Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-11, 19:10   #14
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hetohen Spiunėt

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
SHIK, po shihet se i tejkalon kufijte e ngusht qe mund te ket nje organizate tipike ballkanase. SHIK e din qe te tere veprimtarine e vet e ka ushtruar mbi bazen e sigurimit te informateve dhe ruajtjes se popullit te vet SHQIPTAR. Andaj kjo ish-organizate nuk ka cka te frikesohet nga hetimi parlamentar aspak sepse e din veteveten dhe prandaj deputetet e PDK-se dhe deputet te tjere do jen ne gjendje te votojne pro hetimit ne lidhje me veprimtarine e SHIK-ut.

Cka me bere me LDK ku ju vrane shume aktiviste dhe tani hezitojne qe te hetohen ato vrasje te pjestarve te kesaj partie..! Cka dmth kjo? Nuk dua te them qe kane dore keta ne vrasjen e antarve te partise se vet! Mirepo une nuk kam shpjegim per kete, ashtu sic nuk kane shume qytetar shpjegime ne lidhje me kete hezitim. Kuptohet se AAK heziton te hetoj vrasjet ne Dukagjin, sepse aty duhet kush ka dore si ne vrasjen e Tahir Zemajt ashtu dhe policve ne detyre.


Ēfarė "lėvizė" pas komisionit hetimor parlamentar, pėr veprimtarinė e (SHIK-ut ) ?
Ēfarė "lėvizė" pas komisionit hetimor parlamentar, pėr veprimtarinė e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK-ut)?
, 27 prill 2011 () Koha 06:39
www.kosovapress.com


Haki Morina

Krijimi i njė komisioni pėr hetimin e ish shėrbimit informativ tė Kosovės (SHIK),nga ana e Parlamentit tė Kosovės sigurisht qė ishte edhe njė vendim i klasės politike qė katėrcipėrisht vėrteton interesat shfrytėzuese tė lidershipit politik tė Kosovės,nė kurriz tė interesave tė Kosovės dhe popullit tė saj.
Iniciativa e VETVENDOSJES, forcė politike qė nė emėr tė angazhimit kundėr politikės aktuale po e plotėson atė me veprimet,si kjo e kėrkesės pėr hetimin e SHIK-ut, u aprovua edhe nga PDK-ė e Hashim Thaqit e AAK-ė e Ramush Haradinajt, nga e LDK-ė e Isa Mustafes e AKR-ė me partitė e koalicionit.


Kjo do tė ishte shumė nė rregull, nuk do tė kishte asgjė tė keqe hetimi i SHIK-ut apo institucioneve tė tjera,sikur mos ishte njė fakt, njė fakt kokėfortė,qė demaskon plotėsisht fytyrėn titiste tė klasės politike, e cila e sheh mė tė rėndėsishėm hetimin e SHIK-ut e nuk e sheh tė arsyeshėm hetimin e veprimtarisė sė SHSSH (UDB-ė), e cila nė radhėt e saj, nė Kosove, i kishte shumicėn dėrmuese tė kuadrove drejtuese dhe aktivistėve nė terren,tė nacionalitetit shqiptar.



Mund tė kuptohet dhe tė besohet qė SHIK-u,mund tė ketė bėrė veprime antiligjore, jomorale etj, por tė paktėn, asnjė njeri me logjikė tė shėndoshė nuk mund tė mendoj e lėre mė tė deklaroj,se ky shėrbim kishte objektiv apo program mbrojtjen,apo kthimin e sovranitetit serb mbi Kosovėn,siē e kishte SHSSH (shėrbimi i sigurimit shteteror, ish UDB-ės, e cila nė Kosovė drejtohej prej shqiptarėve). Atėherė, si tė kuptohet veprimi i Parlamentit tė Kosovės,si tė kuptohet patriotja famėmadhe '‘VETVENDOSJE” me kėrkim hetimesh, PDK-ė e AAK-ė “tė dalura nga lufta” dhe me patriota tė mėdhenjė nė krye tė tyre,me aprovim kėrkimesh pėr hetim,se pėr partitė tjera politike “tė dala nga pacifizmi (lexo nga komunizmi jugosllav)” s'kemi ēfarė tė diskutojmė...



Pėrderisa iniciativa e VETVENDOSJES tregon karakterin e saj demagogjik me pėrmasa gjigante,e cila pėr tė fshehur titizmin e vet,akuzon tė tjerėt pėr titist, pajtimi i PDK-ė (lexo Thaqit) pėr tė hetuar SHIK-un dhe nė tė njėjtėn kohė moskundėrvėnja e PDK-ė (lexo Thaqit) pėr tė kundėrkėrkuar hetimin e SHSSH (ish UDB-ės), tregon gjithashtu,se koka e kėsaj partie (lexo Thaqit), ėshtė e korruptuar nė mėnyre shumėdimensionale. I sėmurė pas pushtetit tė pakufishem,Thaēi,sigurisht qė kishte dhe vazhdon tė ketė interesa tė ruaj kėtė qėndrim dekonstruktiv nė lidhje me hetimet e shėrbimeve sekrete, sepse vetėm kėshtu ai mund tė ruaj krahun e tij titist nė parti, krah pa tė cilin ai tani nuk mundet as tė darkoj.



Shėrbimi i sigurimit shtetėror jugosllav nė Kosovė, i drejtuar dhe i pėrbėrė mė shumicė dėrmuese nga shqiptarėt, ndjeki, pėrsekutoj, torturoj deri nė vdekje,e burgosi me qindra e mijėra djem e vajza, burra, gra e fėmijė vite me radhė, organizoj veprime tė pandėrprera pėr tė zbuluar ēdo organizim patriotik qė kishte pėr qėllim realizimin e Pavarėsisė sė Kosovės,pra,ishte mekanizmi themelor i shtypjes dhe represionit tė shqiptarėve dekada me radhė. Zoti Thaēi nuk reagoj, nuk e ngriti zėrin e tė thot se: “do t'a hetojmė SHIK-un edhe pse ky shėrbim informativ,as nuk torturoj e as nuk pėrsekutoj, as nuk burgosi e as nuk vrau lulen e rinisė qė u ngrit pėr tė kėrkuar tė drejtat kombėtare, por se pari do tė hetojmė ish SHSSH (shėrbimi i sigurimit shteteror-jugusllav)”.

Pra, Thaēi dhe deputetėt e parlamentit tė Kosovės, disa prej tė cilėve (deputet tė mjerė qė i shitėn idealet e tyre pėr njė karrigė parlamenti)kanė qenė tė torturuar rėnd nga ish insperktorėt e SHSSH, nuk u ngritėn e tė thonė,se hetimet do tė bėhen,por do tė bėhen sipas radhės, duke filluar nga mė e rėndėsishmja drejt mė pak tė rėndėsishmes, siē e don rregulli dhe logjika.


Nė kėtė rast,do t'i pėrkujtoj lexuesit vetėm njė fakt, ndėr dhjetėra e qindra fakte tė tjera: njeriu qė torturoj 6 muaj rresht autorin e kėtij shkrimi (kur isha veē 17 vjeēar) dhe njėrin nga deputetėt e PDK-ės, Halit Krasniqin, e shumė tė tjerė (nė vitin 1982), vetėm pse kėrkuam Republiken Kosovės,ai sot ėshtė i graduar,si kolonel nė SHPK-ė.


Pse mbyll sytė Hashim Thaēi?-Sepse, Hashim Thaēi e din qė bashkėpunėtorėt kryesorė, mbėshtetėsit mė tė vendosur tė karrigės sė tij i ka me “gjenezė” ish komuniste ose familjarisht tė pėrzier me veprimtarinė e sigurimit shtetėror jugosllav, “gjenezė”,e cila vazhdon kėshtu,si zingjirė i pandėrprerė nga qendra deri nė seksionin bazė tė partisė e tė pushtetit ekzekutiv tė drejtuar prej tij.


E njėjta arsye pėr kėrkesė tė hetimit dhe, e njėjta arsye pėr aprovim tė krijimit tė komisionit parlamentar pėr hetimin e veprimtarisė sė SHIK-ut, qėndron tek partitė politike nė parlament qė pėrbėjnė klasėn politike nė Kosovė, klasė,e cila drejtohet nga lidershipi qė pėr ēdo ditė thithė gjakun e shqiptarėve pėr interesa tė ngushta vetanake ekonomike e politike.


Pse VETVENDOSJA kėrkon hetimin e SHIK-ut dhe nuk kėrkon hetimin e UDB-sė jugosllave,kėtė e din ajo, por koha dhe ngritja e vetėdijes politike kombėtare e shtetėrore tė shqiptarėve do tė na sqaroj mė mirė arsyet e veprimeve tė tilla, krejt tė dyshimta, tė kėsaj organizate politike, e cila me fjalė angazohet pėr bashkimin kombėtar e me vepra kundėr bashkimit kombėtar.


-------------------------------------------------------------------------------------------------
Zanzi /M,
Me vjen mir per pranimin e PDK-es qe te hap Letrat.
Edhe sikurse mos ti dim te gjith !
Me siguri skan qe te meshefin.
Por esht e quditeshme ata qe kerkojn te hapen Letrat , te vetat duan ti mbjan te mbyllura !!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shpati : 27-04-11 nė 19:14
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė