Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-11, 20:51   #78
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

3.
Kjo puna e regjistrimit mos ėshtė njė frikė e pabazė?

Fakti qė qeveria greke ka reaguar me shqetėsim tė madh pas lėvizjeve tė fundit dhe debatit qė ka lindur nė Shqipėri kundėr kėtij ligji, debat vėrtet i shėndetshėm, shumė qytetar, civil dhe evropian, tregon se ka qenė pikėrisht qeveria greke ajo e cila ka ushtruar presion mbi qeverinė shqiptare, pėr tė bėrė njė regjistrim tė popullsisė mbi bazėn e etnisė dhe besimit fetar. Ky regjistrim ėshtė nė kundėrshtim me kartėn e OKB-sė dhe Kopenhagenit dhe me atė tė Kėshillit tė Europės pėr mbrojtjen e minoriteteve, sepse asnjė nga kėto dokumente nuk bėn fjalė pėr pėrcaktime etnish.

Ata qė janė pro kėti regjistrimi thonė se kjo do tė shėrbente pėr tė identifikuar numrin real tė minoritarėve nė Shqipėri. Ku qendron e keqja kėtu?

Shqipėria ėshtė njė shtet i vjetėr tashmė, nuk ėshtė njė shtet qė ka lindur nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė apo Bashkimit Sovjetik. Shqipėria ėshtė njė shtet qė ka lindur qė nė vitin 1912 dhe nė vitin 1921, Shqipėria ka hyrė nė Lidhjen e Kombeve, duke nėnshkruar njė traktat me komunitetet e shteteve. Me kėtė traktat, Shqipėria njihte minoritetet nė vendin tonė, nė radhė tė parė minoritetin grek, ashtu si atė malazez dhe maqedonas dhe mori pėrsipėr tė mbronte tė drejtat e minoriteteve, duke filluar nga minoriteti grek. Ēdo vit, Shqipėria ka paraqitur raporte tė rregullta nė Lidhjen e Kombeve, qė nga viti 1922, kur ka deklaruar sa shkolla ka hapur nė fshatrat minoritare. Zona minoritare ėshtė pėrcaktuar nga Lidhja e Kombeve dhe ėshtė pranuar edhe nga vetė Greqia. Kjo e fundit nuk pretendonte mė pas vitit 1921 se Korēa ishte greke, siē thotė sot konsulli grek nė Korēė, i cili pėrfaqėson shtetin dhe qėndrimin e Greqisė. Absolutisht nuk pretendonte qė Pėrmeti dhe Gjirokastra ishin greke. Madje atėherė nuk pretendonin qė as Himara nuk ishte greke. Himara nuk figuronte nė listėn e fshatrave minoritare. Pra, minoritetet janė njohur nė Shqipėri dhe u janė njohur tė drejtat bazė, siē ėshtė p.sh arsimimi nė gjuhėn e tyre, qė nė fillimet e shekullit XX. Kėtu Shqipėria nuk bėn pėrjashtim nga vende tė tjera, si Rumania, Jugosllavia, Polonia, Sllovakia, tė cilat u detyruan qė tė njohin komunitetet minoritare. Kėshtu qė, nuk mund tė pretendohet sot pėr Shqipėrinė se ē’popullsi minoritare ka. Shqipėria i ka njė pėr njė minoritarėt tė regjistruar nė Regjistrin Themeltar dhe nėse dikush do tė mėsojė numrin e saktė tė minoritarėve, mund tė shkojė dhe tė shohė tek ky Regjistėr. Mund ta marrė vesh brenda ditės se sa ėshtė numri i minoritarėve nė Shqipėri. Problemi ėshtė se qėllimi i regjistrimit tė popullsisė ėshtė bėrė i qartė. Kėtė e tha qartė konsulli grek nė Korēė, i cili pohoi se dėshiron qė tė regjistrojė ortodoksėt shqiptarė nė Korēė dhe popullsinė me origjinė arumune, si grekė, duke ngjalur edhe reagimin e ashpėr tė komunitetit arumun. Pra, qėllimi ėshtė tė ndryshohet raporti i minoriteteve mbi njė kriter jo objektiv, si ėshtė ai i regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e etnisė, ku gjithkush mund tė deklarojė sipas dėshirės kombėsinė.

A rrezikohet jugu i Shqipėrisė qė njė ditė tė helenizohet?

Gjithė kjo politikė qė ėshtė zhvilluar kėto 20 vitet e fundit nga shteti grek, pėr fat tė keq edhe nga pėrfaqėsues politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, qė unė jam i bindur nuk pėrfaqėsojnė interesat reale tė komunitetit grek, ka pikėrisht kėtė qėllim. Qėllim qė deri tani nuk ėshtė arritur, madje as nė Himarė. Greqia, me presion tė shumta, tė cilat nuk janė vetėm politike, por ekonomike nė radhė tė parė, kėrkon qė tė fryjė numrin e minoritarėve nė Shqipėri. Nė vitin 1922, minoriteti grek rezultonte nė 16 mijė vetė. Ky numėr, me kalimin e viteve ėshtė rritur, por kėtu nuk bėhet fjalė pėr shuifrėn e 400 mijė personave, siē pretendojnė qarqet e zellshme ekstremiste greke, as pėr 300 mijė, siē ėshtė shprehur ndonjė qeveritar i lartė grek dhe as pėr 100 mijė vetė. Ne e dimė se pėr shumė arsye, njė pjesė e madhe e tyre janė vendosur tashmė nė Greqi dhe numri i minoritarėve nė Shqipėri ėshtė akoma shumė i vogėl. Gjithsesi, edhe ata qė kanė ikur dhe kanė marrė pasaportėn greke, ne i konsiderojmė si qytetarė shqiptarė. Por, nėse nė vitin 1989 rezultonte qė nė Shqipėri tė ishin 60 mijė minoritarė grekė, megjithė dėshirėn e mirė, absolutisht qė ky numėr nuk mund tė shkojė mė shumė se 100 mijė. Ky numėr megjithatė mund tė verifikohet shumė lehtė nė bazė tė Regjistrit Themeltar. Rėndėsi ka qė komuniteti grek i ka gėzuar tė drejtat themeltare qė nė fillim tė shekullit XX. Kėto tė drejta janė zgjeruar me kalimin e viteve. Pra, nė Shqipėri nuk ka asnjė problem me minoritetet. I vetmi problem ėshtė qėllimi i qarqeve zyrtare dhe jozyrtare greke, qė kėrkojnė tė vėnė nė zbatim planin e pluhurosur tė aneksimit tė jugut tė Shqipėrisė.

Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė