Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Kriminelet grek ne
truallin shqiptare
Vrasjet e ushtarėve shqiptarė nga MAVI dhe versioni zyrtar pėr ngjarjen
Nė orėn 02.30 tė mėngjesit tė datės 10 prill 1994, njė komando greke e veshur me uniformėn e ushtrisė sė kėtij shteti sulmoi nė befasi Postėn Kufitare tė Peshkėpisė, nė Rrethin e Gjirokastrės. Si pasojė e kėtij sulmi, u vranė kapiteni i parė Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Ngjarja e rėndė tronditi mė tej marrėdhėniet midis dy shteteve, Shqipėrisė e Greqisė. Krimi u mor pėrsipėr mė pas nga organizata terroriste greke MAVI (Fronti pėr Ēlirimin e Vorio–Epirit). Ky grup botoi nė gazetėn e Athinės “Eleftherotipia”, tė nesėrmen e ngjarjes, mė 11 prill, njė deklaratė, ku, pasi merrnin pėrsipėr aktin kriminal, kėrkonin tė rriteshin veprimet pėr “tė ēliruar Vorio–Epirin”. Si pėr tė vazhduar nė kėtė linjė, dy ditė mė vonė, mė 13 prill, gazeta tjetėr greke “Stohos”, e shquar pėr tonet e forta nacionaliste, botoi foton e guerilėve tė MAVI-it shoqėruar me titullin e madh: “Frikė nė Tiranė nga goditja e fortė”. Athina zyrtare mbajti deklarimet zyrtare. Sekretari i shtetit pėr Punėt e Jashtme, Jorgos Papandreu, deklaroi: “Ėshtė e vėrtetė se nė Greqi ka elementė ekstremistė pėr ēėshtjen e Epirit tė Veriut dhe nuk mund tė pėrjashtohet gjė, madje as pėrfshirja e ushtarakėve grekė nė mėnyrė individuale”. Ndėrsa zėdhėnėsi i qeverisė greke, Venizellos, tha: “Pa zhvilluar hetime, nuk mund tė pėrjashtohet ekzistenca e elementėve fanatikė.”
Gazeta “Stohos” , tri muaj mė parė, mė 1 dhjetor 1993 kishte shkruar:
“Me armėt fitorja jonė. Mos harroni se Greqia ėshtė e gjitha toka qė vaditėm me gjak. ‘Stohos’ pėrgatit beteja te reja. Qėndroni edhe ju afėr tij, bashkėluftėtarė nė marshimin e kombit. Me kokėn lart, Bizanti bėhet”. E njėjta gazetė, pak ditė para ngjarjes, mė 30 mars 1994 shkruante: “E keqja mė e vogėl qė do t’i ndodhi njė vorioepiroti qė banon nė Shqipėri, do tė kundėrpeshohet me ekzekutimin e 5 shqiptarėve”.
Pas ngjarjes, marrėdhėniet midis dy shteteve u acaruan sė tepėrmi. 10 prilli ishte njė prej shenjave mė tė dallueshme nė kėtė acarim. Shteti shqiptar shpalli mė 13 prill 1994 person tė padėshiruar konsullin e pėrgjithshėm grek nė Gjirokastėr Kristos Jakovu, tė cilin e urdhėroi tė linte territorin shqiptar brenda 48 orėve. Si veprim reciprok, shteti grek bėri tė njėjtėn gjė me sekretarin e parė tė ambasadės shqiptare nė Athinė, Kastriot Robo. Mė 14 prill qeveria shqiptare i kėrkoi Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė tė dėnonte ashpėr qeverinė greke dhe ta rreshtonte atė nė vendet qė pėrkrahin terrorizmin. Po ashtu u arrestuan mjaft elementė tė pėrzier nė veprimtari antishqiptare. Mė 16 prill zėdhėnėsi i Ministrisė tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė deklaroi se pala greke nuk ka kurrfarė vullneti pėr tė kapur autorėt e masakrės, ndėrsa qeveria shqiptare deklaroi se mė i dobishėm sesa njė takim dypalėsh do tė ishte njė komision i ngritur nga Bashkimi Europian dhe KSBE-ja.
Ende sot, pas kaq vitesh, nuk mund tė flitet pėr vėnie tė drejtėsisė sė kėsaj ēėshtjeje, ndėrsa MAVI shfaqet ndonjėherė me ndonjė kėrcėnim tjetėr, madje edhe ndaj qytetarėve shqiptarė me origjinė greke.
Komunikata e Ministrisė sė Rendit
Publik, nr.101, datė 11 prill 1994
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-04-11 nė 12:58
|