Buzhala kėrcėnon opozitėn, shpallet i pashkollė pėr Kushtetutė
Nė fillim tė seancės plenare tė Kuvendit tė Kosovės, nė kohėn e diskutimeve ėshtė zhvilluar njė debat i nxehtė ndėrmjet deputetėve tė pozitės dhe atyre tė opozitės.
Deputeti i PDK-sė, Berat Buzhala ka thėnė se shkelja e Kushtetutės ėshtė bėrė nga deputetėt e opozitės, tė cilėt e kanė lėshuar sallėn me rastin e votimit tė presidentit.
Kolegė nga opozita, bojkoteve tuaja ju ka ardhur fundi.
Nėse vazhdoni kėshtu, do tė pėrballeni me Gjykatėn Kushtetuese, ka thėnė Buzhala.
Ai ka shtuar se duhet tė shikohet nėse kėta deputetė kanė marrė leje nga Kuvendi pėr tė lėshuar sallėn gjatė votimit tė presidentit.
Menjėherė pas kėsaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri.
Ai ka thėnė se Buzhala nuk ka asnjė shkollė tė kryer pėr tė interpretuar nė kėtė mėnyrė Kushtetutėn e Kosovės.
Ky duhet tė dijė sė pari tė shkojė nė shkollė, sepse ky nuk ka shkollė tė kryer pėr kėtė punė, le ta lexojė Kushtetutėn, nėse ėshtė mėsuar me ndonjė regjim ku merren sanksione, ėshtė problem i tij, ka thėnė Beqiri.
Sugjerim pėr ta lexuar Kushtetutėn Buzhalės i ka dhėnė edhe kryeparlamentari Krasniqi.
Koha.net
Nė njė lokal tė Prishtinės takohen Ibrahim Gashi e Fatmir Limaj
Nė orėt e pasdites sė ditės sė mėrkurė, nė njė lokal nė qendėr tė Prishtinės (afėr Sheshit Nėna Tereze) janė parė duke pirė kafe Ibrahim Gashi kėshilltar i parė i Behgjet Pacollit dhe Fatmir Limaj nėnkryetar i PDK-sė dhe deputet i Parlamentit tė Kosovės.
Burime tona bėjnė tė ditur se njė nga kėrkesat e Fatmir Limajt drejtuar Ibrahim Gashit ka qenė qė AKR-ja tė japė njė kandidat tjetėr pėr president, ndryshe ai dhe grupi i tij pėrsėri do tė votojnė kundėr Pacollit.
Se si do tė rrjedhin gjerat nė tė ardhmen pritet tė shihet.
Bota Sot