Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-03-11, 17:00   #96
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urdher arresti per Fatmir Limaj ???

Kurti: Fletarrestimi pėr Limajn nė mbrojtje tė Thaēit


Janė ndėrprerė hetimet pėr korrupsion qė tė mos preket Thaēi, i cili EULEX-it i nevojitet pėr bisedime me Serbinė, thotė pėr Radion Evropa e Lirė lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti.


RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kurti, pas raundit tė parė tė bisedimeve Prishtinė – Beograd, pritet qė sė shpejti tė organizohet edhe takimi i dytė. Ju nė vazhdimėsi e keni kundėrshtuar kėtė dialog. Ku qėndrojnė arsyet kryesore pėr kėtė kundėrshtim?


ALBIN KURTI
Bisedimet me Serbinė janė tė padrejta, tė pabarabarta dhe tė dėmshme. Ne konsiderojmė se nga kėto bisedime, Serbia do tė pėrfitojė nė dy rrafshe. Sė pari, nė rrugėtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, me ē’rast ajo synon qė, duke qenė para nesh, tė na e vėshtirėsojė mė pas neve ecjen drejt integrimeve evropiane.

Nė rrafshin e dytė, Serbisė, me kėto bisedime po i mundėsohet qė ta sajojė njė entitet autonom territorial serb brenda Kosovės, ngjashėm sikurse nė Bosnje, me ē’rast Kosova pėrfundimisht do tė bėhej njė shtet jofunksional.

Bisedimet me Serbinė po zhvillohen brenda kornizave tė gjashtėpikėshit famėkeq tė Ban Ki-munit dhe jemi tė bindur se gjashtėpikėshi i Ban Ki-munit ėshtė hallka qė e lidh Planin e Ahtisarit nė njėrėn anė me njė entitet serb, ngjashėm sikurse nė Bosnje.

Serbia do tė duhej tė plotėsonte njė mori kushtesh para se tė bėhet e denjė qė tė bisedojė me Kosovėn. Ajo duhet ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, ajo duhet ta ndryshojė Kushtetutėn ku shkruan se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, ajo duhet tė na i kthejė 1800 tė pagjeturit dhe tė na japė informacione pėr ta.

Ajo duhet tė na i kthejė librat kadastralė, fondin pensional dhe depozitat bankare tė qytetarėve tė Kosovės si dhe artefaktet kulturore.

Mandej, ajo duhet tė pushojė sė financuari strukturat ilegale tė saj nė Kosovė. Duhet ta ndėrprejė shtypjen, diskriminimin dhe terrorin qė ushtron mbi shqiptarėt nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc, pėrmes ekspeditave tė saj ndėshkuese, policore.

Serbia po ashtu duhet tė kėrkojė falje dhe tė na i paguajė dėmet e okupimit dhe tė luftės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt planin gjashtėpikėsh... Nėse iu referohemi institucioneve tė Kosovės, ato thonė se kėto janė bisedime kryekėput teknike. Ku e shihni ju rrezikun qė ato tė devijojnė dhe tė shtrihen nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės?

ALBIN KURTI
Tė gjitha temat qė po diskutohen atje, janė pak a shumė nė kuadėr tė kėtyre gjashtė pikave tė Ban Ki-munit, tė cilat e rrisin ndikimin e Serbisė brenda Kosovės dhe e zgjerojnė territorin ku ajo dirigjon brenda Kosovės.

Ne jemi tė bindur se politikanėt kryesorė nė Kosovė, qė janė bartės tė kėtij dialogu, janė tė korruptuar e tė shantazhuar, prandaj vetėm e vetėm pėr tė mbetur nė pushtet, ata po i pranojnė kėto bisedime, tė cilat e afrojnė Serbinė me Brukselin dhe veriun e Kosovės dhe enklavat serbe me Serbinė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė kishte edhe njė ide, propozim nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, qė bisedimet tė prekin sidomos ēėshtjen e statusit tė veriut. A shihni ju mundėsi qė bisedimet tė orientohen kah kjo ēėshtje?


ALBIN KURTI
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave po tregon se cila do tė jetė faza e dytė e kėtyre bisedimeve. Ėshtė e qartė qė dimensionet e vulave tė doganave janė ēėshtje teknike, mirėpo kurrsesi ajo qė shkruan nė ato vula.

Serbia do tė synojė qė zinxhiri komandues nė Policinė e Kosovės dhe hierarkia e gjykatave e prokurorėve nė Kosovė, nė majat e sistemit tė jetė e ndarė pėr serbėt dhe shqiptarėt. Pėrderisa zyrtarėt mė tė lartė shqiptarė nė institucionet e sistemit do t’i referohen Qeverisė sė Kosovės, ata serbė do tė jenė tė lidhur me EULEX-in dhe UNMIK-un.

Jemi kundėr ēfarėdo statusi special, autonomie apo ēfarėdo privilegjesh pėr serbėt nė Kosovė. Ne mendojmė se ata duhet tė jenė qytetarė tė barabartė para ligjit me tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe ēfarėdo privilegjesh pėr serbėt, nė fakt janė shpėrblim pėr Beogradin, pėr dhunėn e tij dhe krimet e kryera nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nėse mund tė kalojmė edhe nė njė ēėshtje tjetėr... Ditėve tė fundit, pamė njė valė arrestimesh dhe fletarrestimesh pėr ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, pėrfshirė dhe deputetin Fatmir Limaj. Si i shihni ju kėto zhvillime, marrė parasysh se disa nga kėto raste tashmė kanė kaluar njė herė nėpėr gjykata, kryesisht ato tė UNMIK-ut?


ALBIN KURTI
EULEX-i nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe aq mė pak e njeh luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė. Ata e pranojnė qė nė Kosovė ka pasur luftė vetėm atėherė kur bėjnė akuza pėr krime lufte ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė.

Jam i bindur se prej hetimeve qė i ka zhvilluar dy vjetėt e fundit EULEX-i nė Kosovė kundėr Fatmir Limajt dhe ministrisė qė ai drejtonte, ka ardhur nė pėrfundim se krimet e korrupsionit tė shkallės sė lartė, kanė shpierė gjithsesi te kryeministri Hashim Thaēi.

Prandaj edhe janė ndėrprerė hetimet nė atė drejtim dhe u gjet kjo mėnyra tjetėr qė tė akuzohet e ndėshkohet Fatmir Limaj pa u prekur kryeministri Hashim Thaēi, i cili EULEX-it po i nevojitet shumė pėr bisedime me Serbinė, nė mėnyrė qė edhe njė herė ta forcojė dhe mishėrojė doktrinėn pėr rėndėsinė shumė mė tė madhe tė stabilitetit nė Serbi, sesa tė demokracisė dhe tė drejtėsisė nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Mendoni se kishte njė orkestrim me politikėn kėtu?


ALBIN KURTI

Mendoj se kryeministri Hashim Thaēi nuk brengoset kur arrestohen pjesėtarėt e UĒK-sė, pėrderisa kėto arrestime nuk e arrestojnė atė personalisht.

Ndėrkaq, ai ėshtė brengosur shumė pėr hetimet e EULEX-it kundėr Fatmir Limajt pėr ēėshtjet e korrupsionit, pėr shkak se kėto hetime doemos e kanė cenuar edhe atė personalisht si kreu i qeverisė. Mendoj se tashmė nuk bėhet fjalė as pėr interesa partiake e as pėr interesa klanore, por vetėm pėr interesa rigorozisht personale.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Vetėvendosje tashmė ėshtė njė parti nė Parlamentin e Kosovės dhe vizioni i saj i shprehur ishte pėr unitet, integrim tė shqiptarėve. Ndėrkohė, e dėgjuam edhe shefin e displomacisė sė Tiranės tė thotė se njė integrim i tillė ėshtė i dėmshėm pėr shqiptarėt dhe preferonte integrimin pėrmes BE-sė. Keni biseduar ju me z.Haxhinasto dhe ēfarė i keni thėnė?


ALBIN KURTI
Edhe unė e vėrejta qė ministri i Jashtėm shqiptar, Edmond Haxhinasto, ishte i influencuar prej deklaratave tė politikanėve kosovarė qė kishte takuar para nesh. Ne ia shpjeguam gjerė e gjatė se si bashkimi kombėtar ėshtė ēėshtje e vullnetit tonė, ēėshtje e interesit tonė dhe duhet tė jetė njė e drejtė e jona. Besoj qė t’ia kemi ndryshuar mendjen nė njė masė.

Ne e kemi elaboruar ēėshtjen e bashkimit kombėtar si ēėshtje tėrėsisht racionale. Besoj se nė tė ardhmen, edhe politikanėt kryesorė nė Shqipėri do tė bėhen pjesė e ndryshimit tė madh nė politikėn shqiptare, ku njerėzit qė udhėheqin me institucionet, nuk do tė flasin me gjuhėn e frikės sė tyre personale, por me gjuhėn e vullnetit tė qytetarėve, qė duhet t’i pėrfaqėsojnė siē duhet.

Jam i bindur se, po qe se do tė organizoheshin referendume nė Kosovė dhe nė Shqipėri, populli edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri, si pjesė tė tė njėjtit komb qė jemi, do tė deklarohej pėr bashkim. Nė kėtė kuptim, edhe politikanėt do tė duhej tė jenė nė kėtė vijė.
Radio Evropa e Lirė
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė