Hiqen taksat me Serbinė, mbahen me Kosovėn
Shkėmbimet tregtare me Serbinė pritet tė rriten akoma e mė shumė, kurse me Kosovėn mund edhe tė pėrkeqėsohen.
Me stadin aktual tė tarifave doganore, Shqipėria ka kryer volume tė mėdha tregtie me shtetin e Beogradit, ndėrsa me vendin mė tė afėrt, Kosovėn, niveli nuk paraqitet aty ku duhej, por me ndryshimin e fundit tė taksave raporti me kėto vende do tė thellohet.
Njė tjetėr marrėveshje e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, nė kuadėr tė CEFTA-s pritet tė miratohet sė shpejti nga Kuvendi i Shqipėrisė.
Gazeta Shqip ka mėsuar strukturėn e re tė tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipėria.
Mes kėtyre vendeve do tė shkėmbehen mallra pa paguar tarifė doganore, mbi bazė tė kuotave (nė ton), qė shkojnė deri nė 15 pėr qind.
Mes kėtyre vendeve duhet tė kishte pėrfituar edhe Kosova, por pėr shkak statusit tė njohjes ndėrkombėtare, nuk ka pranuar tė nėnshkruajė protokollin shtesė tė marrėveshjes.
Pakti mes 6 shteteve tė CEFTA-s ėshtė firmosur mė 12 nėntor 2010, nė Beograd tė Serbisė, ku ashtu si Kosova, edhe Bosnjė-Hercegovina nuk ka pranuar tė firmosė marrėveshjen, madje nuk kishte negociuar me asnjė nga shtetet, kurse qeveria e Prishtinės kishte nisur bisedimet prej kohėsh me Kroacinė dhe Maqedoninė, por nė fund u tėrhoq.
Sipas Ministrisė sė Jashtme, marrėveshja e re pėr tregtinė e lirė mes vendeve erdhi pas pėrfundimit tė periudhės tranzitore tė reduktimit tė tarifave doganore pėr produktet industriale.
Pėr kėto mallra tarifat aktualisht janė zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes sė taksave pėr produktet bujqėsore dhe blegtorale, apo tė vezės, verės dhe peshkut.
Referuar shkallės sė pėrfitimit nga tarifat preferenciale pėr shkak tė origjinės tė produkteve bujqėsore tė importuara (rreth 35-40 pėr qind) dhe tarifės doganore mesatare prej 2.4 pėr qind, qė rezulton nė kėtė periudhė, efekti minus nė buxhetin e shtetit nga reduktimi i taksave nuk shkon mė shumė se 60 milionė lekė, pohon Ministria e Ekonomisė, ndėrsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkėmbimeve tregtare, do tė ketė zhvillim pozitiv nė arkėtimet e taksės sė TVSH-sė.
Telegrafi