Gjaku shqiptar i Himares
Petro Marko
Pra ē'jemi ne? Shqiptarė! Po pse e humbėm gjuhėn? Unė do tė them ato qė di: Pse nėnat plaka, gjyshėt dhe gjyshet dinė mė mirė shqipen se greqishten? Pse qajmė e kėndojmė nė shqip? Pse fjalėt e urta i themi nė shqip?
Siē duket qė nga viti 1820 e kėtej, greqizimi u bė me qėllim politik nga vetė Greqia, qė fitoi lirinė me gjakun e shqiptarėve, qoftė nė Mesolongji, qoftė nė revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarė, po dy krahina autonome qė nuk njihnin as Greqinė, as Shqipėrinė, sė cilės i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherė nė luftė me turkun.
Erdhi koha qė Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirė dhe e krishterė, kurse Himara e brendshme, Labėria, Kurveleshi, Lumi i Vlorės e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanė. Megjithėse u ndanė nė dy fe nuk e humbėn kurrė lidhjet e gjakut dhe tė fisit. Ēdo fshatar kishte tė tijtė nė njė fshat tė myslimanizuar qė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Kur bėheshin operacione ndėshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pėrtej maleve, nė Mesaplik e nė Kurvelesh, pėr t'u mbrojtur, siē bėnin gjer nė atė kohė, por iknin me varka pėr nė Korfuz ose pėr nė Gjirit, nėn mbrojtjen e venecianėve. Aty shkonin pleq e plaka dhe fėmijėt. Burrat luftonin. Aty rrinin shumė vjet, gjersa mbaronin operacionet ndėshkimore. Thonė se banorėt e Dhėrmiut shkonin nė ishullin grek, kurse ata tė Himarės nė Gjirit.
Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhėrmijasit flasin si korfjanėt, kurse himarjotėt, si gjiritlinjtė. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kėndohej greqisht. tregtinė e bėnin me Korfuzin, Janinėn. Pak nga pak u shkėputen lidhjet me Labėrinė, me Dukatin. Greqia, qė u ēlirua e para, thoshte se kudo ku janė ortodoksė, janė grekė; myslimanėt janė turq. Nisi antagonizmi turq e kaurė! Propaganda bėnte punėn e saj. Kjo u thellua nė kohėn e Ali pashė Tepelenės, i cili dėrgoi njė delegacion nė Himarė, qė dhe Himara tė myslimanizohej.
Paria e Himarės delegacionin e priti nė Qeparo, se kishte mė shumė kapedanė. Delegatėt e Ali pashė Tepelenės u thanė mendimin dhe qėllimin e vizitės. Mė plaku i kuvendit himarjot u tha delegatėve:
- E falėnderojmė pashanė, qė mendon pėr tė mirėn tonė. Po i thoni pashait se kėtu poshtė, nė fshat, kemi njė fushė qė s'ka ujė. Thahet nė verė dhe nuk na jep asgjė. I jemi lutur Krishtit dhe Shėn Mėrisė, Shėn Kozmait dhe Shėn Spiridhonit, po s'na dhanė ujė. Nė na dhėntė Muhamedi ujė, menjėherė bėhemi myslimanė. Kėshtu i thoni pashait. Kur vajtėn e ia thanė pashait pėrgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemėrim dhe tha:
- Eh kaurėt e dreqit, do tė ma paguajnė!
-Pastaj, duke qeshur : - Pizevengėt, janė tė zgjuar, s'ke ē'thua, janė rrufjanė tė mėdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bėhej mė e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisė. Shumė kapedanė, sidomos paria, kishin privilegje.
Dhe paratė e mirėbėrėsve himarjotė, qė i kishin lėnė nė bankat greke pėr shkollat e Himarės, ishin njė shkak shumė serioz pėr propagandėn greke. Gjikė Bixhili nga Dhėrmiu kishte fituar shumė para nė Rusi, ku e kishte marrė Pano Bixhili, pėrfaqėsues i himarjotėve pranė Carit, nė Petėrsburg. Mėsuesit dhe shpenzimet pėr shkollėn merreshin nga fondi i Gjikė Bixhilit. Gjikė Bixhili ndėrtoi dhe njė shkollė, qė ėshtė sot e kėsaj dite. Ne kur ishim tė vegjėl, nė shkollėn e fshatit shihnim portretin e tij, tė varur nė klasė.
