Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
2. Problemi ėshtė shtruar, biles ėshtė shtruar edhe nga shteti komunist nė vitet e fundit tė qeverisjes, kur pati kontaktet e para me Greqinė. Dihet qė marrėdhėniet diplomatike me Greqinė u rivendosėn nė vitin 1971, por pala greke evitoi pėr vite me radhė kontaktet politike. Jam i bindur se kjo gjė ka ndodhur pikėrisht pėr faktin se Greqia kėrkonte qė tė shmangte ngritjen e problemeve tė vjetra qė Greqia kishte me Shqipėrinė. Nė vitin 1990 dhe 1991, gjatė takimeve tė kryeministrit grek, Micotaqis me drejtuesit e fundit tė qeverisė komuniste, Adil Ēarēanin dhe Ramiz Alinė, pala shqiptare ka ngritur ēėshtjen ēame. Dhe kjo qė ka ndodhur edhe me qeverinė e parė shqiptare demokratike, qeverinė Meksi. Kjo ēėshtje ėshtė ngritur nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe pala greke, jo vetėm e ka njohur kėtė si problem, por ka rėnė dakord pėr ngritjen e njė komisioni miks, pėr tė trajtuar aspekte tė ndryshme tė ēėshtjes ēame. Por, tashmė ne kemi njė kthim prapa. Sot pushtetarėt grekė pretendojnė qė nuk ka njė ēėshtje tė tillė dhe thonė se ēėshtja ēame nuk ekziston. Tė gjithėve besoj u kujtohet se si nė vitin 2005, presidenti grek, Papulias, anuloi njė takim me homologun e tij shqiptar nė Sarandė, Alfred Moisiu, madje u kthye nė mes tė rrugės, sepse mori veėsh qė nė vendin e takimit ishte mbledhur njė grup paqėsor ēamėsh, tė cilėt paraqisnin problemet e tyre me njė frymė paqėsore dhe aspak agresive apo nacionaliste. E gjithė Greqia zyrtare e pėrshėndeti kėtė akt tė paprecedentė dhe tė turpshėm tė presidentit Papulias, i cili shkaktoi njė skandal diplomatik, pėr ti qėndruar besnik njė stereotipi qė ėshtė krijuar nga politika greke, ajo e injorimit tė ēėshtjes ēame. Problemi ėshtė se ky regres nė ēėshtjen ēame, ka ardhur pėr faktin se qeveria shqiptare ėshtė tėrhequr nga kjo ēėshtje. E thashė edhe mė sipėr qė, deri nė vitiet 90, problemi ēam, madje edhe problemi i kufijve dhe pronave tė qytetarėve shqiptarė, tė cilat po pėrdoren nga shteti grek, kanė qenė shtruar nė tryezėn e bisedimeve. Nė kėtė tryezė kanė qenė tė shtruara edhe diskutimet pėr ndarjen e ujėrave tė brendshme, lumenjve, pėr tė cilat ka pasur diskutime edhe para viteve 90, nė mėnyrė qė tė arrihej njė marrėveshje. Pra, ka njė sėrė ēėshtjes, tė cilat duhet tė pėrbėjnė axhendėn e qeverisė shqiptare. Kjo e fundit, nė mėnyrė tė hapur, ka deklaruar se ka hequr dorė nga kjo axhendė. Kėtė gjė e ka thėnė kryeministri Berisha gjatė takimit tė tij me ish-homologun grek Karamalisin pak kohė mė parė. Berisha deklaroi se Shqipėria nuk ka asnjė problem me Greqinė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, gjė qė ėshtė njė kapitullim i politikės shqiptare ndaj interesave tė vendit dhe popullit shqiptar. Unė gjykoj se njė shtet me dinjitet dhe qė ka sensin e sovranitetit, nuk duhet tė heshtė, kur njė shtet tjetėr, qoftė edhe mė i fuqishėm, i kėrkon qė tė heshtė. Pėr ēėshtjen ēame, autoritetet greke kanė kėrkuar qė mos tė diskutohet dhe mos tė shtrohet mė. Kėtė gjė e kanė kėrkuar nė mėnyrė laksative. Pėr fat tė keq, qeveritarėt shqiptarė kanė lėshuar pėrballė kėsaj kėrkese dhe gjatė viteve tė fundit, nė takimet e nivele tė larta, kjo ēėshtje nuk ėshtė ngritur. Politika shqiptare, duke braktisur axhendėn dhe interesat e vendit, ėshtė vėnė nė zbatim tė axhendės dhe interesave greke. Dhe ēfarė ka ndodhur kėto vite nė Shqipėri? Ėshtė pėrmbysur Kisha Autoqefale Ortodokse, duke vėnė nė krye tė saj zotin Janullatos, njė prelad grek, por duke pėrmysur njėkohėsisht edhe sinodin e kishės, i cili pėrbėhet kryesisht nga qytetarė grekė. Ne kemi parė qė tė hapen shkolla nė gjuhėn greke nė Himarė dhe nė Korēė, me njė folklor dhe simbolikė tė qartė nacionaliste, pėr tė treguar qė kėto vende janė greke. Kėtė e kanė thėnė qartė zyrtarė tė lartė tė qeverisė greke, si ministri i Arsimit aoi zėvendėsministri i Jashtėm grek, tė cilėt kanė ardhur pėr inaugurimin e kėtyre shkollave. Ėshtė lejuar qė tė ngrihen simbole helene, siē janė varrezat e famshme apo komplekset monumentale nė vijėn virtuale tė Vorio-Epirit, qė nga Korēa deri nė Gjirokastėr, siē janė varrezat e Kėlcyrės, tė cilat u shoqėruan me skandale dhe shkelje tė rėnda tė ligjit. Pėrmendim kėtu dhunimin e varreve tė fshtarėve tė Kosinės, tė cilat u trafikuan dhe u tentuan qė tė paraqiteshin si eshtra tė ushtarėve grekė. Shteti shqiptar dhe prokuroria shqiptare kėtė ēėshtje e lanė, nė vend qė tė dėnonin fajtorėt, tė cilėt tashmė janė gtė identifikuar. Kanė ndodhur ndėrkohė edhe ngjarje tė tjera shumė tė rėnda.
E keni fjalėn pėr paktin mbi ujėrat detarė?
Por, pikėrisht pėr marrėveshjen e ndarjes sė ujėrave territoriale, njė marrėveshje e cila nuk ka qenė fare nė axhendėn e marrėdhėnieve greko-shqiptare. Ajo ėshtė futur nė mėnyrė kontrabande dhe shkelte ligjet dhe Konventėn Ndėrkombėtare tė Ujėrave. Kjo ēėshtje nuk ka ekzistuar asnjėherė dhe deri tre-katėr vjet mė parė, pala greke nuk e ka ngritur kėtė si ēėshtje. Pala greke nuk mund ta ngrinte ēėshtjen e kufijve detarė, nė njė kohė qė ajo nuk njeh kufijtė tokėsorė. Greqia e ka ndėrgjegjien e prishur, pasi nuk ėshtė nė rregull me ligjet dhe konventat ndėrkombėtare, nuk ėshtė nė rregull me partnerin e saj, Shqipėrinė, pėrsa i pėrket kufirit tė vendosur 100 vjet mė pėrpara dhe tė njohur nga forumet mė tė larta ndėrkombėtare, siē ishte Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorėve. Kjo kėrkesė ėshtė shtruar tre-katėr vitet e fundit nė mėnyrė ultimative nga ana e qeverisė greke dhe qeveria shqiptare, skllave e veseve dhe korrupsionit tė saj, qė nuk ėshtė vetėm korrupsion politik, u vu nė zbatim tė kėsaj marrėveshje, duke i hequr shtetit shqiptar mbri 300 km katror det, nė njė zonė ku kufiri detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė ėshtė vetėm 4 km nė kanalin e Korfuzit. Kufiri grek vinte deri afėr bregdeit shqiptar, tė Ksamilit dhe Sarandės. Bėhet fjalė deri 700 metra afėr kufirit shqiptar. Me tė drejtė, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtė kėtė marrėveshje nė mėnyrė kategorikė dhe me njė votim tė paprecedentė. Kjo marrėveshje ishte antikombėtare, pasi ishte njė shitje e territoreve nė favor tė njė shteti tė dytė.
Vorio-Epiri ėshtė njė axhendė reale e qeverisė greke apo ėshtė mė shumė njė frikė e shqiptarėve?
Unė besoj qė po, pasi konsulli grek nė Korēė, e deklaroi nė mėnyrė tė hapur kauzėn e Vorio-Epirit dhe madje shpalli tė hapur luftėn pėr Vorio-Epirin. Ky nuk ėshtė i vetmi, pasi ka edhe zyrtarė tė tjerė tė lartė grekė, sidomos pas vitit 1990, tė cilėt e kanė artikuluar gjithmonė e mė shpesh kauzėn e Vorio-Epirit. Unė mund tė them me kompetencė dhe me bindje tė plotė se gjashtė pikat qė kryeministri Mitocaqis, ia paraqiti nė mėnyrė ultimative qeverisė shqiptare nė vitin 1993, kanė tė bėjnė me kauzėn e Vorio-Epirit dhe me helenizimin e jugut tė Shqipėrisė. Lėvizjet e fundit, nė njė radhė lėvizjesh, qė nga hapja e shkollave greke, qė nga ngritja e simboleve greke gjithandej nė jugun e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe varrezat monumentale qė pėrmenda mė sipėr, qė nga dhėnia e pensioneve qytetarėve shqiptarė jo vetėm me kombėsi greke, por edhe atyre me kombėsi shqiptare, promovimi dhe mbėshtetja e bizneseve tė caktuara, depėrtimi i tyre nė jugun e Shqipėrisė, mosnjohja e kufirit etj, vijnė dhe pėrfundojnė tek hapi tjetėr i turpshėm, regjistrimi i popullsisė.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 22-04-11 nė 20:53
|