Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-11, 18:07   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sinan Vllasaliu, 30 vjet rrugėtim me kėngėn ...

Je ndėr kėngėtarėt mė tė preferuar nė diasporė, cila ėshtė ndjesia jote kur je atje?
Kam pasur fat qė me vjet tė tėra jam nė diasporė, kam shumė miq, i dua shumė. Po tė mos ishte diaspora, si do tė mbijetonim gjithė kėto vjet, para, gjatė, pas luftės. Edhe sot ekonominė e shtetit 65 pėrqind e mban diaspora. Por ne nuk gjejmė kohė, vullnet, dėshirė tė krijojmė brenda Ministrisė sė Kulturės njė departament pėr diasporėn. Tė organizojmė festivale, teatro, koncerte, tė gjejmė mėnyra qė t'i falėnderojmė. E kemi edhe detyrė, obligim, ėshtė populli ynė.
Edhe unė ndihem si ata, ka gjenerata qė janė rrit me kėngėt e mia.
E dua diasporėn tonė.

Sa jemi origjinal nė artin muzikor, kur ka aq shumė imitime? Me ēfarė ke ruajtur origjinalitetin tėnd?
Nuk di ēka ėshtė origjinaliteti (e thotė me njė buzėqeshje cinike). A jemi origjinal? Hiq! (qeshet).
Jam i sinqertė nė artin tim, jam vetvetja, kur shoh nė pasqyrė njeriun karshi meje dua t'i kem llogaritė pastėr me tė, secili fajtorin duhet tė kėrkoj brenda vetes.

Po opinioni yt pėr estradėn...?

Estrada! Njė gjellė pa kripė, shumė, shumė pa kripė. Nė estradė ke kėngėtarė qė janė shumė tė mirė dhe ke nga ata qė kanė hyrė nė derėn e gabuar.

Sa ėshtė e lehtė tė arrish famėn dhe sa ėshtė e vėshtirė ta mbash?
Unė punoj, djersitem. Nuk i kam dhėnė trupin, as pamjen muzikės pėr famė, i kam dhėnė shpirtin qė e do muzikėn.

Me ēka krenohesh?
Me atė se jam shqiptar, me vajzėn, me familjen, mbi tė gjitha qė jam shqiptar.

Cili ėshtė suksesi yt mė i madh nė jetė?

Nuk e kam arritur ende.

Si i merr kritikat, po lėvdatat, sa tė bėjnė pėrshtypje?

S'ka mė mirė se lėvdata, lulja, duartrokitjet, ėshtė ushqim shpirtėror pėr kėngėtarin, ėshtė kėnaqėsi.
E kritikat, varet kush i thotė. Gėnjen ai qė thotė, jo unė nuk e kam problem kritikėn. Nėse kritika bazohet nė argumente, ėshtė e mirė, ndihmon tė pėrparosh, tė ecėsh pėrpara. Por kritika pa bazė ėshtė turp, duhet njerėzit tė kenė etikė profesionale, njerėzore. Nėse flasim me inate personale, nuk ėshtė njerėzore, ėshtė keq, ėshtė mėkat.

Ka ndodhur tė pendohesh ndonjėherė gjatė karrierės, me gjithė vitet e suksesshme nė skenė?
Jo! Nuk jam penduar. Nuk ka dy standarde. Je, ose nuk je pėr muzikė. E do kėngėn, ose nuk e do. Nuk jam personi qė pendohet, sepse i mendoj gjėrat para se t'i bėj dhe marrė pėrgjegjėsi pėr ato qė bėj.

Po ndonjė ambicie tjetėr qė nuk e ke realizuar deri tani?

Tė bėj njė kėngė pėr Nėnė Terezėn.

Kur do tė thoshe se e ke arritur kulminacionin nė muzikė, me ambiciet qė ke?
Gjithmonė kėrkoj shumė nga vetja, mbase ky ėshtė stimulimi qė shkoj tutje. Vetėm them se kulmin nuk e kam arritur ende.

