Presidenti nuk ėshtė kėtu
Publikuar: Sot, mė 30 mars 2011
Prishtinė, 30 mars- Behgjet Pacolli pritet qė ta lirojė rezidencėn sot, nė mesditė, shkruan Koha Ditore. Nė atė kohė, edhe zyrtarisht, do ti kumtohet aktgjykimi i gardianit tė Kushtetutės, se zgjedhja e tij nė krye tė shtetit nuk ėshtė bėrė nė harmoni me aktin mė tė lartė juridik tė vendit. Nė tė njėjtin moment, diku nė Hungari, kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, do ti marrė pėrgjegjėsitė e ushtruesit tė detyrės sė presidentit. Do tė jetė kjo hera e dytė qė Krasniqi e merr kėtė mandat brenda shtatė muajve. Nė mungesė tė tij do tė jetė nėnkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ai qė mund tia kėrkojė Pacollit ēelėsin e trezorit tė shtetit. Ish-kryetari i Aleancės Kosova e Re, edhe ashtu ka shprehur gatishmėri qė ta respektojė ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese.
Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se Pacolli ka dashur tė largohet nga zyra presidenciale, qysh tė hėnėn nė mbrėmje, mirėpo me insistimin e disa diplomatėve ndėrkombėtarė ėshtė tėrhequr nga njė veprim i tillė. Miqtė ndėrkombėtarė, sipas njė zyrtari tė lartė brenda koalicionit qeverisės, jo vetėm se i kanė rekomanduar qė ta presė aktgjykimin e Gjykatės Kushtetuese, por edhe i kanė thėnė qė tė mos tėrhiqet nga gara pėr president. Pacolli ka heshtur para publikut deri nė mbrėmjen e sė martės, kur edhe ėshtė paraqitur nė televizionin publik tė Kosovės.
Aty ka konfirmuar se pėr tė vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė i shenjtė. Siē kam deklaruar edhe mė pėrpara do ta respektoj totalisht vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Vendimin nuk e kam marrė, por pritet ta shohim nesėr, dhe unė do tė veproj ashtu siē shkruhet nė vendim.
Pėr kėtė jam i pėrkushtuar, ka thėnė ai pėr RTK-nė.
Pacolli ka filluar tė reflektojė nė respektim tė Kushtetueses, edhe pa e marrė aktgjykimin. Ai ėshtė paraqitur nė rezidencė, por nuk ka zhvilluar asnjė aktivitet prej presidenti. I ka anuluar edhe takimet qė i ka pasur nė agjendė. Kishte planifikuar tė takohej me njė grup intelektualėsh dhe pasanikėsh tė Gjakovės. Por, nė fakt, ai ėshtė takuar me kryeministrin, Hashim Thaēi, pėr ti shqyrtuar hapat e mėtejmė tė veprimit.
Njė njohės i ēėshtjeve juridike dhe kushtetuese ka thėnė se kahja e zhvillimeve tė ardhshme, nė masė tė madhe do tė varet nga formulimi i aktgjykimit tė Kushtetueses.
Sipas tij, Gjykata i ka dy mundėsi: tė japė ndonjė rekomandim pėr Kuvendin se ēka duhet bėrė tutje, por edhe tė mos e bėjė kėtė gjė, dhe vetėm ta konstatojė shkeljen qė ėshtė bėrė me rastin e zgjedhjes sė presidentit. Rasti i parė do tė ishte mė i favorshėm pėr Kuvendin, pėr shkak se do tė dihej se ēka duhet bėrė, kurse rasti i dytė mund tė linte prapė hapėsira pėr interpretime tė ndryshme, sesi duhet proceduar ēėshtja e zgjedhjes sė presidentit, ėshtė shprehur ky jurist.
Pėr bindjen e tij, nė rast se Gjykata nuk jep rekomandime, Kuvendi nuk ka nevojė qė ta thėrrasė ndonjė seancė tė re pėr rivotim tė presidentit.
Nė njė situatė tė tillė, kryeministri Thaēi, pas konsultave me partnerėt e koalicionit, do tė duhej ti bėnte kėrkesė u.d tė presidentit, pėr thirrjen e njė seance, me tė vetmen pikė tė rendit tė ditės: zgjedhjen e presidentit, ka thėnė ai.
Por, burime tė gazetės brenda Presidencės sė Kosovės, duke iu referuar argumenteve tė paraqitura nga trupi gjykues i Kushtetueses, njė ditė mė herėt, kanė treguar se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjė sugjerim pėr Kuvendin e Kosovės sesi duhet tė veprohet tutje. Gjithashtu nuk ėshtė dhėnė ndonjė afat kohor se brenda sa kohe duhet tė zgjidhet presidenti. Tė njėjtat burime kanė treguar se nė arsyetimin e Gjykatės nuk ėshtė pėrmendur fare termi kuorum. Por ėshtė lėnė tė kuptohet se nė procesin e votimit pėr zgjidhjen e presidentit tė Kosovės medoemos duhet tė jenė tė pranishėm nė sallė 2/3 e deputetėve e qė nė rastin e zgjedhjes sė Pacollit president nuk ka pasur kuorum tė mjaftueshėm.
Shefi i Grupit parlamentar i Koalicionit Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka parapėlqyer tė rezervohet nė dhėnien e shpjegimeve sesi do tė rrjedhin gjėrat gjatė ditėve nė vijim, ndonėse nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė Pacolli tė rikandidohet sėrish pėr president shteti.
Ai ka rikujtuar se mes KKR-sė dhe PDK-sė ekziston njė marrėveshje, pėrmes sė cilės Pacollit i garantohet posti i presidentit.
Prandaj ne presim nga kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, qė ta pėrmbushė marrėveshjen, ka shtuar Makolli (mė gjerėsisht sot nė Kohėn Ditore).