Siē i la Gjikė Bixhili paratė nė bankėn greke, ashtu i lanė dhe shumė mirėbėrės tė tjerė nga Jugu, si Zhapa me shokė. Ishin miliona, tė cilat u bėnė burim pėr tė ushqyer propagandėn greke nė vendin tonė, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qė merrej me ēlirimin e Vorio Epirit, domethėnė tė Shqipėrisė sė Jugut. Paratė u vunė nė dispozicion tė parisė, e cila merrte njė mijė dhe shpenzonte njė... Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritė reaksionare nacionaliste tė Megali Idhesė ( Megali Idheja: qė Greqia tė behej e madhe duke pėrfshirė nė kufijtė e saj jugun e Shqipėrisė dhe vendet ballkanike ku janė ortodoksė).
Himarjotėt qė emigronin nė Greqi, kishin privilegje: pėrkraheshin si bij tė njė "krahine heroike greke" me histori trimėrie e burrėrie. Fatkeqėsia ishte se Shqipėria u ēlirua e fundit nė Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisė, autonomisė, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u ēlirua Shqipėria, me kufijtė tė cunguar shumė, propaganda greke e ushqeu shumė idenė e autonomisė sė Himarės: as shqiptarė, as greke! Kishte hedhur rrėnjė tė thellė kjo propagandė nė shpirtin e himarjotėve, tė cilėt sytė i mbanin nga Greqia. Krerėt himarjotė, si Spiro Miloja, njė luftėtar qė e ndihmoi shumė Greqinė, ishte nė krye tė kėsaj propagande, me gjithė farefisin dhe sojin e tij tė pėrndarė nė Dhėrmi, Vuno e gjetkė.
Spiro Miloja ishte nga Progonati. Nė fshatin tonė ai kishte farefis Llukė Zh. e tė tjerė, qė propagandonin ndarjen e Himarės nga Shqipėria. Si bazė kryesore tė propagandės pėrdornin dhe kėtė: Pse Labėria u bė turke? E pse te mos bėhemi edhe ne me Greqinė, qė ėshtė armike e betuar e Turqisė, siē jemi dhe ne armiq tė betuar tė turkut. Shumė fanatikė ishin fshatarėt e mi! Njėzet e gjashtė kisha kishte. Mbaj mend unė se kishte tetė priftėrinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet nė Greqi, interesimi i Greqisė pėr himarjotėt, sillogu vorioepiriot ndikuan shumė pėr t'i bėrė himarjotėt t'i kthenin sytė nga Greqia dhe tė ėndėrronin pėr njė autonomi. Pastaj, edhe nė kohėn e pavarėsisė himarjotėt panė se asnjė qeveri e Tiranės nuk u kujdesua asnjėherė pėr ta. Nuk shkonin as xhandarė dhe nuk merreshin nė asnjė punė. Ata pėlqyen tė mėrgonin: herėn e parė nė Llavrion, ku kishte miniera; nė Korint, pėr tė hapur kanalin; nė Vllahi, nė Rusi, pastaj nė Amerikė, nė Francė, nė Meksikė, nė Argjentinė, nė Australi, Kanada e gjetkė. Kėshtu ne dinim mė mirė ku binte Buenos Airesi sesa Kukėsi, qė nuk ia kishim dėgjuar kurrė emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qė nuk ja kishim dėgjuar kurrė emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjė lidhje me atdheun tonė.
Disa pėrēarės, vetė regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na pėrēau. U ndamė nė fshat nė dy parti: pendėkuqet qė deshėn Shqipėrinė dhe shkollat shqipe; dhe pendėbardhėt, qė deshėn Greqinė e shkollat greke nė fshat. Kėtė pėrēarje e ushqeu shumė Musa Juka, duke na armiqėsuar vėlla me vėlla. Familja jonė bėnte pjesė nė partinė e pendėkuqeve dhe mbanim nė ballkon kurdoherė flamurin e Shqipėrisė. Kapedanėt e Spiro Milos na kishin ardhur disa herė nė shtėpi, duke na thėnė se Andrea Deshėn qė ne tė linim shtėpinė e tė shkonim nė Korfuz, ku do tė na mbante me shkolla e me pensione Athina.
Qoftė im vėlla, Fotoja, qoftė kushėriri im Jani, i sikterisnin duke u thėnė: "Andrea Markoja u vra pėr Himarėn dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta pėr Himarėn dhe jo pėr Greqinė. Himara sot ėshtė dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmė dhe flamurin ditė e natė nė ballkon. Ne e dimė gjakun tonė se nga buron".