Ka shumė thashetheme pėr estradėn, tė bėnė pėr to...
Kur ke 70 pėr qind tė popullit pa punė, nuk kanė ēka bėjnė pėrveē thashethemeve, por edhe 30 pėrqindėshi tjetėr nuk bėjnė punėn e tyre, por merren me tė tjerėt. Nuk mė bėnė pėr to. Nuk kam kohė tė merrem me budallallėqe, absolutisht, kam punė mė tė menēura.

Je i realizuar nė skenė, sa ndihesh i realizuar nė jetėn private?

Po, nė skenė ndihem i realizuar, por nė jetėn private mė pak, shumė mė pak. Realizimin nė skenė e ka vuajtur familja me mungesėn time, por njėkohėsisht edhe unė kam ndjerė mungesėn e familjes. Natyra e profesionit bėnė tė jesh i etur me qenė mė shumė me familje. Tė kesh kohė mė shumė qė tė realizosh mė shumė me familjen, ku ti gjen dashurinė, harmoninė, kėndin e qetėsisė.

Ka ende dashuri tė sinqertė apo ėshtė materializuar?
Po, ka dashuri tė sinqertė, ėshtė e pamundur tė mos ketė. Por duhet kuptuar edhe zhvillimet globale, teknologjinė qė ecėn shumė shpejt. Por jo edhe tė materializojmė dashurinė. Ēfarė na mbetet atėherė?

Pasioni, a mund ta mbajmė edhe me ikjen e viteve?
Mundemi, si nuk mundemi. Vetėm duket imagjinatė. Pasioni ėshtė armė pėr gjithēka, edhe nė dashuri, ėshtė aftėsia pėr tė zbuluar gjėra tė reja. Nuk kalon pasioni me vitet nėse don ta mbash, dėshiron ta mbash.

Pra, je edhe romantik?
Varet nga momentet. Bie borė dhe ndodh e dua, por mundet edhe tė mos jem nė valėt e romantikės dhe nuk e dua. Apo perėndimi i diellit, ka ēaste kur e dua, e pėrjetoj, ka ēaste kur nuk kam kohė.
Por, jam romantik, pse jo.
Jam i mishėruar me natyrėn, i dua shėtitjet nė natyrė. Nėse din ta duash natyrėn edhe ajo din tė tė kthej dashurinė, nuk e merr dot me mend sa ėshtė ndjesi e veēantė, ėshtė kur natyra tė pėrkėdhel, tė merr me vete...

Pėr ēfarė ndjen nostalgji?
Pėr fėmijėrinė, pėr festat, kohė kur ishte e mundur me qenė gjithė familja bashkė pėr festat e Vitit tė Ri, festat fetare, kohė qė nuk ėshtė mė.

Nga e gjithė kjo, sikur ke njė temperament tė qetė, porse dashi nė horoskop ka temperament eksploziv. Ju reflektoni energji pozitive, optimizėm...
Kur e di se deshėt janė ideal, pse po mė pyet (qeshet). Nuk ėshtė ari krejt ēka shkėlqen. Jam natyrė eksplozive, jam temperament, sidomos kur bėhet fjalė pėr padrejtėsitė, ndihem keq dhe eksplodoj. Jo, nuk jam natyrė e qetė. Po, temperamenti ėshtė plot energji pozitive, elan, optimizėm...

Ēfarė do t'u thuash adhuruesve qė i ke tė shumtė?
I dua shumė tė gjithė fansat e kėngės time, i dua kudo qė janė, njė pėrshėndetje pėr tė gjithė. Mė vjen keq pėr ata qė nuk kanė mundėsi tė vijnė kur kėndoj nėpėr Kosovė, kjo politikė e djallėzuar nuk po mendon pėr gjendjen sociale.
Njė befasi e bukur nga unė pėr tė gjithė fansat: Pėr herė tė parė do tė mbaj njė koncert nė Prishtinė, nė stadium. Me vite e kisha nė plan, por mungonin kushtet teknike, por kėtė vit do ta mbaj, do tė jetė koncert me orkestėr tė madhe, disa mysafirė.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė