Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-11, 09:45   #6
Lypesi
Realist
 
Avatari i Lypesi
 
Anėtarėsuar: 22-07-09
Postime: 216
Lypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithėLypesi i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Ritualet Besimet dhe Bestytnitė e Shqiptarėve nė Pollog

Rituali i larjes sė fėmijės kur mbushet me puērra apo shkuarja e pulave
Pasi qė fėmija ėshtė mbushur me puērra, atėherė e marrin dhe e lajnė me ujė qė t’i shkojė e keqja apo tė kėqijat. Zakonisht fėmijėn e lajnė mu afėr derės sė kotecit tė pulave. Larja e fėmijės bėhet me ujin qė e ngrohin dhe nė tė futet njė shat ose kazmė, qė i nxehin nė zjarr deri nė atė masė sa qė skuqen dhe pastaj i zhytin nė ujė, por, vetėm njė herė. Pra, me kėtė ujė tė ngrohtė edhe e lajnė fėmijėn qė ėshtė mbushur me puērra apo shkuarja e pulave. Nė popull besohet se larja qė i bėhet mu para kotecit ka pėr qėllim qė tė kėqijat tė shkojnė bashkė me ujin te glasat e pulave nga e ka marrė sėmundjen. Pėr shatin apo kazmėn e nxehtė besohet se sėmundja i kalon mu ashtu siē ftohen kėto vegla tė punės nė ujin qė e lajnė fėmijėn. Nė fund duke e larė fėmijėn thuhet: “Sebep pi kėsaj, e dėrmį pi Zotit”.
Rituali i leckės me nėntė tishka
Sipas kėtij rituali, lecka me nėntė tishka pėrdoret pėr gratė, tė cilat lindin apo s’e mbajnė fėmijėn deri nė muajt e caktuar, por lindin nė muajin e gjashtė ose tė tetė.
Nė popull ende e hasim kėtė ritual. Qė fėmijėt tė mos linden gjashtė- (v.i.) apo tetėmuajsh, atėherė gruas kur mbetet me barrė, ia mbėshtjellin nė njė leckė nėntė tishka tė vogla druri, tė nxjerra prej nėntė trarėve tė ndonjė shtėpie nėntėanėtarėshe, dhe kėtė leckė me kėto nėntė tishka ia lidhin pėr ushkurin e dimive, tė cilėn e mban gjatė kohės sa ėshtė me barrė, me qėllim qė fėmijėt t’i lind muajin e nėntė e t’i rrojnė gjatė. Gratė qė i bėjnė fėmijėt pa hėnė apo qė lindin nė muajin e gjashtė apo tė tetė e qė u vdesin, dalin tri tė premte njėra pas tjetrės dhe i numėrojnė “xhematin” qė kanė shkuar pėr ta falur Xhumanė. Tri herė nga nėntė veta i numėron me qėllim qė fėmijėt t’i bėjė nė muajin e nėntė. Thuhet se pėr tė lindur fėmijėt nė tė nėntin muaj, kur janė tė fejuara duhet dalur fshehtas pėr t’i numėruar petkaxhinjtė e vet tri herė nga nėntė veta.
Rituali i breshkės sė ujit
Ky ėshtė njė ritual pagan qė e hasim nė adetet tona popullore. Koka e breshkės sė ujit pėrdoret pėr gratė tė cilat nuk lindin fėmijė ose, siē i quan populli, “gratė qė janė shterpe”.
Rituali bėhet nė kėtė formė: Merret koka e breshkės sė ujit ashtu e pėrgjakur dhe e lidhin me do lecka qė janė pėrshkuar nėpėr dorė tė shumė hoxhallarėve. Palohet me shumė kujdes nga ndonjė grua plakė e cila nė jetė i ka mbėrritur nipat dhe stėrnipat e vet, pra, koka e breshkės sė ujit ashtu e mbėshtjellur mirė lidhet pėr ushkurin e dimijave apo tė doneve, dhe mbahet pėrderisa tė mbetet shtatzėnė. Por, ndodh qė edhe pasi tė lind, ta mbajė pėrderisa fėmija fillon tė flasė.
Rituali i fėmijės sė ndėrruar pas 40 ditėve
Edhe sot ndodh qė fėmija pa i mbushur ditėt tė ndėrrohet (stoliset), me ē’rast kur e shohin se ėshtė ndėrruar ai fillon tė qajė, bile-bile edhe dobėsohet, e ndėrron pamjen nė fytyrė. Por, pėr kėtė nuk di kush se ēfarė i dhemb, prandaj pėrdorin kėtė ritual: I marrin katėr vajza tė dhėna apo tė fejuara si dhe dy vajza beqare tė cilat foshnjėn e ēojnė te varret, ku e mbėshtesin nė njė rrasė varri si dhe njėra mbetet aty pari, kurse 3 tė tjerat largohen. Vajza e cila gjendet pranė fėmijės, kuptohet ėshtė e fejuar, dhe nė kėtė rast i thotė kėto fjalė duke i pėrsėritur tri herė: “Zanė-zanė e malit, bjerr ēka tė marr, merre ēka ke lanė”. Nė qoftė se fėmija nė atė ēast qanė, tregon se atė e kanė shėruar zanat, por nėse nuk qanė, ndodh qė fėmija nė rrasėn e varrit tė vdes. Pra, pėr kėtė ritual shkohet tri ditė rresht. Prandaj foshnja pa i bėrė ditėt nuk duhet ta lėmė vetė.
Rituali i prerjes sė kėrthizės sė foshnjės
Ky lloj rituali bėhet nė kėtė mėnyrė: Ende pa ia prerė kėrthizėn, foshnjės ia prekin tėrė trupin me njė lėvere ēorapi, qė nė popull quhet lėvere, qė besohet se e mbron prej syrit tė ligė apo tė marrjes mėsysh. Rituali i prerjes sė kėrthizės nė vete ngėrthen disa mjete pėr prerje siē janė: sėpata, zhileti (brisku), gur pėr gur, me gėrshėrė etj. Me rastin e prerjes sė kėrthizės, pėrkatėsisht e lidhin me njė gjatėsi tė lėshuar prej tre gishtash, qėllimi i lėshimit tė tre gishta zorrė prej nyjes sė lidhur ėshtė qė foshnja mė lirisht tė merr frymė si dhe tė mos i zgjidhet nyja.
Prerja e kėrthizės me mjetet e pėrmendura kanė edhe besimet e veta nė popull, si pėr shembull, prerja me sėpatė ose gur me gur, besohet se foshnja do tė bėhet mė i butė, mė i urtė nė jetė. Nė rast se i pritet kėrthiza me zhilet apo brisk, ai nė jetė do tė bėhet i egėr, i rreptė, kokėfortė, e kėshtu me radhė. Por, vlen tė pėrmendim se nė tė kaluarėn nė shumė raste kėrthizėn e kanė prerė me gur pėr gur, qė sot apo qė nga e kaluara e afėrt rrallė diku haset, sepse nė popull besohet se foshnja nė jetė do tė jetė i pagdhendur mu ashtu si gur, e kėshtu me radhė. Prandaj kėrthizėn e presin me sėpatė apo gėrshėrė, qė nė popull besohet se do tė jetė i butė, i urtė, i menēur, mendjemprehtė si sėpata e mprehtė apo si gėrshėrėt qė presin.


Vazhdon...
__________________
lypja se nuk ta jep ,merrja se nuk tė thotė gjė!
Lypesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė