Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Nė Korēė heton pėr dy raste tė ndėrrimit tė kombėsisė
Prokuroria e Korēės ėshtė duke hetuar njė rast tė dyshimtė tė ndėrrimit tė kombėsisė pėr dy shtetas, anėtarė tė sė njėjtės familje. Burime zyrtare tė prokurorisė konfirmuan dje pėr gazetėn “Shqip” se kanė nisur njė procedim penal qė lidhet me ndėrrimin e kombėsisė sė dy personave nga shqiptare nė greke, por nuk pranuan tė jepnin detaje tė tjera nė lidhje me personat qė po hetohen.
Ky procedim i Prokurorisė sė Korēės pėrbėn edhe tė vetmin rast tė hetimit tė ndryshimit tė kombėsisė, njė fenomen mjaft i pėrhapur ky nė jug tė Shqipėrisė, kryesisht nė Gjirokastėr, Pėrmet, Korēė, Sarandė, Delvinė etj., qė ėshtė ngritur si problem vazhdimisht nga nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu.
Nė asnjė rreth tjetėr tė vendit nuk ka tė regjistruar aktualisht ndonjė ēėshtje qė ka tė bėjė me ndėrrimin e kombėsisė, edhe pse akuzat publike pėr raste tė tilla kanė qenė tė shumta.
Nė Prokurorinė e Pėrmetit pohojnė se nuk ka asnjė dosje tė kėsaj natyre, ndėrkohė qė nga burime tė prefekturės mėsohet se nė kėtė rreth sapo ka pėrfunduar njė kontroll i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile dhe se konkluzionet e kėtij kontrolli mund tė shndėrrohen nė dosje pėr prokurorinė e rrethit, pasi paraprakisht janė konstatuar raste abuzive tė ndėrrimit tė kombėsisė.
Fenomeni i konvertimit tė banorėve tė Shqipėrisė sė jugut nga shqiptarė nė grekė u ngrit si shqetėsim nė fillim tė shkurtit nga nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė Kreshnik Spahiu, i cili gjatė njė turi nė gjykatat e jugut konstatoi raste skandaloze tė ndėrrimit tė kombėsisė. Spahiu dhe njė numėr gjyqtarėsh arritėn nė konkluzionin se ky fenomen ishte nxitur nga ligji “Pėr gjendjen civile” i vitit 2009, nene tė tė cilit u atakuan nė Gjykatėn Kushtetuese nga kreu i Gjykatės sė Sarandės, Alltun Ēela. Krahas kėsaj ankese qė po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, “Aleanca Kuq e Zi” po mbledh firma pėr tė rrėzuar ligjin nė fjalė.
Kreshnik Spahiu, i cili ishte iniciator i njė fushate kombėtare kundėr ndėrrimit tė kombėsisė, ka deklaruar se konvertimet e bėra me vendime gjykatash nuk janė asgjė pėrpara konvertimeve tė bėra ilegalisht nga nėpunės tė gjendjes civile.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-04-11 nė 17:14
|