Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Jugu dhe ēamėt

, Prill 18th, 2011
SHPETIM IDRIZI
Ditėt e fundit, Himara, njėra nga qendrat e banuara mė tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė, ishte mbushur me parulla kundėr komunitetit ēam dhe qė e shpallnin kėtė tokė kreshnike tė kombit shqiptar si “pjesė e Greqisė”. Si kryetar i PDIU, nuk do tė merresha me kėto inskenime elektorale, nėse ato nuk do parapriheshin nga njė takim midis autoriteteve tona dhe atyre greke, ku pala greke kishte shprehur shqetėsim pėr “festimin nga ana e kėtij komuniteti tė gjenocidit grek nė Igumenicė”. Kėto dy ngjarje kanė tė pėrbashkėt ndjenjėn e kriminalizimit tė njė komuniteti tė tėrė si komuniteti ēam. Ngjarja e Himarės synon ndėrkaq krijimin e njė klime tensioni nė Shqipėri, nxitjen e urrejtjes midis krahinave tė ndryshme etj.
Po i marr me radhė dy ngjarjet.
Parullat e Himarės, tė frymėzuara nga qarqe ekstremiste tė politikės greke, qė nė Shqipėri kanė pėrfaqėsues Bollanon, na thonė shumė sesa duhet tė bėjė shoqėria greke pėr t’u ēliruar nga djajtė e sė shkuarės. Pse e vė gishtin tek ekstremistėt grekė? Pse ne e dimė se himariotėt e vėrtetė nuk urrejnė askėnd, aq mė shumė njė popullsi martire si popullsia ēame. Ne e dimė se Himara, vend qė ka prodhuar figura tė shquara tė historisė sonė kombėtare dhe asaj tė Greqisė, tė revolucionit grek etj, Himara me standarde tė larta intelektuale, prej disa vitesh ėshtė shndėrruar nė njė terren eksperimental tė qarqeve ekstremiste greke. Pėrveē lėmoshave tė pensioneve tė gjyshėrve tė tyre, nėpėrmjet individėve tė paguar, tė drejtuar nga njė personazh tragjikomik si renegati Vasil Bollano, kėto qarqe duan tė provokojnė ndjenjat e shqiptarėve dhe nė veēanti tė popullsisė ēame. Ky njeri qė ka bėrė shumė abuzime me pronat e himariotėve, qė e ka lėnė tė pazhvilluar qytetin e vet, qė do ta shkėpusė nga territori shqiptar, e ndien se ora e llogarisė para zgjedhėsve, bashkėqytetarėve tė vet, pėr abuzimet e tij po vjen, ndaj po luan kartėn e gjoja nacionalizmit grek. Nė kėtė lojė ai ėshtė dhe burracak, pasi i pėrfshirė nė fushatė, nuk preferon tė luajė vetė me kėtė kartė. Atij i duhen dhe votat e atyre qė ndihen shqiptarė, ndaj aktivizon “zogjtė e natės”, njerėz tė paguar, qė artikulojnė kaq shėmtuar mesazhet e egra tė qarqeve nacionaliste tė vendit fqinj. Ne besojmė se kėto qėndrime tė egra kundėr komunitetit ēam, shkruar nė greqisht nė Himarė, nuk janė tė himariotėve, por dhe as nuk shprehin mendimet e tė gjithė shoqėrisė greke, sepse nuk pranojmė kėshtu qė vendi fqinj, me histori tė madhe qytetėrimi ėshtė rob i mentaliteteve pėrjashtuese tė sė shkuarės. Kėto mentalitete kanė prodhuar veprime gjenocidale, qė e kanė regjistruar Greqinė nė historinė e pėrbotshme si vendi qė i ka spastruar me gjak tė gjithė minoritetet nga territori i vet.
Ne i bėjmė thirrje partive politike tė pranishme nė Himarė, tė distancohen nga akte tė tilla, nga mesazhe si kėto qė duan tė nxisin urrejtje dhe tė provokojnė ndjeshmėrinė e komunitetit tonė. Ne s’biem pre e provokimeve tė ulėta si kėto. Ky ėshtė qėllimi i lojės sė atyre qė i kanė nxitur mjeranėt e natės tė shkruajnė parulla. Ne duam qė zgjedhjet nė Himarė tė zhvillohen tė qeta, si kudo nė Shqipėri, tė fitojė mė i miri, dhe jo ai qė i fshehur pas sloganeve nacionaliste greke, po abuzon me pronat e himariotėve.
Ne i bėjmė thirrje partive mė tė mėdha tė zvogėlojnė retorikėn kundėrvėnėse nė Himarė dhe pse jo, tė shkojnė tek njė kandidat i pėrbashkėt. Nė Himarė, duhet tė fitojė ai qė mban flamurin kombėtar, i cili duhet tė ngrihet mbi flamujt e partive.
Ne vlerėsojmė shumė angazhimin e qeverisė qendrore, e cila, megjithėse me vonesė, ka ndėrtuar njė rrugė e cila i jep zhvillim gjithė Bregut, nėpėrmjet turizmit. Turizmi do t’i japė mirėqenie himariotėve dhe gjithė zonės sė Bregut, do tė rrisė komunikimin e kėsaj zone me shqiptarėt e Veriut, tė Kosovės, tė Maqedonisė, duke zvogėluar terrenin pėr ideatorėt e tensionit nė Himarė, tė cilėt rrinė prapa Bollanos. Kėshtu, tė gjithė shqiptarėt do ndihen shqiptarė dhe s’kanė nevojė tė ndihen grekė.
Takimi i Janinės
Dhe diēka nė lidhje me takimin sekret midis autoriteteve tona policore dhe atyre greke, qė ne e mėsuam nga mediat. Pėr sa kohė ky takim nuk ėshtė pėrgėnjeshtruar zyrtarisht, duhet tė supozojmė se ai ka ndodhur dhe ēfarė kanė raportuar mediat ėshtė e vėrtetė.
Ne nuk shohim ndonjė problem nė kėtė takim, apo nė idenė e takimeve, edhe jashtė vėmendjes sė mediave. Ajo qė na bėn pėrshtypje nga deklarimet greke nė kėtė takim, ėshtė ai qė lidhet me ēamėt. Sipas medias, njė zyrtar i lartė grek paska thėnė se “I ashtuquajturi festim i gjenocidit ēam nė Igumenicė ėshtė provokues”. Nė lidhje me kėtė deklarim, ne si PDIU duam tė sqarojmė se ky ėshtė njė manipulim i madh me njė mesazh qė kemi dhėnė ne jo vetėm gjatė fushatės, por dhe mė parė se “njė grup pleqsh, tė rinjsh, do tė vizitojnė Igumenicėn nė pėrvjetorin e gjenocidit grek”. Kjo vizitė pėr tė cilėn ne kemi folur, nuk ėshtė festim. Ne s’kemi ēfarė tė festojmė, festėn e kanė bėrė kriminelėt qė pastruan etnikisht territorin ku shqiptarėt kanė qenė banues autoktonė.
Iniciativa jonė ėshtė thellėsisht njerėzore, jo-politike, me natyrė pėrkujtimore, dhe ne s’dimė ndonjė provokim qė mund tė vijė prej pėrkujtimit tė tė vdekurve, gra, pleq e fėmijė qė humbėn jetėn prej gjenocidit tė trupave paramilitare greke. Me moslejimin e kėtij pėrkujtimi, autoritetet zyrtare greke do ta shpallnin kėtė gjenocid jo si vepėr e kėtyre grupeve, por si qėndrim tė gjithė shoqėrisė dhe shtetit grek. Ne s’duam ta besojmė kėtė.
Ne duam thjesht t’i japim mundėsi disa pleqve, burra dhe gra qė i kanė mbijetuar gjenocidit tė shohin vendin e tė parėve qė e lanė nėn kėrcėnimin e humbjes sė jetės. Ne duam qė ata tė nderojnė tė rėnėt, shumė prej tė cilėve nuk patėn lavdinė e tė pasurit njė varr si ushtarėt grekė tė rėnė nė Shqipėri. Me kėtė vepėr ata s’provokojnė asnjeri. Ata thjesht duan tė shfrytėzojnė avantazhet e qarkullimit tė lirė tė njerėzve, njė vlerė europiane e fituar tashmė dhe prej shqiptarėve.
Qarqet nacionaliste greke nė pushtet duhet tė qartėsojnė nėse u referohen vlerave njerėzore europiane, apo parimeve qė udhėhoqėn veprimet gjenocidale tė kriminelėve tė komanduar nga Zerva, dhe qė nuk spastruan vetėm shqiptarėt, por dhe hebrenjtė dhe sllavo-maqedonasit e Greqisė.
Dhe njė ēėshtje tjetėr. Greqia zyrtare s’ka asnjė tė drejtė t’u bėjė presion autoriteteve zyrtare shqiptare tė drejtėsisė mbi ēėshtje tė caktuara, si ajo e shtetasit shqiptar Aristotel Guma, siē njoftuan mediat prej kėtij takimi. Shqipėria s’ka guxuar tė ngrejė zėrin pėr asnjė ēėshtje nė morinė e qindra vrasjeve me sfond etnik tė kryer nė Greqi ndaj shtetasve tė saj. Aq mė shumė Greqia s’ka tė drejtė tė fusė hundėt nė veprimet hetimore qė lidhen me vrasjen e njė shtetasi shqiptar, me kombėsi shqiptare, pavarėsisht procesit tė tentuar tė blerjeve masive tė kombėsive nė Shqipėri.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-04-11 nė 18:29
|