Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-11, 15:40   #45
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

ARBEN KALLAMATA Gjaku shqiptar i Himares



Zėri “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė” nė Enciklopedinė e Lirė Wikipedia nė Internet (shqip), bazohet nė dy burime. Njėri ėshtė “Thesari i Ortodoksisė, 200 vjet histori”, shkruar nga kryepeshkopi grek i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos, ndėrsa tjetri ėshtė “orthodoxalbania.com”, faqe interneti e administruar nga kryepeshkopi grek i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos. Nuk duhet shumė mend pėr tė marrė vesh se kush e ka shkruar, autorizuar ose miratuar artikullin. Janullatos erdhi nė Shqipėri mė 1991-shin me fjalėt: “Jam njė zėvendės, eksark, me njė detyrė tė pėrkohshme”. (Sejfi Protopapa, “Peshkopi Janullatos, jo nėnshtetėsi shqiptare”, Zemra Shqiptare, E shtunė, 10.05.2008). 20 vjet pas kurorėzimit “tė pėrkohshėm” tė tij nė krye tė Kishės shqiptare sė themeluar nga Noli, veē lojės kuptimore me fjalėt zėvendės, eksark dhe i pėrkohshėm, mund tė shohėsh edhe rezultate tė tjera. Ndėr to ėshtė edhe mėnyra e shtrembėr se si paraqiten ngjarjet dhe personat historikė.
Historia e KOASH nė artikullin e Wikipedias ndahet nė 5 pjesė, duke kapur pėrkatėsisht periudhat: Vitet apostolike – 731; vitet 731–1767; vitet 1767-1937 dhe nga viti 1937 deri sot. Kreu pėr kohėshtrirjen 1767-1937 ka njė nėnndarje prej tre paragrafėsh tė titulluar “Kisha Ortodokse Shqiptare nė SHBA”, nga tė cilat vetėm njė fjali merret me Kishėn Ortodokse Shqiptare nė SHBA dhe Fan Nolin, prandaj s’ėshtė e tepėrt ta citoj fjalė pėr fjalė: “Veēanėrisht e rėndėsishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili pėrktheu shumė tekste kishtare nė shqip, duke ngulmuar qė kėto tė pėrdoreshin nė adhurim; mė pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht nė Kishė, si mitropolit i Durrėsit, dhe mė pas nė Shtetin Shqiptar, si ministėr i Jashtėm dhe kryeministėr, nė vitin 1924.”
Roli i Fan Nolit nė krijimin e KOASH ėshtė katandisur thjesht nė atė tė njė pėrkthyesi tė teksteve kishtare nė shqip dhe, pastaj, nė atė tė njė njeriu qė “ka zėnė” vende drejtuese nė kishė dhe nė shtetin shqiptar.
Ata qė i dalin nė mbrojtje Janullatosit sjellin shpesh si argument erudicionin, njohuritė e tij tė thella, tė cilat nuk kam aspak ndėrmend t’i vė nė dyshim. Pėrkundrazi, erudicioni i tregon se katandisja nė njė fjali e rolit tė Fan Nolit nė krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare; injorimi i ndikimit tė vėrtetė tė Kishės Shqiptare tė Amerikės nė themelimin e KOASH dhe mohimi absolut i rėndėsisė sė kėsaj lėvizjeje nė kuadrin e lėvizjes sė pėrgjithshme tė shqiptarėve pėr pavarėsi ėshtė i qėllimtė, ndėrsa qėllimi ėshtė i keq.
Themelimi i KOASH filloi paksa mbi 100 vjet tė shkuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Boston dhe rrethinat e tij, ku ishte krijuar njė komunitet pak a shumė i fortė shqiptarėsh, shumica e tė cilėve vinin nga Korēa dhe fshatrat e saj, dhe njė pjesė tė mirė e tyre i pėrkisnin besimit tė Krishterė Ortodoks.
Duke mos pasur kishė tė vetėn, imigrantėt shqiptarė u qenė drejtuar kishave ortodokse greke, si mė tė afėrtat pėr ta gjeografikisht dhe nė kulturė. Duhet pasur parasysh se bėhet fjalė pėr fillimin e shekullit tė 20-tė, kohė nė tė cilėn Perandoria Otomane pėrpėlitej nė grahmat e fundit; Greqia e kishte fituar qė prej mėse 80 vjetėsh pavarėsinė nga Perandoria Otomane; ndėrsa Shqipėria ishte ende nėn zgjedhė dhe po shtonte pėrpjekjet pėr pavarėsi.
Turqia nuk e dėshironte pavarėsinė e Shqipėrisė, pasi donte ta mbante atė pafundėsisht nėn kontroll. Greqia, gjithashtu, nuk e dėshironte pasi ėndėrronte qė, nė rastin e rrėzimit tė Perandorisė Otomane, ta copėtonte fqinjėn e saj duke i marrė pjesėn jugore qė, sipas Megalidesė pėrbėn Epirin e Veriut, term qė nė logjikėn shoviniste greke pėrkthehet nė “Greqi”.
Pjesė e pėrpjekjeve pėr tė penguar pavarėsinė e Shqipėrisė ishin edhe pėrndjekjet e patriotėve shqiptarė nga qeveritė turke dhe greke. Ndėr ta ishte edhe i riu Kristaq Dishnica, i cili vdiq nė Hudson, Massachusetts nė 25 gusht 1907. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij nė ndihmė tė ēėshtjes kombėtare, shqiptare Dishnica ishte ekskomunikuar nga Kisha Greke. Kur vdiq Dishnica, kisha greke nuk pranoi t’i bėnte shėrbimet e varrimit. Djaloshi u varros nga bashkatdhetarėt me njė ceremoni jofetare nė Worcester.
Kisha greke shkoi edhe mė tej, duke shpallur se nuk do t’u kryheshin mė shėrbime besimtarėve shqiptarė qė nuk shpalleshin grekė. Emigrantėt shqiptarė u ndodhėn pėrpara njė udhėkryqi – tė pranonin njė tė pavėrtetė, domethėnė qė nuk ishin shqiptarė por grekė dhe tė vazhdonin tė merrnin shėrbimin fetar, apo tė pėrballeshin me mundėsinė e njė ekskomunikimi masiv qė, pėr mendėsinė e fillimit tė shekullit tė njėzetė, duhet tė ketė qenė diēka e afėrt me fundin e botės.
Vėshtirė tė thuhet se sa tė ndėrgjegjshėm ishin imigrantėt e thjeshtė shqiptarė tė Amerikės pėr rėndėsinė historike tė vendimit qė do tė merrnin. Vėshtirė tė thuhet qė gjykuan duke e ditur qė fatet dhe e ardhmja e vendit tė tyre, qė nė atė kohė qėndronte nė fije tė perit, do tė varej nė njė masė tė madhe edhe nė mėnyrėn se si do tė vendosnin ata nė kėtė situatė.
Pėr shovinizmin grek kishte rėndėsi parėsore qė gjithė ortodoksėt shqiptarė tė paraqiteshin si grekė. Kjo do t’u jepte njė shtytje pretendimeve tė tyre pėr Shqipėrinė e Jugut dhe, nė rastin e rėnies sė Perandorisė Otomane, gllabėrimi i kėtij territori do tė ishte shumė mė i lehtė. Pėr Shqipėrinė qė po lindte kjo do tė ishte vetėvrasje. E destinuar tė copėtohej pėrgjysmė nė Veri (me Kosovėn dhėnė sllavėve tė Jugut), Shqipėria nuk do tė mund ta pėrballonte edhe njė ndarje tjetėr mė dysh. Njė Shqipėri qė shtrihej nga Tropoja nė Shkumbin do tė ishte e dėnuar tė mos mbijetonte.
Por shqiptarėt e ndershėm tė Massachusetts-it e dhanė vendimin e tyre historik thjesht dhe qartė. Ata zgjodhėn tė vėrtetėn pėrpara gėnjeshtrės. Ata thanė se s’mund tė deklaroheshin grekė edhe sikur kjo t’u kushtonte ekskomunikim.
Kisha greke nguli kėmbė nė tė sajėn. Pėr njė periudhė gati njėvjeēare, familjet e shqiptarėve ortodoksė tė Massachusetts-it u ndodhėn nė njė gjendje apokaliptike – fėmijėt e lindur duheshin pagėzuar, tė vdekurit duheshin varrosur me ceremoni, dasmat duheshin bekuar. Pėrkohėsisht ata u ndihmuan nga Kisha Ortodokse Siriane nė Worcester.
Gjendja vazhdoi derisa fati iu solli njeriun e pėrshtatshėm – njė i ri intelektual, qė shumė shpejt do tė bėhej njė nga personalitetet mė tė shquar tė kulturės mbarėshqiptare – Theofan Stilian Noli.
Noli jo vetėm pranoi tė vihej nė krye tė Kishės shqiptare nė Boston, por edhe filloi organizimin e asaj qė do tė kthehej nė Kishėn Autoqefale Shqiptare. Ai thirri nė takim ortodoksė nga gjithė New England dhe diskutoi me ta mundėsinė e krijimit tė njė Kishe tė pavarur (Autoqefale) Shqiptare. Noli u dorėzua prift mė 8 mars 1908 nga kryepeshkopi rus i Nju Jorkut. Patriot, erudit, shkollar, njohės i disa gjuhėve tė huaja, njeri me karakter tė fuqishėm dhe vizion tė qartė, ai iu vu pėrkthimit tė liturgjisė sė kishės duke vėnė bazat e predikimit nė shqip. Mė 22 mars 1908, 26-vjeēari Noli mbajti me krenari tė parėn meshė nė shqip nė Knights of Honor Hall nė Boston, veprim qė do tė shėnonte hapin e parė drejt organizimit zyrtar dhe njohjes sė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare (Robert Elsie: Fan Noli – http://www.albanianliterature.net/au...ical/noli.html).
Tre vjet mė vonė, mė 10 gusht 1911, Noli ndėrmori njė udhėtim nė Europė ku, gjatė katėr muajve mbajti shėrbesa fetare pėr kolonitė shqiptare nė Kishinev, Odessa, Bukuresht dhe Sofje. Nė korrik 1913 Noli vizitoi pėr herė tė parė Shqipėrinė dhe mė 10 mars 1914 mbajti tė parėn shėrbesė fetare ortodokse nė shqip, nė prani tė Princ Vilhelm Vidit, qė s’kishte veēse tri ditė qė kishte mbėrritur nė Durrės (Robert Elsie, po aty.)
E gjithė kjo veprimtari duket tepėr e vėshtirė pėr t’u anashkaluar me njė fjali tė vetme, aq mė tepėr nga njė erudit. Po kėshtu, e vėshtirė ėshtė tė anashkalohet edhe historiku i mėpasshėm i kishave tė Bostonit tė Jugut (South Boston), pėr kontrollin e tė cilave ka pasur njė pėrplasje tė gjatė midis shqiptarėve patriotė me nė krye Nolin dhe Kishės greke.
“Kush kontrollon tė shkuarėn, kontrollon tė ardhmen; kush kontrollon tė sotmen, kontrollon tė shkuarėn”, thotė Oruell. Janullatos kontrollon tė sotmen e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pėrmes kėtij kontrolli, ai pėrpiqet tė manipulojė tė shkuarėn e saj, nė mėnyrė qė tė ketė kontroll edhe mbi tė ardhmen.
Ndonėse absurde nė pamje tė parė, pyetja a janė grekė apo shqiptarė ortodoksėt e Shqipėrisė ėshtė shtruar vazhdimisht kėto 200 vjetėt e fundit nga shovinistėt grekė. Ajo vazhdon tė shtrohet dhe, me sa duket, do tė shtrohet pėr ca kohė edhe nė tė ardhmen. Pėr kėtė mjafton t’u hedhėsh njė atyre qė shkruajnė Nicholas Gage me shokė. Jo rastėsisht, Gage ėshtė ndėr mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė mbajtjes sė Janullatosit nė krye tė KOASH-it, gjė qė e provojnė edhe artikujt e tij tė gjatė nė “New York Times” e gjetkė.
Pyetja “a janė grekė ortodoksėt e Shqipėrisė?” nuk ėshtė aspak fetare. Ajo ėshtė politike, gjeopolitike, siē ėshtė edhe statusi i kreut tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ardhjes sė tij nė krye tė Kishės nė vitin 1991, pas njė veprimi tė papėrgjegjshėm tė Ramiz Alisė, i ka ikur me kohė “pėrkohshmėria” e premtuar. Justifikimit se vendit i ėshtė prishur infrastruktura fetare dhe nuk mund tė gjenden priftėrinj shqiptarė tė aftė pėr ta kryer kėtė funksion i ka skaduar afati.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-04-11 nė 15:42
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė