Citim:
Postimi origjinal është bërë nga elvio
Pse pikerisht Anna???
si mund ti thoje hajde tek komshiu
|
Meqe rrefuzon te jete i pranishem, atehere i lejon vetes te behet si i kojshise
Gjate praktikes si nxenese kur isha, erdhi nje grua, gati 50 vjecare, nga nje fshat i Tetoves.Hyri ne salle, e burri jashta(nje kokemadh ishte, sa dhe sot nder sy me rrin)......nejse, lindi ajo nje vajze dhe ne i treguam qe keni nje vajze...kur ja filloj ajo te vajtoje me te madhe: xhi thau mi moter, si mi cauc prap???? of qyqja mi si duet prape te vite ketau!!! (ne dialektin e tetoves)
Ne shtangem te gjithe, cfare pat tani...ajo kishte 6 vajza dhe me shprese qe do jete djale(qe s'kishte ardhe kurre ne kontroll per 9 muaj) e dolem jashta ne ti tregojme bashkshortit:
Keni nje vajze te shendoshe zoteri....
E din cfare tha ai?
I nxorri do dhembe te medhenj: ani, se do jape Zoti dhe djale!!!
pra, e shkreta grua nuk kishte faj qe vajtonte...ai mendonte te linde gruaja derisa te beje nje djale....ama sikur une ketij qurranit ti kisha dhene ate injekcionin qe e ke pershkruar fare mire ne nje postim ti elvio, atij me nuk do i shkonte mendja per grua....
ja nje arsye qe burrat te jene aty, kur gruaja mos doje me shume se nje, dy apo tre femije, burri ti bashkangjitet mendimit te gruas dhe te perkrahe ate ne cdo aspekt....