Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-11, 15:47   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim "Toleranca fetare, buron te besimi i palėkundur te Zoti

"I vetmi fundamentalizėm qė kanė pėrjetuar shqiptarėt, ėshtė ai ateist i diktaturės"
18-04-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e organizuar nga Komuniteti Mysliman me rastin e ditėlindjes sė profetit Muhamed

"Toleranca fetare, buron te besimi i palėkundur te Zoti".
Kėtė deklaroi dje kryeministri Sali Berisha, nė fjalėn qė mbajti gjatė ceremonisė sė organizuar nga Komuniteti Mysliman me rastin e ditėlindjes sė profetit Muhamed.

"Ky ėshtė njė nga mesazhet mė tė mėdha njerėzorė dhe hyjnore qė kombi shqiptar, i pėrcjell mbarė njerėzimit. Nė Shqipėri, myslimanė, katolikė dhe ortodoksė, janė tė gjithė tolerantė. Fondamentalizmi i vetėm qė ky vend ka njohur, ka qenė vetėm ai i regjimit totalitar. Ky variant i fundamentalizmit, ekzistoi tek ne, nė mėnyrėn e vet mė tė egėr, pasi ai donte qė t’ua merrte shqiptarėve rrugėn e Zotit, qė t’ua zėvendėsonte me rrugėn e tij", u shpreh kreu i qeverisė, Sali Berisha.
Ai shtoi se Zoti ka caktuar tashmė pėr shqiptarėt, rrugėn qė nuk mund ta ndalė askush.
"Sot ne kremtojmė ditėn e lindjes sė profetit tė dritės, njė nga mėsimet e tė cilit ishte drita dhe arsimit, gėzuar kėtė ditė", iu drejtua publikisht kreu i qeverisė tė gjithė besimtarėve myslimanė shqiptarė.

Ai vijoi se, "jemi nė kėtė sallė pėr tė nderuar njė nga datat mė tė mėdha, mė tė ndritura nė historinė e njerėzimit, ditėlindjen e Profetit Muhamed, Profetit tė dritės, Profetit tė lirisė, Profetit tė barazisė. Mė keni bėrė nder tė madh qė mė keni ftuar nė kėtė ditė, ta festojmė sė bashku me ju dhe ju uroj ju, gėzuar kėtė ditė tė madhe, ju tė gjithė besimtarėve mysliman shqiptarė, por edhe tė gjithė besimtarėve tė zotit , ditėn e lindjes sė Profetit Muhamed, mesazherit tė madh, por dhe skllavit tė pėrvuajtur tė tė gjithė fuqishmit, Zotit. Sot ne nderojmė kėtė ditė, tė bindur se rruga qė ndjekim ėshtė rruga e dritės, qė ēeli Profeti Muhamed me mėsimet e Zotit, qė pėrcolli te njeriu dhe njerėzimi. Njė nga mėsimet mė themelore tė Profetit ishte drita, arsimi, shkollimi. ‘Boja e fėmijėve tė shkrimit nė shkollė ėshtė mė e shenjtė se gjaku i martirėve’, do tė mėsonte Profeti. Ndaj dhe sot ne ndihemi se ēdo familje shqiptare, qeveria shqiptare po bėn gjithēka pėr shkollimin sa mė tė mirė sa mė dinjitoz tė fėmijėve tė vet. Kam kėnaqėsinė e veēantė, qė pas njė sistemi tė tėrė medresesh, pak ditė mė parė ne inauguruam universitetin e parė islamik tė botės shqiptare dhe unė dua t’ju garantoj ju, dua tė garantoj tė gjithė udhėheqėsit e besimeve fetare shqiptare se qeveria, do tė bėjė gjithēka pėr tė mbėshtetur misionin e tyre tė madh, rindėrtimin e vlerave shpirtėrore tė kombit shqiptarė dhe kjo mbėshtetje do tė vijė ēdo vit nė rritje", tha Berisha.

Ai shtoi se Profeti qė ne nderojmė sot ishte Profeti i lirisė, "tė ndihmojmė tė shtypurit mysliman dhe jo mysliman" ishte porosia e tij pėr tė gjithė vdekėsorėt, pėr tė gjithė qeniet njerėzore.

"Sot jemi tė lirė lavdi Zotit, tė lirė dhe tė vendosur tė respektojmė si tė shenjta dhe tė pa prekshme, liritė tona, liritė e qytetarėve shqiptarė. Jemi tė lirė dhe tė vendosur qė nė kuadrin e NATO-s, tė ndihmojmė ēdo komb tė shtypur kudo qė ndodhet dhe NATO-ja vendos tė ndėrmarrė operacione lirie pėr tė. Profeti ishte, Profeti i barazisė njerėzore. ‘Ēdo e mirė qė bėn pėr vajzėn do tė tė bėhet perde pėr tu mbrojtur nga zjarri i xhehenemit’, do tė mėsonte ai besimtarėt e tij, dhe ketė nuk e thotė pėr djalin, por e thotė pėr vajzėn. Bazuar nė kėtė mėsim tė shenjtė dhe tė madh tė gjithė sė bashku me pėrkushtim duhet tė luftojmė pėr ta bėrė mė tė drejtė, mė tė barabartė shoqėrinė shqiptare. Si shqiptarė sa herė i shtrojmė pyetjen vetes sonė ēfarė kemi ne nė shpirt mė tė vyer, mė tė ēmuar, mė tė arrirė? Njė mijė herė vetėm njė pėrgjigje tė vjen, toleranca fetare, e cila buron tek besimi i palėkundur tek Zoti.

Ne nuk kemi qenė njė komb i madh, jemi njė komb krahasuar me tė mėdhenjtė, jemi njė komb i vogėl, por jemi njė komb i pėrjetshėm dhe pėrjetėsia jonė qėndron pikėrisht tek besimi tek Zoti dhe tek toleranca fetare, tė cilėn ne duhet ta kultivojmė, ta zhvillojmė dhe unė shpreh besimin mė tė madh pėr udhėheqėsin shpirtėror tė komuniteteve fetare, tė cilat kėto 20 vite ia dolėn ta rindėrtojnė atė nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe ky ėshtė njė nga, mesazhet mė tė mėdha, njerėzore dhe hyjnorė qė kombi shqiptarė i lirė sot i pėrcjell mbarė njerėzimit.
Nė Shqipėri, myslimanėt, katolikėt, ortodoksit dhe besimtarėt e tjerė janė tė gjithė tolerantė. Shqipėria ka njohur vetėm njė fondamentalizėm dhe ky fondamentalizėm, ka qenė fondamentalizmi ateist i regjimit totalitarė.

Sot qė tė gjithė respektojnė lirinė e besimit tė njėri-tjetrit, por dhe qėndrimet, ndėrsa ky variant i fondamentalizmit u provua si mė i egri qė ka ekzistuar ndonjėherė, sepse ky me gjak dhe hekur donte me ēdo kusht qė rrugėn e zotit t’jua merrte shqiptarėve dhe t’jua zėvendėsonte me rrugėn e vetmisė, apo rrugėn e Enverit. Sot ne jemi tė lirė. Po tė jetė pėr njė rrugė tė gjithė ne kemi vetėm rrugėn e Zotit, atij i falemi, atij do t’i falemi, kurse Zoti vetė kėtu nė tokė pėr secilin prej nesh kalon nė rrugėn qė duan, rrugėn e gjithsecilit, rrugėn qė nuk mund ta marrė askush. Ndaj dhe njėherė ju pėrshėndes vėllazėrisht dhe ju shpreh kėnaqėsinė e madhe, qė kėtė vit ne kremtojnė ditėlindjen e Profetit tė dritės, Profetit tė lirisė, Profetit tė barazisė, mė mirė se ēdo vit tjetėr. Le tė urojmė qė viti qė vjen tė na gjejė ne shumė mė mirė se ky vit", deklaroi mė tej kryeministri i vendit, Sali Berisha.


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante