Titulli: Urdher arresti per Fatmir Limaj ???
Dėshmitari kyē nė procesin hetimor implikon veten dhe Limajn nė vrasje
Publikuar: Sot, mė 19 mars 2011
Konfuzitet i plotė rreth fletarrestit pėr Limajn Prishtinė, 19 mars – Dyshimin pėr krime lufte ndaj Fatmir Limajt EULEX-i e ka bazuar vetėm nė deklaratėn e dėshmitarit bashkėpunues “X”, qė ka thėnė tė ketė vrarė nė prill tė 1999-s dy oficerė serbė. Sipas tij, ekzekutimi ėshtė bėrė me urdhėr tė Limajt.
Qė ta marrė nė konsideratė atė ēfarė ka deklaruar ky dėshmitar bashkėpunues i EULEX-it, provė mė bindėse nė aktakuzėn e mundshme pėrmendet zbulimi 11 muaj mė parė i njė dosjeje mjekėsore tė dėshmitarit bashkėpunues “X” nė dhomėn e gjumit tė Limajt, gjatė njė bastisjeje qė ėshtė bėrė pa praninė e avokatit. Dosja flet pėr trajtim shėndetėsor tė dėshmitarit. E dėshmitari ka thėnė tė jetė detyruar nga Limaj dhe njerėzit e tij tė pranohej nė spitalin psikiatrik tė Prishtinės pėr ca kohė, pėr tė diskredituar besueshmėrinė e tij.
Limaj, njė nga ish-komandantėt e UĒK-sė, qė nė luftė ka mbajtur nofkėn “Ēeliku”, dyshohet se ka urdhėruar dhe ka marrė pjesė nė torturimin ēnjerėzor tė civilėve serbė e shqiptarė, nė njė kamp nė fshatin Kleēkė nė komunėn e Lipjanit, si dhe tė burgosurve ushtarė dhe policė serbė. Pėr kėtė rast prokurori i special Maurizio Salustro ka ngritur kallėzim penal kundėr tij dhe 11 tė tjerėve.
Me kėtė janė lėshuar edhe fletarrestime pėrkatėse. Ėshtė i vetmi Limaj qė deri tash nuk ėshtė e mundur tė arrestohet. Si deputet i Kuvendit tė Kosovės, ai gėzon imunitet. Ndėrkaq nga njėmbėdhjetė tė tjerė, 9 janė arrestuar dhe njė nuk ėshtė kapur akoma.
Sipas shkresave tė lėndės qė ka siguruar “Koha Ditore”, dėshmitari bashkėpunues “X” pėrshkruhet si njė ish-ushtar i UĒK-sė qė me profesion ėshtė vinēier dhe si njė person relativisht i paarsimuar, i cili “sidoqoftė e kupton shumė mirė domosdoshmėrinė e deklaratave dhe veprimet e tij”.
“Dėshmitari ‘X’ i angazhuar qė nė fillim nė luftė pėr vendin nė prill 1998 ėshtė caktuar nė Brigadėn 121 tė UĒK-sė nėn komandėn e pėrgjithshme tė Fatmir Limajt. Ai qėndroi nė UĒK duke kryer detyrat nė Policinė Ushtarake deri nė fund tė konfliktit”, pėrshkruhet profili i dėshmitarit. “Ndėrsa ai asnjėherė nuk ka pasur pozitė tė lartė nė UĒK, u respektua dhe u besua nga Fatmir Limaj dhe anėtarėt e tjerė nė rangun e lartė tė UĒK-sė, si njė plak fshati dhe njė person qė mosha e tij ishte shumė mė e madhe sesa mosha mesatare e ushtarėve tė UĒK-sė”.
Por, mė vonė gjėrat ndryshuan. Si dhe pse u prish raporti i Limajt me kėtė person, pse u dėrgua ai me zor nė Shqipėri, si u shpall person i jo i shėndoshė mental, si pėrfshihet kėtu Blerim Kuēi, kryetar aktual i KK tė Suharekės e shumė tė tjera mund t’i lexoni tė plota nė njė shkrim tė gjatė nė numrin e sotėm tė Kohės Ditore.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shpat : 19-03-11 nė 16:02
|