Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kercovari
Vazhdon debati pėr hetim ndaj SHIK-ut
Me nismėn e deputetit tė AAK-sė, Burim Ramadani, nė Kuvendin e Kosovės ka nisur debati pėr formimin e njė komisioni hetimor nė lidhje me aktivitetet e Shėrbimit Informativ tė Kosovės tė njohur me emrin SHIK. Debati mund tė pėrfundojė me zgjerimin e hetimit parlamentar edhe pėr shėrbime tjera, si Sigurimi i Atdheut, thonė deputetėt.
Nga Express mė 24 prill 2011 nė ora 16:58
Nė Kuvendin e Kosovės ėshtė iniciuar tashmė njė nismė pėr hetim parlamentar ndaj Shėrbimit Informativ tė Kosovės, tė njohur si SHIK.
Nisma pėr kėtė hetim parlamentar ėshtė ndėrmarrė nga deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani. Ai ka thėnė se njė debat i tillė, mes tjerash, do tė identifikonte se kush ka qenė dhe ēfarė roli ka pasur SHIK-u.
Mbi tė gjithat, Ramadani ėshtė shprehur se dėshiron mendimin e Kuvendit nėse SHIK-u ishte njė organizatė nė interesin e Kosovės apo jo dhe nėse aktiviteti i kėtij shėrbimi mund tė cilėsohet si legal.
"Kuvendi i Kosovės duhet tė marrė njė qėndrim ndaj kėsaj organizate pėr tė paktėn katėr fusha. Fusha e parė ka tė bėjė me ligjin, nėse ka qenė SHIK-u legal apo ilegal, duhet tė jepet pėrgjigje e qartė. Fusha e dytė ka tė bėjė me financat, burimin e financave dhe pėrdorimin e tyre".
"Fusha e tretė ka tė bėjė me mandatin, me mekanizmat kontrollues tė brendshėm dhe mekanizmat mbikėqyrės institucional tė jashtėm. Dhe, fusha e katėrt ka tė bėjė me klasifikimin e informatave, ruajtjen e tyre, destinimin dhe metodat e mbledhjes sė informatave", ka thėnė Ramadani.
Hetimi, ka nėnvizuar Ramadani, nuk nėnkupton qė Kuvendi tė merret me raste tė individėve qė kanė punuar nė SHIK, por me vetė strukturėn, funksionimin dhe organizimin e tij.
SHIK-u i njohur si organizatė e afėrt sidomos me Partinė Demokratike tė Kosovės, kishte shpallur pėrfundimin e aktiviteteve tė veta nė qershor tė vitit 2008 nga shefi i kėtij shėrbimi, Kadri Veseli.
Shuarja zyrtare e SHIK-ut ishte parė edhe nga ndėrkombėtarėt si njė kusht i domosdoshėm pėr ti lėshuar vendin strukturės sė re tė inteligjencės sė Kosovės nė ngritje e sipėr, tė quajtur Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė.
Grupi Parlamentar i PDK-sė i ka dhėnė mbėshtetje deputetit opozitar, Ramadani, pėr formimin e komisionit hetimor ndaj SHIK-ut.
Shefi i grupit tė deputetėve tė PDK-sė, Adem Grabovci, thotė se komisioni duhet tė ketė mbėshtetje tė fuqishme nė mėnyrė qė tė zbardhen edhe shumė raste tė dyshimta, pėr tė cilat ėshtė folur nė opinion pėr vite tė tėra.
"Mbėshtesim fuqishėm iniciativėn e deputetit, pėrkatėsisht Grupit Parlamentar tė AAK-sė qė tė krijohet ky komision, por me kusht qė vėrtet ky komision tė ketė njė fushėveprim, tė ketė njė mbėshtetje tė fuqishme, qė kėto raste tė zbardhen njėherė e pėrgjithmonė", ėshtė shprehur Grabovci.
Njėri nga deputetėt qė mė sė shumti ka kritikuar veprimtarinė e SHIK-ut ėshtė ai i Lėvizjes Vetėvendosje, Florin Krasniqi. Me kėtė hetim ai ka thėnė se nuk pret mrekulli dhe ndryshime revolucionare.
Por, Krasniqi ka shprehur besim se mė pas edhe prokuroria mund tė gjejė shtigje pėr hetimin e disa rasteve qė mund tė dalin nga hetimi parlamentar.
Ndėrkaq hetimi, sipas tij, nuk duhet pėrkufizuar vetėm me SHIK-un, por edhe me Sigurimin e Atdheut, i njohur si shėrbim qė ishte mė i afėrt me Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
"Ajo se ēfarė bėn komisioni ėshtė parashtrimi i disa pyetjeve, kush e ka formuar SHIK-un, ēfarė identiteti ka pasur, kush e ka financuar, kujt i ka raportuar dhe ēfarė ka punuar edhe ku janė dosjet. Pėrgjigjet nė kėto pyetje tė mėdha do tė sjellin nėnpyetje tjera qė mund tė sjellin para drejtėsisė njerėzit, nė qoftė se dikush ka bėrė gjėra tė kėqija, e unė mendoj se kanė bėrė gjėra tė kėqija".
"Hapen, pra, mundėsitė qė edhe prokuroritė tė merren me rrjedhėn e ngjarjeve. Por, unė nuk jam vetėm pėr hetimin e SHIK-ut, por edhe pėr hetimin e Sigurimit tė Atdheut dhe shėrbimet tjera nėse kanė ekzistuar, qė unė mendoj se kanė ekzistuar", ka theksuar Krasniqi.
Ndėrsa po iniciohet debat dhe hetim parlamentar pėr ish-strukturat e shėrbimeve sekrete, kryesisht tė partive mė tė mėdha nė Kosovė, nė Kuvendin e Kosovės ėshtė ndėrmarrė edhe njė nismė prej 20 nėnshkrimeve tė deputetėve, e iniciuar nga deputeti i PDK-sė, Bekim Haxhiu, me tė cilėn kėrkohet qė Parlamenti tė distancohet nga tė gjitha rastet e krimeve tė pasluftės. /rel/
(gazetaexpres)
|