Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Kush i ndihmon grekut te qoroditur
Kush ėshtė kundėr Kreshnikut
DURRĖS- Aleanca “Kuq e zi”, nė kuadėr tė sensibilizimit qė ka ndėrmarrė nė gjithė vendin pėr tė kundėrshtuar regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare, ka zhvilluar ditėn e djeshme njė takim nė qytetin e Durrėsit. Nė arenėn e amfiteatrit antik tė qytetit bregdetar kanė marrė pjesė qindra qytetarė si dhe intelektualė tė fushave tė ndryshme. Pėrfaqėsues tė kėsaj lėvizje kanė argumentuar edhe njė herė se pėrse ėshtė i dėmshėm regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare. Historiani Pėllumb Xhufi ėshtė shprehur se kėrkohet ndryshimi i kombėsisė nė mėnyrė tė qėllimtė, pėr tė rritur nė mėnyrė fiktive numrin e popullsisė sė minoritetit etnik grek, ndėrkohė qė nė bazė tė konventave ndėrkombėtare, kombėsia nuk mund tė ndryshohet, por ajo lirisht vetėm mund tė deklarohet. Pėr kėtė arsye, ėshtė shprehur mė tej Xhufi, ka synime tė qarta nga qarqe tė caktuara greke, njėlloj siē ishte edhe ndėrtimi i njė varreze masive nė Kosinė tė Pėrmetit, nė mėnyrė qė aty tė caktohet kufiri i tė ashtuquajturit Vorio-Epir. Historiani Xhufi ka shtuar se nė kėtė vend nuk ekzistonte asnjė ushtar grek i vrarė dhe pėr kėtė arsye u dhunuan varret e tė parėve tė Kosinės, pėr tė mbushur arkat bosh tė arkivoleve qė erdhėn nga Greqia me shpirtrat e tė vdekurve ndėr vite qė ishin shqiptarė. Njė nga drejtuesit e Aleancės “Kuq e zi’, Kreshnik Spahiu, ka bėrė tė ditur se “jo rastėsisht kemi zgjedhur amfiteatrin antik me moshė 3000-vjeēare, sepse kombėsia jonė, qė ka kėtė moshė, nuk mund tė ndryshohet me 200 apo 300 euro nė muaj. Dikush mund tė thotė se a duhet ta vazhdojmė kėtė sensibilizim nė njė periudhė qė vendi ėshtė nė fushatė elektorale, unė po pėrgjigjem se pushteti ėshtė vetė shteti, por ne duhet tė bėjmė mė shumė pėr cilėsinė e kėtij shteti”. Mė pas Kreshnik Spahiu, nismėtari i kėsaj ēėshtjeje theksoi se gjatė kohės qė ka zhvilluar aktivitetin nė kuadėr tė kėsaj kauze ka patur dhe kėrkesa pėr ndėrprerjen e saj. “Mė thanė ndėrprit nismėn e Aleancės ‘Kuq e zi’. Por pėr mua mė i rėndėsishėm se pushteti ėshtė shteti. Cilėsia e ndėrtimit tė shtetit nuk duhet tė ndryshojė. Nuk mund tė lejojmė tė cenojnė simbolet tona, flamuri shqiptar nuk mund tė ndotet”, theksoi Spahiu para tė pranishmėve. Nė takimin qė ėshtė zhvilluar paraditen e djeshme kanė qenė tė pranishėm edhe intelektualė nga sfera tė ndryshme. Poeti Agim Doēi dhe aktori i mirėnjohur Mirush Kabashi, kanė recituar vargje tė poetėve tė famshėm tė Rilindjes, Gjergj Fishta dhe Naim Frashėri. Qytetarėt e pranishėm kanė firmosur peticionin kundėr regjistrimit tė popullsisė qė ėshtė deklaruar nga qeveria njė vit mė parė, ndėrkohė qė deri tani ky peticion ėshtė nėnshkruar nga mė shumė se 20 mijė qytetarė, ndėrkohė qė synimi ėshtė qė ai tė nėnshkruhet nga rreth 50 mijė tė tillė nė gjithė vendin.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 17-04-11 nė 15:31
|