m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Bashkimin Kombėtar e don (alla) edhe Pacolli
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BE LK
Pershendetje,
Mendoj se bashkimi i shqiptareve eshte dicka shume e rendesishme dhe jetike per keto treva, por kur mendoj pritshmerine dhe se cfar mund te ndodhe pas nje realiteti te supozuar trembem se mos do ndahemi perseri !!!
Imagjinoni per nje cast sikur shqiperia dhe kosova dy vende te varfera ekstremisht, me nje nivel zhvillimi te popullit nen mesatare, me nje infrastukture krejt jashte kohes, dhe me nje mentalitet qe gjitcka e presin nga qeverite dhe partite. Ky realitet negativ ne shoqerine tone do bashkohej dhe nga dy pjese te vogla do dilte nje bombe e madhe me sahat aq sa mund te dridhte dhe beogradin.
Une mendoj se rruga me e mire qe shqiptaret duhet te bashkohen eshte te njohin fillmisht njeritjetrin, te nxjerrin mesime nga e kaluara e njeritjetrin dhe ti vene ne praktike keto mesime.
Te gjithe shqiptaret ane e kend e kane enderruar nje dite bashkimin, kane jetuar me kete enderr, i kane rritur femijet e tyre me kete enderr dhe kane shekuj qe e presin, por nese ndodhe, cfar pastaj ?!
Marrim shembull nje cift te dashuruar qe kane kaluar peripeci te pafundme deri sa kane arritur te bashkohen, te jetojne se bashke te anashkalojne te gjithe veshtiresite qe i pengonte per kete bashkim, por kur keta bashkohen dhe vendosin te jetojne sebashku si pa kuptuar shikojne se nuk kane as shtepi, as pune, as ushqim dhe as para per te paguar bileten ne autobuz... imagjino cfar bombe do jete e nesermja per keta dy te dashuruar pa fund !!!
Kjo eshte shqiperia dhe kosova dy te dashuruar ne delir, por, pervec dashurise e tyre nuk kane gje tjeter mbi shpirt, nuk kane as ekonomi e as njerez qe ti udheheqin drejt rruges se zhvillimit dhe prosperimit !
Pra nje bashkim imediat do jete i rrezikshem dhe i frikshem aq sa te na ndaj pergjithmone, une them le te ndodhe njeehre bashkimi mes njerezve dhe me pas te vij politika.
Le te vijne kosovaret ne tirane dhe te njohin tironist, le te shkojme ne atje dhe te njohim pejont ...etj.
Bashkimi qe propozon Pacolli nepermjet bashkepunimit dhe bashkerendimin te ekonomise eshte shume i sakte dhe vetem kjo forme mund te garantoj nje bashkim pa probleme te te gjithe kombit.
Realiteti shihet ne shqiperi dhe Kosove, jo ne Frankfurt, Paris, Berlin apo Rome...
Uroj t'ia kaloni mire.
BE LK!
|
Mire e ke thene, shoku, por ky ishte njeri nder aspektet e shumta...
Enderrat, sic thua ti, mund te mbesin (sic kane mbetur deri sot) enderra...
...dhe te mbesin pergjithmone si te atilla.
Eshte mire te mendojme thjeshte por edhe konkretisht/praktikisht...
Perse synojme Europen/NATO-n?
Per t'u bashkuar, apo jo?
Kur te hyjme/pranohemi ne BE/NATO, neve bashkohemi, apo jo?
Eh, pra, kur te bashkohemi me ta BE/NATO...neve praktikisht jemi bashkuar me Greqine, Bullgarine, Sllovenine, Qipron, Turqine (NATO)...nje dite, edhe me Serbine, sepse edhe kjo synon te njejten.
Pastaj shtrohet pyetja:
Perse na duhet se pari te bashkohemi me Greqine, Turqine, Serbine... para se te bashkohemi mes vete?
Dikush (nje numer shume i madh sosh) bashkimin mbrenda shqiptar e sheh di dicka "per inati te Serbise, Greqise..." apo si patriotizem... e jo si nevoje, si domosdoshmeri dhe sic dicka si me e natyrshmja ne bote...
Pranimi/bashkimi, qofte mbrendashqipar, qofte me BE-ne, apo NATO-n, nuk eshte zeniti. Nuk eshte shpetimi. Dhe, para se gjithash, nuk eshte se u krye puna jone...jeta vazhdon edhe me tutje. Puna duhet te vazhdoje, sepse problemet nuk zgjidhen automatikisht, vetvetiu...
Gjermanite jane bashkuar qe plot 22 vite. Por ende ka probleme te shumta: keqkuptime, nencmime, probleme sociale, ekonomike...
Ngjashem mund te na ndodhe edhe neve. Ndarjet krahinore to te mbijetojne edhe pastaj (me shprese qe te zvogelohen), ndarjet veri-jug, sic ishin ne Shqiperi, do te mbesin me gjase edhe per ca kohe... Pastaj krijohen edhe ndarje tjera me malokėt dhe ruralėt e tu Kosoves etj. etj. Mirepo, me rendesi eshte drejtimi i pergjithshem, i shumices...etj. etj.
Ndryshime pa dhimbje nuk ka!
Ia kalofsh bukur midis Tirone 
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|