Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-11, 20:44   #76
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

1. GREQIA SYNON HELENIZIMIN E JUGUT TĖ SHQIPĖRISĖ
Historiani i njohur Pėllumb Xhufi, deklaron se gjithė politika greke gjatė kėtyre viteve tė fundit, synon helenizimin e jugut tė Shqipėrisė. Sipas tij, kjo pėrpjekje synohet sė fundmi qė tė arrihet me anė tė regjistrimit tė popullsisė, me anė tė sė cilės Greqia kėrkon qė tė rrisė nė mėnyrė artificiale numrin e minoritarėve nė Shqipėri.


16.04.2011

Bledar Lumani

Historiani i njohur Pėllumb Xhufi, deklaron se gjithė politika greke gjatė kėtyre viteve tė fundit, synon helenizimin e jugut tė Shqipėrisė. Sipas tij, kjo pėrpjekje synohet sė fundmi qė tė arrihet me anė tė regjistrimit tė popullsisė, me anė tė sė cilės Greqia kėrkon qė tė rrisė nė mėnyrė artificiale numrin e minoritarėve nė Shqipėri. Ai shprehet se qeveria shqiptare tashmė i ėshtė nėnshtruar Greqisė dhe nuk po mbron dhe kėrkon tė drejtat e popullit shqiptar, siē ėshtė ēėshtja ēame.
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, pohonte pak ditė mė parė nė njė interviste se marrėdhėniet Shqipėri-Greqi nuk kanė qenė kurrė tė mira. Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe nėse ėshtė, ēfarė ka ndikuar nė kėtė raport?

Kadareja ka thėnė njė tė vėrtetė, ka bėrė njė konstatim, i cili i pėrgjigjet realitetit. Natyrisht, do pritej nga Kadareja, por dhe nga intelektualė tė tjerė tė shquar shqiptarė, qė janė referenca tė qarta pėr popullin shqiptar, tė flitej dhe tė diskutohej pėr tema tė tilla, siē janė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė. Thashė se ėshtė njė konstatim i vėrtetė, sepse pėr fat tė keq, qė nga viti 1991, kur filloi ndryshimi i sistemit nė Shqipėri, Greqia zyrtare dhe jo zyrtare, ėshtė paraqitur nė vendin tonė nė format e Greqisė sė vjetėr, tė nacionalizmit, me tė njėtat platforma, me tė njėtat dosje tė pluhurosura, duke zhgėnjyer shpresat e shqiptarėve, tė cilėt kishin shpresa se Greqia mund tė ishte njė mbėshtetje dhe njė fqinj i mirė, njė pikė referimi pėr rrugėn e re tė Shqipėrisė drejt Europės. Greqia ėshtė bazuar nė marrėdhėniet me Shqipėrinė mbi bazėn e nacionalizmit dhe skemave tė vjetra. Ajo ka injoruar gamėn e problemeve qė ekzistojnė midis dy vendeve, qė nga koha e themelimit tė shtetit shqiptar. I tillė ėshtė problemi i njohjes sė kufijve, tė caktuar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht nė Konferencėn e Paqes. Pra, sot e kėsaj dite, Greqia nuk i njeh kėto kufij. I tillė ėshtė pastaj edhe ligji i luftės nga Greqia, i vendosur gjatė vitit 1940, i cili nė mėnyrė absurde mbahet nė fuqi ende pėr qėllime tė qarta. Njė prej kėtyre qėllimeve ėshtė pėr tė mbajtur akoma tė sekuestruara pasuritė e qytetarėve shqiptarė nė Greqi, pasuri, e cila sipas vlerėsimit qė ėshtė bėrė disa dekada mė parė, arrin nė miliarda dollarė.

Kėtu e keni fjalėn pėr pasuritė dhe pronat e ēamėve?

Jo, kėtu nuk bėhet fjalė pėr pasuritė e ēamėve. Ky ėshtė njė problem tjetėr, i cili ka lindur para ēėshtjes ēame, qė nė vitin 1940 me shpalljen e ligjit tė luftės nga ana e mbretit tė Greqisė. Ky ligj u shoqėrua me ngrirjen e pasurive tė qytetarėve shqiptarė. Kėtu bėhet fjalė pėr pasuri tė mėdha tokėsore, pyje, kullota, magazina, dyqane etj, tė cilat shtrihen nė zonėn e Thesalisė dhe Maqedonisė, por dhe nė trevat e tjera tė Greqisė.

Njė nga ēėshtjet mė tė ndjeshme me Greqinė ėshtė ajo e ēamėve. Ministri i Jashtėm grek, vetėm pak ditė mė parė deklaroi se kjo ēėshtje nuk ekziston..

Ky ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha tė marrėdhėnieve me Greqinė dhe po injorohet plotėsisht. Nė fillim tė viteve 90 nė fakt, kjo ēėshtje ishte pranuar nga ana e Greqisė si njė problem. Ēamėria, pas pushtimit nė vitin 1913 nga ana e Greqisė, ėshtė njohur si minoritet. Greqia u detyrua qė ta bėnte njė gjė tė tillė, pasi u njoh si i tillė nga Lidhja e Kombeve. Sot pėr ēudi, pala greke, pas masakrimit dhe dėbimit tė tyre me dhunė nė dimrin e vitit 1944-45, nuk e njeh kėtė si problem dhe thotė se nuk ekziston. Ndėrkohė, kėtu nė Shqipėri ka 200-300 mijė ēam nga ata tė shpėrngulurit, tė cilėt janė duke u shuar vit pas viti, megjithėse tashmė kanė lėnė fėmijė dhe nipėrit e tyre pas.

Sa kanė bėrė qeveritė shqiptare pėr problemin ēam dhe a duhet tė kėmbėngulet kaq shumė pėr kėtė ēėshtje?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 22-04-11 nė 20:52
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante