2 Zotit
Sunner Welles
Charles C. Hart
… ju keni bėrė njė gabim qė mė nė fund e bėn ēdo gazetar qė detyrohet tė mbushė njė shtyllė gazete ēdo ditė, ndonėse me vėshtirėsi gjen ndonjė temė qė vlen tė bisedohet. Nė «Washington Post» tė 6 marsit ju analizoni «Tė drejtat e traktateve greke» dhe, kur fillon tė merresh me ēėshtje qė janė kaq larg nga njohuritė e tua, thėniet tuaja stėrhollohen dhe zgjatohen nė mėnyrė tė rrezikshme. Pėr kėtė arsye ju nga njė herė bini nė gabime dhe ju pėlqen tė fshikulloni kamxhikun. Sė pari, nėse Greqisė apo ēdo vendi tjetėr i jepet rrip i gjatė toke nė kufijtė e saj qė i pėrket njė vendi fqinj me qėllim sigurimi kombėtar¹, unė ju pyes: “Atėherė, pėrse hyn nė punė Kėshilli Ndėrkombėtar i Sigurimit qė ėshtė ngritur tani sė voni?”. Nėse pėr tė ruajtur sigurinė e njė kombi u dashka qė t’i jepet kėtij kombi tokė qė i pėrket njė fqinji mė tė dobėt, unė them se UNO mundet fare mirė tė vetėasgjėsohet menjėherė. Ju i pėrmendni kėrkesat greke mbi …Shqipėrinė si “ndreqje tė vogla toke”,…Kėto “ndreqje tė vogla” nė Shqipėri kanė pėr qėllim qė t’i grabisin kėtij vendi njė tė katėrtėn e popullsisė e njė tė pestėn e tokės sė saj mė tė mirė dhe 250.000 shqiptarė t’i bėjnė skllevėr….
Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper qė keni marrė pėrsipėr ēėshtjen e imperialistėve grekė…, dėgjoni! Virgjili ka thėnė: “Unė i kam frikė grekėrit edhe kur sjellin dhurata”. Euripidi, vetė njė grek, ka thėnė: “Mos i zėr besė asnjė greku!”. Virgjili dhe Euripidi, duke pėrfaqėsuar kulturėn mė tė lartė tė kohės sė tyre, kanė njohur tipin e grekut reaksionar, imperialist e monarkist, si ai² qė ka fryrė senatorin Pepper dhe ju me veprime tė shtrėmbta pėrsa u pėrket kėrkesave greke. Kėta grekė, mjeshtėr tė intrigave, kanė qenė tė kujdesshėm qė tė mos ju paraqesin as juve, as senatorit Pepper kėrkesat e plota tė Greqisė, tė cilat nė letėr do tė bėnin njeriun tė besonte se pjesa mė e madhe e gjysmės perėndimore tė hemisferės sė Lindjes ka qenė e krijuar vetėm pėr Greqinė. Kėta imperialistė, ndofta do tė donin tė ndryshonin edhe pėrmbajtjen e lindjes fillestare: “Zoti mė parė krijoi qiellin dhe tokėn pėr Greqinė”.
Greqia, dikur djepi i artit e i kulturės, nėn udhėheqjen e imperialistėve tė uritur, tani ėshtė bėrė njė shesh cmire dhe lakmie qė kėrcėnon paqen e botės…Kėtyre grekėve tokė-grabitės u pėlqen qė Shqipėrinė ta quajnė si njė «shtet muhamedan tė vogėl, tė ndyrė e barbar» dhe si «vend kusarėsh».
Shqipėria nė 50 vjet e kėtej s’ka prodhuar asnjė shembėll kusaresk kaq tė poshtėr, kaq tė djallėzuar, sa vrasja mė 1923 nė Greqi e Komisionit zyrtar tė Lidhjes sė Kombeve, i cili ishte dėrguar tė pėrcaktonte nė vend kufirin greko-shqiptar.
Njė fjalė tė fundit, senatorit Pepper
Zhvishuni nga kėshillat dhe mėnjanohuni nga shoqėria e reaksionarėve tė maskuar imperialistė dhe monarkistė, qė duan t’ju bėjnė udhėheqės nė grabitjen e njė vendi tė vogėl e tė pambrojtje, i cili ka qenė viktimė e njerėzve dhe e kombeve tė kėqij qė 3.000 vjet e kėtej!” (AQSH. F.251, dos 14, fletėt 30-35).
1) Pėrsėritje kėrkese, e parashtruar Konferencės sė Ambasadorėve dhe Konferencės sė Paqes nga kryeministri, Lefter Venizellua dhe kryekomandanti, gjen. Danglliu.
Autori i shkrimit ėshtė historian dhe studiues i folklorit