Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-11, 07:46   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Shėrbimet Sekrete

Kėto sherbime lidhen me histori tė mėhershme nė forma organizative tė kohės.


Dėshmia mė e hershme e shkruar e spiunazhit ėshtė gjet nė njė pjatė balte e shkruar para 4000 viteve, kur Banum zbulues informatori nga MAVI nė lumin Eufrat, erdhi te sundimtari i tij pėr tė i treguar se ka vėrejtur njė sinjal drite tė dyshimtė nė fshatin fqinj armiqėsor.Punėn e parė te madhe me shkrim te agjencive tė fshehta, megjithatė,e ka lėnė Sun Tzu Wu, nė Kinė pesėqind vjet para erės sė re. Nė veprėn e tij "Arti i luftės",ky udhėheqės ushtarak shkruan se spiunazhi ėshtė "... tėrheqje e pejve hyjnore ..." dhe "... e cilėsuar si diēka e ēmuar nga sundimtarėt ..." Kush dėshiron tė qeverisė, duhet tė ketė aftėsinė pėr tė parė dhe tė parashikojnė ngjarjet nė shtetin e tij dhe nė rajon.

Perandorėt kinezė kanė pėrdorur pesė lloje tė spiunėve. Bizantėt nė fillim tė mesjetės spiunazhin e kanė inkorporuar nė diplomacinė e saj,kurse Curia e papės nė politikėn e kishės.Janė tė vetėm franēezėt tė cilėt nė shekullin e trembėdhjetė kur edhe benė institucionalizimin e policisė, shėrbimin e tyre tė zbulimit e ndėrtuar nė aparatin shtetėror. Charles i pesti kishte edhe"agjentėt personal" dhe "punonjės tė fshehtė"(Tė besueshėm),kurse Louis i IX ,sherbimin e kundėrshpinazhit,(Sot kundėrzbulimi)

Nė epokėn e monarkisė absolute, lojra tė pėzgjedhura u zhvillua nė gjykata dhe nė mesin e fisnikėrisė, pėr tė krijuar qytet e parė-shtete nė Itali,kėshtu spiunimi u bė lojė argėtuese e rrezikshme sociale. Sundimtarėt mbanin nėn kontroll rendin me ndihmėn e njė milicie publike tė armatosur rėndė,kurse pushtetin e tyre me ndihmėn e policisė sekrete. Pėr shkak tė luftės fetare dhe civile,, operacionet e zbulimit qė nė shekullin e shtatėmbėdhjetė,u ndanė nė "tė brendshėm" dhe "tė jashtme". Mė konkretisht, detyrat e agjentėve, qė athere u pėrcaktuan nė mbėledhje tė informacione komploti shtėpijak dhe mbi planet ushtarake tė fqinjėve.


Nė vitin 1647,Parlamenti Anglez ka themeluar i pari organ shtetėror me funksionin e shėrbimit tė fshehtė. Ministri themelues dhe i parė i policisė sekrete moderne nė Angli, ishte Francis Volsingem. Nė Francė, nė shekullin e tetėmbėdhjetė,ministėr ishte Jozef Pruse, dhe Prusia, nė mes tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė,ku si kreu i sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme u zgjodh Vilhelm Stibers.Ishte ky shekulli njėzetė kur edhe treguan forcėn e saj tė plotė dhe fuqinė e shėrbimeve tė fshehta, nė tė dy luftėrat botėrore. Kjo ishte njė kohė e spiunazhit total, kur vendet ndėrluftuese dhe nė konflikt bėnin ēka mos pėr tė mund kundėshtarin ne teren tė tij. Shėrbimi Sekret u zu mė pas nė mbledhjen te informacione tė inteligjencės ushtarake,dhe nga ana tjetėr, gjetja e informacionit mbi arritjet e reja teknike dhe shkencore, aktivizimin e lėvizjes sė rezistencės nė tokat e okupuara dhe veprime dezinformuese pėr tė mashtruar armikun. Paris, Londėr, Casablanca, Stamboll, Kairo, Berlin, Romė, gjatė luftės kan qenė qendra tė pėrbashkėta pė tė spiunuar palėt nė konflikt.


- Mish - qe i pėrdor okupuesi, kur edhe mbeshtetet nė shėrbimet e popullsisė sė njė qarku,

- Tė Brendshėm - ata qė zgjedhin nga mesi zyrtarė i armikut,

- Konvertues - spiunė armik tė cilėt janė kapur dhe pėrdorur pė qėllimet tona,

- Sakrifikues - informatorė tė dėnuar me dėshtim, dhe

- Tė mbijetuarit - ata qė kanė sukses me tė dhėna tė kthehen nė bazė nga kampi i armikut.

Mbreti Anglez,King Henry VII, megjithatė, dallon vetėm tre lloje zbulues:

- Agjent Sekret - njė njeri me pozicion tė mirė qė punon pėr ne, qė jeton nė njė vend tjetėr,

- Sneak(hundar) - ēdokush, madje edhe i njė origjinė tė ulėt, i cili na jep informacion pėr para, dhe

- Spiun - njė informator, profesion qė ka tė bėjė me publikun, si njė prift, berber, njė kirurg ose njė nėpunės, i cili nuk ka qėndrim tė pėrhershėm, dhe ėshte i njohur sa qė aj mund tė lėvizė nėpėr pallatet, kishat,xhami, sheshet dhe tė mbledhė informacion. Pa marrė parasysh se sa kohė ka kaluar, kėto lloje tė punonjėsve tė policisė sekrete kan ekzistuar dhe veprojnė pėr dekada tė tėra dhe nė tė gjitha vendet dhe sistemet, edhe pse shpesh nėn emra tė ndryshėm.

Fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21,shėrbimeve serkrete ua ka zgjatur dorėn syt dhe veshėt pa livizur vendit pėr tė mbledhur informacione konfidenciale.

Rjetet satelitore,telefonia,Internet rrjetet sociale,teknologjia dixhitale e mbikqyrjes, audio video paisjet,radio lidhės dhe transmetues paisje tė sotisfikuara me mundėsi magazinimi tė audio video materiale deri nė disa qindra orė,server tė fuqishėm nė Terabyt kapacitet magazinimi,u janė nė disponim sherbimeve sekrete dhe policisė publike,por edhe rreziku ėshtė mė i madh qė tė zbulohen nga sherbimet e kundėrzbulimi, tė huaja dhe vendase,andaj mėnyrat e veprimit klasik akoma shihen si me konfidenciale,kėshtuqė, bashkė mjetet e teknologjise sė pėrsosur,sot pėrdoren edhe metodat klasike tė zbulim-kundėrzbulimit nėn njė emėr tė ri,Shėrbim Informativ Kombetarė,po edhe si Shrbime Intelegjente......
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė