Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-11, 08:53   #41
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

Frasheri: “Grekėt, nacionalistėt mė negativė tė Europės
Historiani i njohur Kristo Frashėri foli dje kundėr regjistrimit tė popullsisė nė bazė etnie dhe feje. Gjatė njė interviste me Rudina Xhunglėn nė emisionin “Shqip” nė Top Channel, Frashėri i cilėsoi grekėt si nacionalistė tė kohės sė Mesjetės.
Profesor, me ēfarė studimi po punoni tani?
Po merrem me ēėshtjen e Epirit. Njė ēėshtje sa historike, aq edhe aktuale. Nuk ėshtė se jam marrė tani me kėtė ēėshtje, por kam dekada qė mbledh materiale. Tani thjesht jam duke i hedhur nė letėr. Shpresoj qė ta mbaroj. Epiri ka njė problem themelor, se me Epirin janė marrė grekėt dhe grekėt kanė ndikuar edhe tek shumė evropianė. Shqiptarėt nuk i kanė kushtuar kurrė rėndėsi, pasi sigurisht edhe nuk kanė pasur mundėsi. Kanė qenė vetėm 2-3 veta qė kanė shkruar pėr Epirin, por kanė shkruar me materiale tė tejkaluara, ndėrsa tani ne duhet t’u pėrgjigjemi kėtyre falsifikimeve. Literatura greke e ka falsifikuar nė mėnyrė skandaloze historinė e Epirit. Ka goxha autorė helenė qė shkruajnė se pėr shembull, Herodoti, Tukididi paskan thėnė se Epiri ka qenė tokė greke. Ata nuk thonė fare se qe tokė greke. Kjo e mbush tregun me mendime qė janė falsifikime. Ose nė Mesjetė, Epiri ka pasur pak grekė. U krijua Despotati shqiptar i Epirit. Grekėt nuk e zėnė fare nė gojė kėtė ngjarje. E fshijnė nga historia. Ēamėrinė nuk e zėnė nė gojė si fjalė, e quajnė Thesproti. Tani, me librin tim tė ri, unė po pėrpiqem tė them se Thesprotia ėshtė ilire, nuk ėshtė greke dhe qė deri vonė ishte shqiptare. Edhe sot, nė Ēamėri ka shqiptarė, tė cilėt janė shqiptarė tė krishterė, prandaj kanė qėndruar aty. Por nuk guxojnė tė flasin shqip, sepse kanė frikė nga fqinji grek. Sot, grekėt janė nacionalistėt me negativė, me obskurantistė qė ka Europa. Ata kanė mbetur ende nė fazėn e vjetėr tė nacionalizmit mesjetar. Nė 2011 kanė mbetur ende nė Mesjetė. Ngrihet sot njė autor, i cili thotė se shqiptarėt e Jugut janė grekė. Pse? Sepse janė tė krishterė. Se edhe myslimanėt janė grekė, se kanė qenė tė krishterė, tė cilėt Turqia i bėri myslimanė dhe njėkohėsisht shqiptarė. Deri kėtu ata shkojnė.
Ju nuk jeni shprehur pėr regjistrimin e popullsisė….
Regjistrimi i popullsisė, nėse bėhet pėr efekte numerike, siē bėhet kudo nė Evropė, ėshtė nė rregull. Por nuk ėshtė nė rregull nėse bėhet siē e kėrkon Vangjel Dule e shokė. Ata harrojnė se nė Greqi nuk bėhet regjistrimi me fe dhe kombėsi, sepse ata e kanė nė statut qė Greqia ėshtė shtet ortodoks, pra shteti i grekėve. Kushtetuta jonė thotė qė Shqipėria ėshtė shtet i banorėve tė saj, ndėrsa Kushtetuta greke thotė qė shteti ėshtė i grekėve dhe pėr mė tepėr i grekėve tė krishterė ortodoksė, feja e tyre zyrtare. Dhe tani, kėrkojnė nga ne tė themi se ky ėshtė grek sepse ėshtė i krishterė. Feja ėshtė njė bindje personale. Mua nuk mė thotė njeri kur shkoj tė votoj, pėr cilėn parti do votosh. Bindjet politike dhe bindjet fetare janė njėlloj. Por grekėt kėtė parim nė Greqi respektojnė, ndėrsa kėtu jo.
Cili ėshtė rreziku i regjistrimit tė popullsisė, po tė bėhet nė bazė feje dhe etnie?
Po regjistrimi i popullsisė ėshtė se nė OKB ka njė parim qė thotė se, nė qoftė se nė njė vend ka njė minoritet me peshė qė formon njė njėsi territoriale, pra jo tė shpėrndara sa andej-kėndej, dhe se ka njė qytet, ai ka tė drejtė tė ketė njė regjim autonom. Grekėt nuk e kanė ketė minoritet kėtu. Minoriteti grek kėtu ėshtė nė Dropull, por jo nė Gjirokastėr, ėshtė nė Vurg por jo nė Sarandė. Ata nuk kanė qytet. Tani iu qepėn Himarės dhe e duan atė si qytet. Por, midis Himarės dhe Dropullit ėshtė Labėria, Kurveleshi. Pėr ta kjo nuk ka rėndėsi. Ata duan ta bėjnė Kurveleshin minoritet. Duan tė bėjnė njė numėr tė madh minoriteti grek dhe t’i thonė pastaj OKB-sė, na lejoni tani qė Shqipėria tė na japė autonominė provinciale tė Shqipėrisė sė Jugut, meqė ėshtė tokė me shumicė tė popullsisė greke. Kėtė synon Greqia, synon tė dalė nė Otranto, atje nė Karaburun.
Kjo ėshtė diēka e vjetėr, e kėrkuar hershėm nga grekėt?
Shumė e vjetėr ėshtė, qė nė 1913-ėn. Kur kryeministri grek e quajti Shqipėrinė e Jugut Vorio-Epir, Europa iu pėrgjigj se nuk ka Vorio-Epir, por Shqipėri tė Jugut. Krahina historike, 2000 vjet mė parė e Vorio-Epirit shkonte deri nė Llogara dhe lumin Vjosė. Por ai (Venizellos) futi edhe Korēėn. Po ai shkon deri nė Korēė.
Edhe Korēa ėshtė njė histori e vjetėr profesor?
Grekėt, Korēėn e kėrkuan qysh nė 1913-ėn. Korēa nuk ka qenė kurrė Vorio-Epir. Kurrė!
Profesor, si ka mundėsi qė nė 2011-ėn tė ketė nė Greqi, pėrveē nacionalistėve, njerėz me idera tė tilla tė ēmendura? Kush janė ata? Janė politikanėt grekė, historianėt grekė? Kush?
Nė Greqi ėshtė si nė Serbi. Klasa politike greke kėrkonte tė krijonte Greqinė e madhe. Nuk e mori dot. Azinė e Vogėl e humbi, Stambollin e humbi, Traken nuk e mori dot, Maqedoninė nuk e mori dot, Qipron nuk e mori dot. Tani iu qep Shqipėrisė sė Jugut. Greqia do ta mbajė gjallė nacionalizmin grek, kėshtu krijon teorira, gėnjeshtra, shpifje pėr tė thėnė se Shqipėria e Jugut ka popullsi greke. Minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė vetėm 2%. Greqia nuk mund tė kėrkojė krahinė autonome vetėm me 2% tė popullsisė nė minoritet. Qė tė kėrkosh autonomi, nevojiten shumė mė tepėr. Greqia kėtė kėrkon pra, tė fabrikojė grekė. Ata shqiptarėt qė bėjnė si grekė janė parafabrikatė. Pra, Greqia kėrkon tė fabrikojė grekė pėr tė shtuar numrin e minoritetit, nė mėnyrė qė tė kėrkojė krahinė autonome.
Pra, tė pėrsėrisė Kosovėn?
Kristo Frashėri: Po.
Gjė qė besoj ėshtė e pamundur. Nuk ka pėr tė ndodhur.
Nuk ka pėr tė ndodhur. Por, nė qoftė se nė flemė dhe marrim mendjen e Fatos Lubonjės, do tė krijohen probleme dramatike nė Shqipėri, sepse do tė bėhet 1914-ta. U bė njė kongres fantazmė nė Gjirokastėr atje dhe pėr tė provuar se shumica qenė ortodoksė, i vuri flakėn shqiptarėve myslimanė, i zboi ata. Kėtė kėrkon tė bėjė pėrsėri Greqia. Kreshnik Spahiu ka shumė tė drejtė kur thotė se ēėshtja e regjistrimit tė popullsisė ėshtė ēėshtje sovraniteti, ėshtė ēėshtje e shtetit, e themeleve tė shtetit. Ka shumė tė drejtė!
Po shteti shqiptar e ka tė qartė kėtė?
Qeveria ėshtė ajo qė e ka nė dorė. Qeveria duhet tė vendosė sa mė parė ligjin e regjistrimit qė ky regjistrim tė jetė vetėm numerik e jo regjistrim me fe dhe me kombėsi. Kėshtu duhet tė jetė, nuk ka rrugė tjetėr. Prandaj duhet ndryshuar ai akt qė lejon shqiptarėt tė vetėdeklarohen. Vetėdeklarimi ėshtė njė gjė absurde. Njė shqiptar kur deklaron se ėshtė grek, deklaron se edhe gjyshi e stėrgjyshi i tij kanė qenė grekė. Nėse do ishin gjallė kėta stėrgjyshėr, kush e di se ēfarė do bėnin. Prandaj, ai greku qė shkon nė Amerikė, ai nuk ėshtė mė grek por amerikan me origjinė greke. Minoritar ėshtė ai qė rri historikisht nė vendin e tij. Jo ai minoritar grek qė vjen nė Tiranė, sepse ai nuk quhet minoritar me tė drejta minoriteti. Nė Tiranė duhet t’u nėnshtrohesh ligjeve shqiptare. Nėse atje ka shkollė greke, le tė shkojė atje, por jo kėtu.
Pse bėhen marrėveshjet profesor, nga injoranca, padituria apo nga interesat?
Ndonjėherė bėhen edhe nga interesat, sepse kėtu Greqia po luan me njė kartė tė ndyrė. Ajo thotė se nėse ju nuk bėni ketė, unė nuk do t’ju mbėshtes qė ju tė hyni nė Europė dhe shteti shqiptar ka frikė nga ky shantazh. Pėrse? Greqia nuk ka aq fuqi sa tė na pengojė qė tė hyjmė nė Europė. Europa nuk ėshtė aq skllave e Greqisė. Ėshtė Greqia ajo qė ka mė tepėr nevojė pėr ne. Ata shqiptarė qė punojnė nė Greqi, punojnė pėr afendikonjtė grekė qė rrinė gjithė ditėn nėpėr kafenė. Greqia nuk

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 06-04-11 nė 08:58
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė