dhe nėse nė shtetin tim, ata mund tė digjen kaq kollaj nė kasollet e tyre, policia tė ngulė kėmbė qė ata u larguan "me dėshirėn e tyre" dhe kriminelėt tė jenė akoma tė lirė, unė nuk dua tė jem pjesė e kėsaj hipokrizie e tė vazhdoj me politesėn e terminologjisė. Unė nuk mund ti quaj "romė" sa pėr protokoll, kur ne tėrė ditėn i trajtojmė si jevgj. Deri dhe i djegim si jevgj.
Kėto gjėra, ndodhin si tė ishinnormale nė shtetin tim.
Po ky nuk ėshtė shteti im.
Ky ėshtė shteti i tropojanėve.
TROPOJANĖ E SKRAPARLIOTĖ
Dua tu kėrkoj paraprakisht ndjesė atyre tropojanėve tė ndershėm qė jetėn e tyre e kanė ngritur pa u kacavjerrė nė hardhinė e tė parit tė fisit qė pushtoi Tiranėn. Dua tu kėrkoj ndjesė, se ka shumė prej tyre qė Tiranėn e kanė fituar me mund, e nuk ua kanė dhėnė nė pjatė nga torta e pushtetit.
Aq mė tepėr kur problemi nuk ėshtė dhe vetėm te tropojanėt. Janė skraparlinjtė. Janė shkodranėt. Janė gjirokastritėt. Janė dropullitėt. Janė kushdo qė vjen nė pushtet.
Problemi ėshtė tek koncepti tribal i ardhjes nė pushtet "krahinēe".
Krahina nga vjen, ėshtė CV-ja jote.
Mentaliteti qeverisės ėshtė se kur vjen nė pushtet e quan normale tė tėrheqėsh nė punėsim nė administratėn e shtetit tė tėrė rrethin prej nga vjen, tėrė kushėrinjtė deri nė 4 breza. Bizneset favorizohen nė bazė krahine, shokėsh klase e kushėrinjsh qė mė parė as i kishe parė kurrė. Ēdo ministėr, e kthen ministrinė e vet nė oaz ku peshkojnė tėrė farefisi e krahina qė e ka votuar.
Kur njė shkodrane ėshtė nė pushtet, unė si shkodran jam mė i mbrojtur nga shteti. Sepse, nė kėtė shtet punojnė njerėzit e mi. Nė tėrė hallkat e shtetit, do jenė vendosur njerėz qė do tė mė mbrojnė.
Jo mė kot, emrat e tė dyshuarve pėr krimin ndaj jevgjve te Stacioni i Trenit kanė rrjedhė vjedhurazi nga dosjet e shtetit. Sepse, janė nga krahina qė ėshtė nė pushtet. Pėr policinė, romėt kanė ikur me dėshirė.
Ky sistem i administrimit tė pushtetit me baza krahinore ka rrėnjė tė thella, qė tek Zogu, klani Kapo, e deri sot. Lufta e famshme e klasave jo rrallė u shndėrrua nė luftė raciste, mbi bazė feje e krahine.
Tropojanėt vetėm se janė mė me fat se korēarėt, meqė kanė qėlluar mė gjatė "nė pushtet" se krahinat e tjera.
Jam kurioz tė di si do jenė korēarėt kur tė kenė njė kryeministėr, president a kryeparlamentar tė tyrin.
Kjo mėnyrė e ndėrtimit tė shtetit, ka bėrė qė tė tėrė tė presim rradhėn qė bashkėfshatari ynė, tė ngjitet nė piramidė. Sot ata, nesėr ne. Sot tropojanėt, nesėr vlonjatėt. Do vijė dhe dita jonė.
Tė vetmit qė nuk kanė kurrė shpresė as tė lypin (e jo mė tė ngjiten) poshtė piramidės sė pushtetit janė jevgjit.
Prandaj, ata qė ndjehen qė "janė nė pushtet" mund tė marrin flakėhedhėsen e tė bėjnė spastrim racor.
LA RAFFLE
Si pėr koinēidencė, para pak ditėsh, tamam nė datat kur ata po digjeshin, policia nuk e deklaronte e media nuk e raportonte, kam parė filmin "La Raffle".
La Raffle tregon spastrimin racor tė 10 mijė hebrenjve nė Paris gjatė qeverisjes sė Vishisė nėn pushtimin gjerman. Parizianėt shpėtuan 10 mijė tė tjerė, por nga kėta qė u zhvendosėn me bekimin e xhandarmėrisė franceze, vetėm 4 a 5 u kthyen gjallė. Por, turpi i mbeti pėrsėri Parisit.
Sigurisht, sot nuk i dėrgojnė dot nė kampe pėrqendrimi, edhe pse Mehmet Shehu thonė e pati iniciuar nė kohė tė vet. Por mentaliteti ynė ėshtė i njėjtė me atė tė qeverisjes e logjikės spastruese tė Vishisė.
Zbimi i tyre me dhunė e me djegie, ėshtė njė veprim i pastėr racor, qė mund tė ketė dhe prapaskena tė tjera.
Nėse ato do tė ishin 45 familje pukjane, matjane, skraparliote, aq mė tepėr tropojane, askush nuk do kish guxuar ti digjte. Por, meqė janė familje jevgjish, dhe shteti nuk ėshtė e s'do tė jetė kurrė i jevgjve, ata mund tė digjen kollaj. Ndoshta, ajo tokė dikujt i duhet e pastėr. Mos tė guxojnė mė tė kthehen!
Nė njė kohė kur tėrė Shqipėria ėshtė "tokė e xanun" barakat e jevgjve janė mė tė pambrojturat. Ato nuk kanė peshėn e shtėpiave tė tė ardhurve tė tjerė tė vendosura dhunshėm nė tokė tė tjetėrkujt kėto 20 vjet. Ata tė tjerėt, janė krahina qė nesėr pasnesėr do tė vijnė nė pushtet.
Jevgjit mund tė pėrzihen nga banesat e tyre tė mjera, tė dhunohen e tė digjen, sepse, shteti im ėshtė njė shtet i ndėrtuar mbi racizmin.
ĒEĒENĖ E SKOCEZĖ
Racizmi ynė si popull as nuk fillon e as mbaron me jevgjit.
Ne kemi shpikur termin "ēeēen" pėr gjysmėn e popullsisė. Ne i quajmė "skocezė", me ironi ata qė vijnė nga Skrapari. Ne i quajmė me pėrbuzje "turq" myslimanėt e Shkodrės, dhe themi "grekėt e ****t" pėr sarandiotėt. Ne, tropojanėve u themi ligėsisht "malokė".
Nė 97'n nė jug tė bėnin provėn e gjuhės sė "malokut": po ta shqiptoje "xhashtė" nė vend tė gjashtė, mund tė haje plumbin. Sepse, urrejtja ndaj njė personi ishte shndrruar nė racizėm ndaj krahinės prej nga vinte.
Ne, qė jemi populli i pėrbuzur i trotuareve tė Evropės.
Dhe paradoksi ėshtė, qė po ata tropojanė qė (dyshohet se) dogjėn barakat e jevgjve, kur shkojnė nė Greqi trajtohen pak mė mirė se ata jevgjit e Stacionit tė Trenit.
MARSELI I SELITĖS
Njeriu mė i klikuar nė Youtube, ėshtė Marseli i Selitės, nė njė kėngė tė Aurela Gaēes. Dhe kėnga nuk ėshtė e klikuar aq prej Gaēes, sesa prej jevgut Marsel.
Ne nuk i kemi dhėnė asnjė shans jevgjve tė integrohen. Ne nuk kemi bėrė asnjė pėrpjekje pėr ta kuptuar kulturėn e tyre, e cila, nė disa aspekte mund tė jetė mė superiore tė paktėn pėrnga vlerat njerėzore, se e jona, qė jemi racė e bardhė nga jashtė e e zezė nga brenda.
Unė kam pasur mundėsi tė intervistoj jevgj, dhe kam parė me habi qė dashuria mund tė mbijetojė dhe te fusha e plehrave; qė pėrkushtimi, mund tė jetė mė i fortė mes njerėzve qė skanė as bukė tė hanė; qė mirėsia, mund tė jetė mė e thellė aty ku ngjyra ėshtė mė e errėt.
Ata nuk e kanė humbur gjuhėn e nėnės, edhe pse tėrė jetėn kanė qenė tė diskriminuar nė arsim. Teksa, pėr tė pėrfituar hiret e njė femre nė njė bar tė Italisė, ne, "raca e bardhė", jemi gati tė shitemi pėr ēekė e hungarezė.
Ne nuk kemi pėr ti hasur kurrė ata nė Living Room, as nė zyrat e Ministrisė sė brendshme, as nė bankat e shkollės sė mesme. Ata, nuk janė kurrė aty, sepse ato dyer janė tė mbyllura pėr ta, falė edhe heshtjes sonė fajtore.
Ne harrojmė qė ata ekzistojnė, sepse, i vemti kontakt i yni me ta ėshtė ose kur ata lypin, ose kur ne klikojmė videon e Marselit tė Selitės.
Ose, kur shohim nė lajme shkrumbin e barakave tė tyre.
DORA E BARDHĖ
Unė nuk kam si ta di se ēfarė fshihet pas spastrimit racor tė jevgjve nga zona pranė Stacionit tė Trenit. Policia nuk do tė tregojė se ē'po ndodh. Politika ka halle diabeti - secili e do tortėn e pushtetit pėr vete. Do bėhet ca zhurmė, ndoshta, por ata jevgj, sado "skema kafshate" tė ngrejė Kryeministri, nuk kanė pėr tu rikthyer mė kurrė aty. Edhe sikur tė dalim e tė lidhemi me zinxhirė te Ministria e Rendit, edhe sikur tė vijnė dhjetėra delegacione nga Evropa, ata, janė tashmė tė djegur pa kthim.
Ne nuk i shpėtojmė dot mė, sado shkrime tė bėjmė nė gazetė e kronika nė TV. Jetojmė nė vendin ku qeverisin shurdhėt e ku ēudia mė e madhe, 3 ditė zgjat.
Nė ditė si kjo, e urrej veten qė i pėrkas racės sime. Racės sė bardhė, me shpirtin e zi.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
|