14-04-11, 10:18
|
#11
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Titulli: AKSH nė Drenas
FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBĖTARE SHQIPTARE
SHTABI I PĖRGJITHSHĖM
Dibėr-Tiranė-Prishtinė, 17 maj 2002
DHJETĖ CILĖSITĖ E USHTARIT TĖ ARMATĖS KOMBĖTARE SHQIPTARE
1. Ushtarėt e AKSH-sė duhet tė jenė besnikė tė idealeve atdhetare tė popullit shqiptar. Kjo do tė thotė qė ata kurdoherė duhet tė jenė luftėtarė tė papėrkulur pėr mbrojtjen e idealit atdhetar, tė vendosur deri nė vdekje pėr t'i shėrbyer popullit shqiptar nė ēdo moment dhe rrethanė, tė gatshėm pėr ēdo sakrificė qė mund tė kėrkohet nė emėr tė interesave tė ēlirimit, tė bashkimit dhe tė mbrojtjes sė tokave shqiptare.
2. Ushtarėt e AKSH-sė duhet tė jenė tė pajisur me njė disiplinė tė ēeliktė e tė ndėrgjegjėshme, me njė vullnet tė hekurt pėr zbatimin e Rregullores sė Pėrgjithshme tė AKSH-sė, tė zakoneve tė mira tė popullit shqiptar dhe tė ligjeve e normave ndėrkombėtare, tė cilat nuk i cėnojnė interesat e kombit e tė atdheut.
3. Ushtari i AKSH-sė nė aktivitetin e tij duhet tė ketė nismė, tė jetė kreativ nė pėrshtatje me kushtet e rrethanat nė tė cilat ai vepron dhe tė dijė tė organizojė punėt paraprake qė ato tė zbatohen me sukses dhe pėrpikmėri.
4. Ushtarėt e AKSH-sė duhet tė jenė tė ndėrgjegjėshėm se qenia nė Armatėn Kombėtare Shqiptare nuk sjell dhe nuk mund tė sjellė as mė tė voglin privilegj personal; pėrkundrazi, sjell vetėm detyra tė mėdha dhe me pėrgjegjėsi. Kush mendon ndryshe, kush do tė pėrpiqet qė t'i krijoj vetes, familjes sė tij ose dikujt tjetėr privilegje, qofshin kėto materiale ose morale, ai pėr asnjė ēast nuk e meriton nderin e madh pėr tė qenė ushtar i AKSH-sė dhe do tė pėrballet me organet ndėshkuese tė Armatės Kombėtare Shqiptare.
5. Ushtari i AKSH-sė duhet tė jetė i lidhur me popullin si mishi me kockėn, tė dėgjojė e respektojė me vėmendje e korrektėsi tė gjitha urdhėresat e eprorėve tė tij dhe t'i zbatojė ato nė afat dhe me pėrpikmėri, tė jetojė e veprojė bashkė me popullin dhe pėr popullin. Ai duhet tė jetė armik i papajtueshėm i mendje- madhėsisė, i arrogancės, i frymės sė hatereve dhe i akraballėqeve, i ēdo pėrēmimi dhe nėnvleftėsimi tė masave popullore e tė punės sė tyre, tė luftojė me guxim kundėr kujtdo qė ēfaq tendenca tė tilla nė dėm tė interesave tė masave popullore, nė pėrgjithėsi dhe tė Armatės Kombėtare Shqiptare, nė veēanti.
6. Ushtar i mirė dhe luftėtar konseguent i AKSH-sė ėshtė ai qė kurdoherė punon pėr zhvillimin e ngritjes politike, pėr tė kuptuar drejt luftėn e armatosur ēlirimtare dhe pėr t'i shpjeguar popullit domosdoshmėrinė e zhvillimit tė saj deri nė realizimin e aspiratave tė tij pėr tė jetuar i lirė dhe dinjitoz nė atdheun e tij tė lirė e tė bashkuar nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Ai duhet tė dijė tė dallojė, pas njė analize tė drejtė dialektike, tė mirėn nga e keqja dhe tė rrezikshmen nga mė pak e rrezikshmja.
7. Ushtar i mirė dhe atdhetar konseguent i AKSH-sė ėshtė ai qė me punėn e sjelljen e tij e fiton besimin dhe dashurinė e njerėzve, qė i edukon dhe i shpėton ata qė gabojnė dhe qė i godet pa mėshirė ata qė janė tė pandreqshėm, shpirtėrisht tė rrezikshėm, armiqtė e popullit e tė Armatės Kombėtare Shqiptare.
8. Ēdo ushtar i AKSH-sė duhet tė pajiset me njė vigjilencė e gadishmėri luftarake pėr tė mbrojtur me sukses vijėn e drejtė tė luftės sė armatosur ēlirimtare dhe pastėrtinė e idealeve tė pjestarit tė Armatės Kombėtare Shqiptare.
9. Ushtari i AKSH-sė duhet tė karakterizohet nga njė drejtėsi e kulluar, tė mos i fshehė kurrė tė metat e gabimet e tij, por t'i kritikojė dhe tė pėrpiqet t'i eliminojė ato kurdoherė qė t'ia vėnė nė dukje shokėt e tij.
10. Ushtari konseguent i AKSH-sė duhet tė punojė e veprojė me njė ndėrgjegje tė lartė atje ku e kanė caktuar shokėt dhe ku ka nevojė Armata Kombėtare Shqiptare, duke vėnė kurdoherė e mbi tė gjitha interesin e pėrgjithshėm mbi ate personal.
SHTABI I PĖRGJITHSHĖM I AKSH-sė
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|