Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-03-11, 19:03   #1218
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tadiq flet nė mėnyrė indirekte pėr ndarjen e Kosovės

Liderėt kosovarė jo vetėm se nuk po ftohen nė takime zyrtare tė niveleve tė larta, por tash as nė konferenca qė organizojnė organizatat joqeveritare, ndonėse Kosova si temė pėrmendet nė kėto takime.

Nė „Forumin e Brukselit“, qė ėshtė takimi mė i rėndėsishėm nė vit nėn organizim tė Planit Marshall pėr Gjermaninė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, edhe sivjet janė mbledhur njė numėr impresiv i zyrtarėve mė tė lartė, pėrfshirė kryetarin e BE-sė, Van Rompuy, sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, Rasmussen, dhe dhjetėra shefa shtetesh dhe qeverish.

Nuk ėshtė vėrejtur tė ketė qenė ftuar ndonjė zyrtar i Kosovės, ndėrsa janė parė sė paku dhjetėra pėrfaqėsues nga Serbia, qoftė udhėheqės politikė, po ashtu edhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nga Serbia, raporton pėr Kohėn Ditore korrespondenti i kėsaj gazete nga Brukseli.

I ftuar ka qenė edhe presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, i cili praninė nė kėtė konferencė e ka shfrytėzuar edhe pėr takime me liderė tė ndryshėm botėrorė.

Tadiq tė dielėn ka marrė pjesė nė njė debat pėr Ballkanin dhe integrimet nė BE sė bashku me kryeministrin e Malit tė zi, Igor Luhsiq, kongresistin amerikan nga Ohio, Michael Tarner, dhe zėvendėsdrejtorin e Zgjerimit tė BE-sė, Stefano Sanino.

Ishte e ēuditshme se as kėsaj radhe nuk ishte i pranishėm askush as nga Kosova e as nga Bosnjė-Hercegovina, edhe pse kėto dy vende u pėrmendėn mė sė shumti nė debat.

Qė nė hyrje tė debatit udhėheqėsi i tij, gazetari i “New York Times”, tha se ka qenė nė Mitrovicė nė vitin 1999, kur ishte ndarė Mitrovica pėrgjatė lumit Ibėr dhe ushtarėt francezė nuk e ndalėn njė gjė tė tillė, edhe pse kishin mundėsi.

Ai e pyeti presidentin e Serbisė, Tadiq, pėr idetė pėr ndarje tė Kosovės dhe pėr shkėmbim territoresh.

„Duhet nisur nga realiteti se, sikur shqiptarėt qė nuk e pranuan sovranitetin e serbėve, ashtu edhe shumica e serbėve nė Kosovė, sidomos ata nė veri tė lumit Ibėr, nuk e pranojnė sovranitetin e shqiptarėve“, tha Tadiq.


Ideja pėr tė „pranuar realitetin“ se serbėt nė veri nuk duan tė udhėhiqen nga Prishtina po fiton gjithnjė e mė shumė mbėshtetės edhe nė BE.

Edhe burime tė afėrta me dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit kishin sugjeruar mė parė se, kur tė vijė koha e diskutimeve pėr veriun, duhet „nisur nga realiteti“.

Pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian nė kėtė debat, Stefano Sanino, ish- ambasador i Italisė nė Beograd, tha se „duhet shikuar sesi serbėt nė Kosovė tė ndihen si nė shtėpi tė tyre dhe tė njihen pjesė e shtetit tė ri“.

Por Tadiq tha se serbėt nė Kosovė „nuk janė kosovarė, por janė serbė“.

Sanino tha se ishte mirė qė „presidenti i Kosovės foli nė veri me serbėt nė gjuhėn serbe pėr herė tė parė“.

Duke thėnė se Serbia nuk do ta njohė Kosovėn, Tadiq u shpreh se nuk duhet bllokuar gjėrat qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme tė njerėzve.

Presidenti i Serbisė edhe njė herė pėrsėriti atė qė dėgjohet shpesh nga liderėt e Serbisė se nė Kosovė duhet gjetur „zgjidhje historike pas njėqind vjetėsh mes serbėve dhe shqiptarėve“.

„Zgjidhje nuk mund tė jetė nėse njėra palė fiton gjithēka e pala tjetėr humb gjithēka“, tha Tadiq.

Me thėnie tė tilla serbėt ēojnė sinjale se kinse nė negociatat pėr status „Kosova ka fituar gjithēka, ndėrsa Serbia ka humbur gjithēka“, duke injoruar kėshtu faktin se Pakoja e Ahtisaarit ka qenė njė kompromis jo edhe aq i lehtė pėr Kosovėn.

Nė debat Tadiqit i ėshtė drejtuar edhe njė pyetje se kur takohet me pėrfaqėsuesit e Kosovės „a i sheh para vete kosovarėt apo Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?“.

Tadiq, duke buzėqeshur tha: „Buzėqeshja ime ėshtė edhe pėrgjigje“, por mė vonė u orvat tė pėrmirėsohet dhe shtoi se „i shoh kosovarėt, por shoh edhe ndėrhyrje nga jashtė“.

Tadiq tha se Serbia mbėshtet integritetin territorial tė Bosnjė-Hercegovinės dhe ėshtė nė favor tė pajtimit nė rajon.

I pyetur se „a e kuptojnė dhe e pranojnė nė Serbi se ēfarė ka ndodhur nė tė kaluarėn?“ presidenti i Serbisė tha se „kuptohet, por jo nga tė gjithė nė Serbi“.

Ministri i Jashtėm i Sllovakisė, Nilas Dzurinda, vendi i tė cilit nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, tha se nė BE mbėshtetet fuqishėm jo vetėm dhėnia e statusit tė kandidatit pėr Serbinė kėtė vit, por edhe nisja e negociatave tė anėtarėsimit me Serbinė dhe me Malin e Zi.
Dzurinda tha se pėr kėtė qėllim tashmė ka bashkėpunim tė vendit tė tij me Serbinė.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė