Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-11, 15:41   #30
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdes kengetarja Emmy...

Lamtumirė EMMY! Ja si e kujtojnė kėngėtaren miqtė dhe kolegėt...

Iku Emmy! Nuk na pėrshėndeti. Familjarėt, miqtė e saj mė tė ngushtė dhe kolegėt i preu nė besė. Nuk ua shtrėngoi dorėn dhe as LAMTUMIRĖ nuk u tha. E veshėn me fustanin e nusėrisė, e pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit dhe fytyrėn ia mbuluan me lot. Nė mes kuku-ve rėnqethėse nėna i kėrkonte tė thoshte diēka, qoftė edhe pėr tė fundit herė, por… heshtjen e ftohtė mori si pėrgjigje. Babai… copė ajsbergu nė mes tė oqeanit. Motrat dhe vėllezėrit…vetėm me trup gjendeshin aty.

E ndėrkohė qė gjithė miqtė e tjerė ndanin bashkė ngjarjet e jetuara me tė, unė qė po shkruaj… kujtoj tė parin dhe tė fundit ‘takim’ me portretin e saj. Nuk pashė trishtim… as zhgėnjim! Pėrkundrazi, nė sytė e saj vura re JETĖ dhe dėshirė tė madhe pėr tė jetuar sekondėn, minutin, orėt, muajt, vitet…MBREMJEN! Mbase nė kokė i rrotulloheshin 1 mijė plane, por tashmė asnjė prej tyre nuk do t’i realizojė kurrė mė. E nga ta dinte ajo? Si mund ta parashikonte atė qė do t’i ndodhte pas 4 orėsh? Cila fantazi e ēon njeriun nė njė moment tė lumtur qė tė mendojė pėr vdekjen?!

Iku EMMY! Kėngėtarja, por mbi tė gjitha njeriu, ėndrrat e tė cilit iu ndėrprenė nė mes me dhunė. Kjo botė tė dashur miq pėrbėhet nga tre ditė: dje, sot dhe nesėr. “E djeshmja kaloi, e nesėrmja nuk dihet nėse do vijė, prandaj jetojeni ditėn e sotme”, ka thėnė njeriu i menēur Hasan El Basri.

Genc Prelvukaj

Me Emmy-n jemi parė shpesh nėpėr angazhimet tona profesionale. Marrėdhėnia shoqėrore ka qenė e mirė. Shumė shpesh temė bisede kemi pasur mbiemrin e saj, qė mua mė dukej shumė i ēuditshėm e ajo edhe mė tepėr ēuditej sesi unė e mbaja mend kur tė gjithė e njihnin si Emmy. Pastaj flisnim edhe pėr tema tė natyrės profesionale. Mendimi im pėr tė nuk mund tė jetė ndryshe, pėrveēse pozitiv dhe tani kur shkruaj mė del parasysh ajo vajzė e ėmbėl qė ishte dhe padyshim si njė kolege e matur qė kishte respekt ndaj ēdo njeriu qė e njihte. Ylli gjithmonė mbetet yll, pavarėsisht qė nga toka iku nė qiell. Ngushėllime familjarėve dhe tė jenė krenarė pėr vajzėn qė e kanė pasur.

Artiola Toska Balla

Mė besoni, akoma nuk dua ta besoj qė ndodhin kėto lloj tragjedish fatale edhe pėr vajza kaq tė reja dhe me shumė ėndrra nė jetė! E tmerrshme. Nuk ėshtė se kam pasur shumė miqėsi me tė, por kemi qenė nė njė koncert nė Itali dhe ia kemi kaluam shumė bukur dhe mė la mbresa shumė tė mira si njeri. Shumė e qeshur, e dashur dhe e ēiltėr si vajzė. Oh Zot sa keq mė vjen. Ngushėllime familjes sė saj.

Rovena Stefa

Me keqardhje tė thellė dua tė flas pėr kėtė ngjarje, qė akoma nuk e besoj. Emmy kishte shprehur dhe dėshirėn qė do tė ishte pjesėmarrėse nė “Vip Shpija”, qė do tė fillonte nė Kosovė mė 1 prill dhe unė u gėzova qė do tė isha me tė, sepse gjithmonė Emmy mė ka dhėnė pėrshtypjen e njė vajze tė mirė, tė qetė, tė thjeshtė e punėtore. Tani mė duket krejt e pamundur qė duhet tė flas pėr tė nė kohėn e shkuar. Ėshtė njė tragjedi e madhe pėr tė gjithė ne, sepse jeta vjen njėherė dhe askush nuk ka tė drejtė tė ta marrė, pėrveē Zotit e nė kėtė rast bėj thirrje pėr drejtėsinė qė tė zbulojė ngjarjen dhe tė mos jetė e mėshirshme.

Emmy paqja qoftė me ty e u prefsh e qetė. Tė duam.

Blero Muharremi

Emmy-n e kam njohur si emėr mė parė, por herėn e fundit kur u takova me tė ishte 12 dhjetor 2010 dhe gjendeshim bashkė pėr njė koncert nė Athinė. Ia kaluam mjaft mirė dhe kam vetėm fjalė tė mira pėr Emmy-n, ishte me tė vėrtet njė vajzė e mrekullueshme. Me tė vėrtet u ndjeva keq kur mora vesh lajmin. Nuk kam fjalė pėr atė qė i ndodhi, por Allahu ėshtė i madh dhe nė tė gjithė jemi tė asaj rruge, dikush mė herėt fatkeqėsisht e dikush mė vonė. Do na mungosh Emmy. R.I.P.

Rozana Radi

Nuk kam fjalė. Jam e shokuar dhe e tronditur. Emmy ishte njė vajzė, qė e donte shumė jetėn. Ishte njė vajzė qė kishte dėshira pafund. Ėndrra e saj e madhe ishte tė bėhej njė kėngėtare me emėr dhe tė tillė e njoha. Para shumė vitesh kur donte tė realizonte disa kėngė pėr albumin e parė kam punuar me Emmy pėr disa tekste. E kam takuar nė njė studio pėr herė tė parė para disa vitesh me vėllain e saj, Andonin. Ajo ishte shumė e lidhur me tė dhe ēdo gjė qė bėnte i merrte mendim atij. Njė ditė mė kėrkon qė ta prezantoja me njė kėngėtar tė mirė pėr tė bėrė njė bashkėpunim. Unė flas me Valton Krasniqin, i cili e pranoi ftesėn dhe vendosėn tė bėnin njė duet tė dy, ku tekstin e shkrova unė. “Rastėsisht u pamė, gabimisht u ndamė”, ishte kėnga qė Emmy me tė vėrtet pati shumė sukses. Gjashtė ditė pėrpara se tė ndodhte kjo fatkeqėsi jemi parė nė Prishtinė dhe ia kemi kaluar shumė mirė. Tė dielėn e kaluar erdhi mė takoi dhe mė tha qė do tė shkojė nė Tiranė dhe se do takohemi pėrsėri. Kontakti im i fundit me Emmy-n ka qenė njė sms nga vetė ajo dhe qė nga ajo ditė nuk e pashė mė. Ndonjėherė jeta nuk tė jep atė qė meriton. Ajo tashmė ėshtė njė engjėll. Do t’i mungojė shumė familjes sė saj, miqve dhe tė gjithė atyre qė e njohėn Emmy-n. Lutem pėr tė.

Ervin Bushati

Nuk di fjalė tė shpreh dhimbjen pėr humbjen e mikeshės e koleges sime Emmy. Nė fakt e kam njohur nė rrethana mė tė afėrta nga familjarėt e saj, kisha shumė miqėsi me njėrin nga vėllezėrit e Emmy-t. Pėr herė tė fundit qė jemi takuar pėr njė kafe ka qenė pak ditė para se tė ndėrronte jetė. Ajo ishte vajzė plot jetė e plot ėndrra. Ngushėllimet e mia mė tė pėrzemėrta familjes sė saj.

Denis Hasa

Lajmin pėr aksidentin dhe gjendjen koma, nė tė cilėn Emmy ndodhej e mora nėpėrmjet statuseve nė facebook dhe tė them tė drejtėn mė erdhi shumė keq. Ishim ndeshur nėpėr PUB-e, por nuk njiheshim personalisht. Diēka mė thoshte se do ta kalonte atė gjendje dhe shpresoja se do i rikthehej jetės, por tė nesėrmen nė mėngjes informohem se Emmy ishte ndarė nga jeta. Ishte njė shok, sepse nė moshėn 21-vjeēare njė vajzė ėshtė e mbushur me dėshira dhe ėndrra pėr t’i realizuar nė tė gjitha planet, jo vetėm nė atė profesional. Ideja se ishte ndarė njė herė e pėrgjithmonė nga ēdo gjė e saj mė dėshpėroi. Nuk e meritonte kėtė fund tragjik nė tė tilla rrethana dhe kaq herėt, ndaj i shpreh familjes, miqve dhe fansave tė saj ngushėllimet e mia mė tė sinqerta. U prehtė nė paqe. Tashmė nga kėngėtare ajo ėshtė shndėrruar nė engjėll.

Linda Halimi

Jam prekur thellė, unė dhe tė gjithė ne qė e kemi njohur personalisht kur morėm vesh ngjarjen e rėndė. Unė Emmy-n pėr herė tė parė e kam takuar nė “Nota-Fest”, ku konkurronim nė Shkup. Kemi kujtime qesharake bashkė, ngaqė ajo njė natė para festivalit duhej tė ikte nė Kosovė, e unė do kthehesha me tė. Ajo i jepte makinės dhe humbėm rrugėn gjatė udhėtimit. Nuk dinim nga tė shkonim dhe kemi qeshur shumė, por po vdisnim dhe nga inati gjithashtu, pasi nuk ishte hera e parė qė ishim nė Shkup. Tė premten qė kaloi kemi kėnduar sė bashku nė “Magic 4”, unė kėndoja kėngėn “Tė dua vėrtetė” dhe nė refren kam thėnė “Tė dua vėrtetė Emmy”. Ka qenė ndėr personazhet mė tė sjellshėm, tė butė e tė shoqėrueshėm qė unė njoh. Zoti e prehtė nė paqe, sepse ai e di mė mirė pse ndodh gjithēka qė na ndodh. Engjėjt i duhen Zotit, prandaj e mori Emmy-n.

Orgesa Zaimi

Me Emmy-n kam pasur mė shumė kontakte virtuale, domethėnė kemi biseduar pėr njė periudhė me mesazhe nė internet, nė facebook, nga ku unė mėsova se edhe ajo si unė, ishte nga Skrapari. Zbuluam se kishim miq tė pėrbashkėt, kemi folur pėr kėngėt, pasionin pėr muzikėn, ka qenė pak a shumė koha kur Emmy sapo kishte nxjerrė albumin e saj tė parė dhe ishte shumė e lumtur, qė ėndrra e saj u realizua. Pastaj jemi takuar nė “Kėnga Magjike 2008”, ku ishim tė dyja konkurrente. Vdekja e saj tragjike mė ka prekur jashtėzakonisht shumė, kam mė shumė se njė orė qė shikoj nė profilin e saj nė facebook kėngėt, videot, fotot e saj, njė vajzė e re e dashuruar me muzikėn, njė vajzė diellore. Ēfarė ka bėrė pėr tė merituar njė fund tė tillė? U prehtė nė paqe.

Valton Krasniqi

Kur kam dėgjuar pėr kėtė mė ka ardhur shumė keq. Kohėt e fundit kemi pasur shumė kontakte nė msn, Emmy ka kėrkuar nga unė njė bashkėpunim, pasi kėnga “Rastėsisht u pamė” ka bėrė boom. Kėtė muaj kam shkėmbyer shumė e-maile me tė. Herėn e fundit ishte nė Kosovė dhe mė ka telefonuar dhe mė ka pyetur nėse kam filluar punėn me kėngėn. Unė e njoh Emmy-n si njė vajzė me shumė motivacion. Hapat e parė ajo i ka pasur me mua. Mė kujtohet hera e parė kur ka kontaktuar me mua pėr njė bashkėpunim. Isha tek Arian Ēani nė emision dhe Ariani na bashkoi pėr njė bashkėpunim. Ishte shumė e motivuar pėr kėngėn dhe herėn e parė qė jemi takuar pata pėrshtypjen se ishte njė vajzė shumė simpatike, njė vajzė plot me dashuri pėr muzikėn. Emmy ka sakrifikuar shumė gjėra pėr tė pasur sukses nė muzikė dhe e ka arritur qėllimin e saj. Kam pasur shumė respekt pėr tė dhe do tė mbetet nė kujtimet dhe nė zemrėn time.

Afėrdita Dreshaj

Ngushėllime pėr tė gjithė ne, sepse ėshtė njė tmerr dhe njė tragjedi qė nuk mė hiqet nga mendja. Kur mora vesh pėr atė qė kishte ndodhur, nuk mund ta besoja dhe u trishtova shumė. Ka qenė njė vajzė shumė e ėmbėl dhe e bukur, ēdo herė ka pasur vetėm fjalė tė mira pėr tė thėnė, unė familjes sė Emmy-t i them ngushėllimet mė tė pėrzemėrta, kurse ne na mbetet tė mbajmė kujtimet dhe kėngėt e bukura qė ajo na ka dhuruar.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė