Titulli: Lajme Aktuale....
Deputetet jan te lire per te vendosur rreth pjesmarjes ne kuvend
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup krasniqi tha tė premten se askush nuk ka tė drejtė ti obligojė deputetėt qė tė qėndrojnė nė sallė, nė kohėn kur zgjidhet presidenti i vendit.
Duke folur pėr seancėn e jashtėzakonshme, tha se nė Kryesinė e Kuvendit ende nuk ka arritur njė kėrkesė e tillė, ndėrsa nė momentin qė arrin kjo kėrkesė mund tė procedohet edhe sonte, raporton Telegrafi.
Kryeparlamentari me kėtė rast tha se duke u bazuar nė Kushtetutė dhe nė Rregullore tė punės sė Kuvendit ėshtė vullnet i deputetėve nėse duan ose jo tė qėndrojnė gjatė votimit nė seancė, ndėrkaq kryeministri i vendit mė parė i kishte fajėsuar partitė politike opozitare si shkelės tė Kushtetutės, tė cilat sipas tij me bojkotin e tyre sollėn Kosovėn nė kėtė gjendje.
Krasniqi ka kėrkuar nga koalicioni qė tė ulet dhe tė bisedojė me partitė politike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė presidentit, nė mėnyrė qė vendi ta dalė nga kjo gjendje e krijuar politike dhe presidenti tė jetė koncensual dhe i pranueshėm pėr tė gjithė.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 01-04-11 nė 15:34
|